Prokurorët në gatishmëri në 21 qershor me urdhër të Llallës

535
Prokuroria Përgjithshme ende nuk ka bërë publik asnjë emër kandidatësh për zgjedhjet vendore të 21 qershorit, të cilët mund të jenë të nominuar si persona me rokorde kriminale.
Ndonëse ishte folur për listë të tillë me emra konkret, organi i akuzes garanton se ka prova pavarësisht se nuk ka bere publik detaje te verifikimeve.
Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka mbledhur në mënyrë urgjente 12 prokurorët e rretheve në vend, lidhur me situatën prag-zgjedhore, takim i cili ka zgjatur 3 orë. Edhe pse takimi është mbajtur larg vëmëndjes së medias, burime për Ora News, konfirmojnë se Llalla, i ka kërkaur informacaion të hollësishëm vartësve të tij, për figurën e pastërtisë së 61 kandidatëve për kryetarë bashkie.
Kjo është hera e parë që prokuroria ndërmerr një vendim të tillë dy javë para zgjedhjeve lokale dhe, ka si fokus moskandidimin e kandidatëve me rekorde kriminale.
Ndërkohë, ditën e zgjedhje prokurorët do të jënë në krye të detyrës së bashku me policinë e shtetit për të monitoruar procesin zgjedhor hap pas hapi.
Më herët lideri i opozitës Lulzim Basha ka vendosur të tërheq nga gara kandidatin e saj për Bashkinë e Këlcyrës, Gentian Muhameti, teksa burime të ndryshme nga brenda PD-s bëjnë të ditur se, shkak është bërë e shkuara e dyshimë e tij, çka mund ta penalizojë me hyrjen në fuqi të ligjit për dekriminalizimin.
Sigal