Prokuroria “ka akoma zyrtarë të implikuar”

    323
    Pas denoncimit në Prokurori të bërë për shpërdorimin e detyrës dhe abuzimin me një sipërfaqe të konsiderueshme toke, në Gjykatën e Faktit në Durrës ka nisur procesi gjyqësor ndaj shtetasve S.L. dhe H. P. ish-kryetarë komune. Një fakt i tillë është mësuar në Gjykatën Faktit të Durrësit, ndërsa për gazetën “Telegraf” atë e ka pranuar edhe vetë një prej gjyqtarëve. Një burim nga Gjykata e Durrësit tha se “ditën e martë ka nisur procesi gjyqësor ndaj të dy shtetasve të mësipërm dhe seanca e parë nuk ka arritur të zhvillohet duke u shtyrë për në një datë tjetër. Arsye e kësaj shtyrje ka qenë mungesa e prokurores, e cila ka përgatitur edhe dosjen e akuzës ndaj dy personave të mësipërm. Pas një periudhe të gjatë në Prokurori, më në fund ka marrë rrugë dhe gjykimi i njërit prej skandaleve të tokës në 2 komuna skandal i cili ka përfshirë drejtuesit e komunës dhe një nga punonjësit e administratës së tij dhe ka të bëjë me akuzën e shpërdorimit të detyrës, akuzë e cila do të marrë gjykimin tashmë në Gjykatën e Faktit në Durrës”. Të dy personat e mësipërm akuzohen se, duke shpërdoruar detyrën, i kanë shkaktuar shtetit dëme financiare. Kështu, akuza për shpërdorim detyre kanë abuzuar me një sipërfaqe prej 6700 metra katrorë duke i sjellë shtetit një dëm që shkon në rreth 450 milion lekë. Akuza është bërë në tetorin e vitit 2014 dhe dosja ka qenë në Prokurori për hetim të mëtejshëm. Të dy personat e mësipërm kanë pretenduar se “nuk kanë shkelur ligjin dhe kanë bërë gjithcka për të mbyllur çështjen”. Burime kofidenciale nga Prokuroria e Durrësit kanë bërë të ditur se kanë pasur telefonata edhe nga njerëz të politikës dhe kjo jo krejt pa shkak, pasi edhe “ndërhyrësit” me imunitet, janë pjesë e pazareve të ish-kryetarëve të komunave. Por ka qenë e pamundur që të mbyllet një çështje e tillë ku skandali i abuzimit me tokën duket se sapo ka nxjerrë kokën dhe të tjerë denoncime priten të marrin rrugën e gjykatës. Kështu përfundimisht dosja ka shkuar në Gjykatë ku dhe po gjykohet nga nënkryetari gjykatës i cili është detyruar të shtyjë seancën e parë për shkak se Prokurorja e cila do të mbronte akuzën ishte e angazhuar në një tjetër proces gjyqësor.
    Sigal