Projektligji për ish të përndjekurit, Veliaj: Gratë që janë gjallë përfitojnë të parat

    378
    Sigal

     Në fund të mbledhjes së qeverisë, ministri Veliaj bëri me dije disa detaje të projektligjit, i cili sipas tij, si bazë kryesore ka ndryshimin e rendit të pagesave. Sipas ministrit, 70% e pagesave do të bëhet për ata që janë gjallë dhe vetëm 30% e pagesave vjetore do të bëhen për trashëgimtarët. Renditja që është parashikuar, sipas Veliaj, i jep një fytyrë humane këtij ligji. Ai tha se prioritetin e parë do ta kenë femrat që janë gjallë deri në momentin e dhënies së pagesave, më pas ata që janë mbi 70 vjeç, ish të dënuar që vuajnë nga sëmundje të rënda, ish të dënuar që jetojnë në momentin e pagesës, dhe që kanë pasardhës të radhës së parë, ish të përndjekur që kanë pasardhës në moshë të mitur, etj.. Pagesat bëhen për njerëzit që janë gjallë dhe që kanë vuajtur vetë vitet e komunizmit. Synimi ynë është që të ftojmë të gjithë grupet politike, pasi mënyra e mirë për të shprehur shqetësimin është të kalojmë ligjin në parlament, në mënyrë që ne të vazhdojmë me pagesat sa më shpejt.”- theksoi ai. Veliaj shtoi se, ligji ka marrë parasysh të gjitha opinionet e atyre qe kanë vuajtur vitet e komunizmit dhe që janë vërtetë ish të përndjekur.