Programet e shkëmbimit dhe studimit në SHBA

    1598
    Sigal

    Kushtet për të përfituar nga këto programe. Afati i fundit për aplikimet e Tiranës është 30 shtatori

    Doni të studioni në Shtetet e Bashkuara? A jeni nxënës në shkollë së mesme, ndërmjet moshës 15-17 vjeç? A e zotëroni mirë gjuhën angleze? Atëherë ju mund të jetë një kandidat i mirë për programin e shkëmbimit dhe studimit për të rinjtë Kennedy-Lugar! Ky program është krijuar për të dhënë bursa për nxënësit e shkollave të mesme (15-17 vjeç), të cilët kryejnë një vit akademik në Shtetet e Bashkuara, për të zgjeruar komunikimin midis popullit të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Shqipërisë, në mënyrë që të promovojnë mirëkuptimin dhe respektin reciprok. Studentët e përzgjedhur për bursën, jetojnë me një familje Amerikane, ndjekin një shkollë të mesme Amerikane, angazhohen në aktivitete për të mësuar mbi shoqërinë dhe vlerat Amerikane, fitojnë aftësi udhëheqjeje, dhe i prezantojnë Amerikanët me Shqipërinë dhe kulturën shqiptare. Afati i fundit për aplikimet e Tiranës është 30 shtatori.

    -Bursa e studimit siguron:

    1.Udhëtim ndërkombëtar vajtje – ardhje (nga vendbanimi në Shtetet e Bashkuara dhe kthim);

    2.Ndihmë financiare mujore që ndihmon nxënësit të marrin pjesë në aktivitete sociale dhe të blejnë mjete personale të nevojshme;

    3.Vendbanimin tek një familje pritëse amerikane të zgjedhur, për një vit;

    4.Regjistrimin në një shkollë të mesme amerikane;

    5.Aktivitete orientuese të programit, duke përfshirë parapërgatitjet dhe hyrjen në program;

    6.Aktivitetet e programit të organizuara në komunitetet lokale amerikane;

    7.Mbështetje për ish-nxënësit për të zbatuar projekte në komunitetin ku jetojnë;

    Siguracion mjekësor.

    -Bursa e studimit nuk mbulon:

    Pajisjen me pasaportë ndërkombëtare;

    Shpenzime personale që nuk mbulohen nga paga mujore;

    Kostot për bagazhet mbi peshe;

    Telefonatat e bëra nga Amerika ose llogari për e-mail.

    -Aplikantët e përshtatshëm për program për vitin 2013-2014 duhet të:

    Të jetë i regjistruar aktualisht në vitin e parë ose të dytë të shkollës së mesme;

    Të ketë moshën për të marrë vizë amerikane J-1 për studentët e shkollave të mesme;

    Nxënësit duhet të kenë lindur në periudhën nga 1 janari 1996 deri më 15 korrik 1998

    Të ketë njohuri të mira akademike;

    Të ketë njohuri të mira në gjuhën angleze (aplikantët duhet të demonstrojnë aftësitë e tyre në gjuhën angleze në momentin e regjistrimit)

    Të ketë aftësi për të marrë vizë amerikane

    Të jetë shtetas shqiptar.

    Programi mbështet studentët me aftësi të kufizuara dhe inkurajon pjesëmarrjen e tyre. ECA punon me Mobility International (MIUSA) dhe u siguron studentëve me aftësi të kufizuara trajnime mbi drejtimin dhe u siguron informacione të përshtatshme për t’i mbështetur sipas nevojave në rritjen e tyre gjatë vitit që qëndrojnë në Amerikë. Nxënësit me nevoja të veçanta të lindur ndërmjet datave 15 mars 1995 dhe 15 korrik 1998, dhe që ende nuk e kanë përfunduar shkollën e mesme,  kanë të drejtë aplikimi për YES.

    -Si përzgjidhen studentët?

    Panele të pavarura me profesionistë amerikanë në fushën e edukimit dhe marrëdhënieve ndërkombëtare do të përzgjedhin finalistët dhe kandidatët alternativë. Përzgjedhja bazohet në bazë të meritës që do të dalë nga aplikimi tërësor, referencat nga mësuesit dhe gatishmërinë që do të demonstrohet për një eksperiencë shkëmbimi njëvjeçare. Gjithashtu studentëve do t’u kërkohet të kenë vlerësimin mjekësor dhe të deklarohen si të aftë fizikisht për të marrë pjesë në program.  Procesi i përzgjedhjes do të përfundojë në pranverë dhe të gjithë aplikantët do të njoftohen për statusin e tyre deri nga mesi i majit. Aftësitë në gjuhën angleze janë të rëndësishme, por jo element përzgjedhës.

    – Kur dhe si mund të aplikoj?

    Përfaqësuesit e American Councils for International Education do të vizitojnë qytete të ndryshme për të prezantuar kriteret e aplikimit gjatë vjeshtës. Aplikantët duhet të sjellin pranë qendrave të testimit dokumentet për pranim (Certifikatë lindje) dhe një fotografi 3×4 të kohëve të fundit në fillim të regjistrimit. Qendrat e testimit do të njoftohen sa më shpejt që të jetë e mundur nëpërmjet njoftimeve në shtypin e përditshëm, radio dhe i gjithë informacioni mund të gjendet nëpërmjet internetit tek www.americancouncilssee.org ose www.americancouncils.org. Aplikantët mund të marrin pjesë në testim vetëm në NJË qendër testimi. ë gjithë aplikantët do të kenë një test të shkurtër anglisht (Raundi 1). Ata që kalojnë testin e parë do të kenë një test më të gjatë për aftësitë në anglisht dhe të shkruajnë një hartim në anglisht (Raundi 2 i cili zakonisht zhvillohet një ditë pas Raundit 1). Kandidatët mund të mbarojnë të dy raundet e para të konkurrimit përpara se të marrin materialet përfundimtare të aplikimit dhe përpara intervistës. Pas përfundimit me sukses të raundeve 1 dhe 2, gjuha angleze nuk konsiderohet më si kusht selektiv.