Prof. Dr. Tritan Shehu: Prezantimi i autoambulancave, ceremoni “Tragjiko-komike”, që i shkon për shtat vetëm vendeve të Afrikës

485
Sigal

Deputeti demokrat dhe ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu e ka quajtur një ceremoni tragjiko-komike atë të sotmen ku u prezantua flota e re e ambulancave nga Kryeministri Edi Rama. Sipas Shehut, një vendi evropian mund të krenohet me pompozitet, sepse janë importuar disa autoambulanca. Sipas tij, importi i disa ambulancave nuk mund të përbëjë eveniment kryeministerial për shëndetësinë që është në katastrofë të plotë. “Të tilla ‘ceremoni’ si kjo e sotmja për autoambulancat i shkojnë për shtat vetëm vendeve të Afrikës Qendrore. Thuhet që kanë ardhur 36 copë, në fakt u panë nja 10 të tilla, kur me bujë ishin premtuar 100.
Askush nuk demonstron dhe as shpjegon gjithashtu çfarë niveli transporti mund të sigurojnë këto, duke u bazuar në pajisjet që duhet të kenë. Por pavarësisht nga këto, importi i disa autoambulancave nuk mund të përbëjë një eveniment kryeministerial për shëndetësinë tonë, që është në katastrofë të plotë. Nuk nxirret kështu sistemi ynë nga “Këneta Afrikane” ku e ka katandisur kjo Rilindje”- u shpreh Tritan Shehu.