Prof. Dr. Maksimilijana Barançiç/ Gjuha e arbëreshëve e ruajtur 300 vjet  nuk do të biret (shuhet)!

    575
    Sigal

    “Leksiku i të folmes së arbëreshëve në Zarë,  si shprehje e kontakteve gjuhësore”

     “Leksiku i të folmes së arbëneshëve në Zarë,  si shprehje e kontakteve gjuhësore” është tema e disertacionit të doktoraturës së Prof. Dr. Maxmilijana Barançiç  e mbrojtur në Universitetin e Zarës, më 22 prill të këtij viti-2014, para komisionit: Prof. Dr/sc. Nikola Vuletiç dhe mentorit të saj Akademik Prof. Dr.sc. August Kovaçec, prof. Emeritus,   ku siç thekson ajo, ka shfrytëzuar edhe pjesë nga “Fjalori i të folmes së arbëneshëve të Zarës” të autorit Dr. Kruno Krstiq, të shqipëruar nga Mehmet Latifi, të botuar më 2013 dhe promovuar në Zagreb dhe në Zarë-Arbënesh, që nënkupton se ky fjalor ka  depërtuar në qarqet shkencore e studimore që më së miri e vërteton prof. Dr. Maksimilijana Barançiç, e cila për disertacionin e doktoraturës  në Universitetin e Zarës, që e ka mbrojtur më 22 prill të këtij viti-2014,  si burim-material ka shfrytëzuar edhe pjesë nga “Fjalori i të folmes së arbëneshëve të Zarës” të autorit Dr. Kruno Kristiq, të shqipëruar nga Mehmet Latifi, të botuar më 2013 dhe promovuar në Zagreb dhe në Zarë-Arbënesh.

     Pra, siç do të thoshte Akademik Prof. Dr. Aleksandër Stipçeviç, “Gjya e rujtun 300 vjet ko pak po biret”, tani me siguri mund të pohojmë se “?Gjya e arbëneshëve e rujtun 300 vjet  nuk do të biret dhe jeta ko me fol arbnisht!”

    Pos kësaj, Prof. Dr. Maksimilijana Barançiç  është thellësisht e interesuar të angazhohet për një kurs të gjuhës së arbëneshëve të Zarës, për ruajtjen e të folmes së arbëneshëve të Zarës.

    Duke pasur parasysh se tema e doktoratës së Prof. Dr. Maksimilijana Barançiç është me karakter shkencor ajo vlerëson se është e nevojshme të përgatitet dhe të botohet një libër me tema biseduese dhe t’i shtohet një glosar, ku do të mundet të shfrytëzojë edhe disa pjesë të punimit të doktoratës dhe punimeve të tjera për të folmen e arbëneshëve, pjesë nga “Fjalori i të folmes së arbëneshëve të Zarës” dhe për të zgjeruar fushat semantike që mungojnë- ashtu siç ka sugjeruar edhe Akademiku  Prof. Dr. Aleksandar Stipçeviçi.

    Prof. Dr. Maksimilijana Barançiç  këtë e konsideron pos tjerash edhe si detyrë dhe obligim patriotik, sepse duke qenë edhe vetë arbëneshe nga të dy prindërit arbënesh…  “Fjalori i të folmes së arbëneshëve të Zarës” të autorit Dr. Kruno Krstiq, të shqipëruar nga Mehmet Latifi, të botuar më 2013 dhe promovuar në Zagreb dhe në Zarë-Arbënesh, depërton në qarqet shkencore e studimore e këtë më së miri e vërteton Prof. Dr. Maxmilijana Barançiç, e cila me temën me titull “Leksiku i të folmes së arbëneshëve në Zarë, si shprehje-manifestim i kontakteve gjuhësore” (”Leksik arbanaškoga govora u Zadru kao odraz jezičnih dodira”)  e ka mbrojtur me sukses më 22 prill të vitit 2014 në Universitetin e Zarës. Ajo  pohon se si burim-material ka shfrytëzuar edhe pjesë nga “Fjalori i të folmes së arbëneshëve të Zarës” të autorit Dr. Kruno Kristiq, të shqipëruar nga Mehmet Latifi, të botuar më 2013 dhe promovuar në Zagreb dhe në Zarë-Arbënesh.  Në një fjalë përkushtimi të shqipërimit të këtij fjalori, mes tjerash autori është shprehur: “Ky fjalor i kushtohet  arbëneshëve, të cilët gati tre shekuj janë të ndarë nga trungu shqiptar, nga  vazhdimësia shqiptare dhe  jetojnë të izoluar nga tërësia, në një mënyrë të getoizuar dhe nuk e kanë humbur e harruar gjuhën, zakonet, traditat këngët  e shumçka shqiptare, aq sa u kanë mundësuar kushtet. Në veçanti do të falënderoja përmes këtij përkushtimi të ndjerin, Dr. Kruno Krstiqin, eruditin dhe filozofin  e madh arbënesh,  i cili bëri një punë shumë të madhe duke mbledhur për afro  gjysmë shekulli  fjalë për fjalë këtë pasuri leksike që e kanë sjellë arbëneshët nga vendlindja e tyre, nga Shqipëria e Veriut , por edhe mbase e pagoi me shëndetin dhe jetën e vet, pas gjithë asaj që ndodhi pas promovimit të “Fjalorit të folmes së arbëneshëve të Zarës”. Dr. Kruno Krstiqi, ndjesë pastë, me këtë vepër, – për shkencën e albanologjisë-,  ai e ka shpëtuar një material me vlera  tejet të çmuara shkencore që dalëngadalë po shuhet dhe po zhduket,  që me siguri do t’u shërbejë në rend të parë arbëneshëve, shqiptarëve në përgjithësi, gjuhëtarëve (albanologëve), filozofëve dhe historianëve për hulumtime të mëtejme”.

     Ky është mbase justifikimi më i mirë për këtë vepër.

    Kjo studiuese, Prof. Dr. Maximilijana Barançiç, po ashtu rëndësi të veçantë i kushton emrave, mbiemrave dhe pseudonimeve-llagapeve të arbëneshëve, përmes një studimi të hollësishëm shkencor që ndërlidhet me mbiemrat origjinal, të “konvertuar” në kohëra e periudha të ndryshme varësisht nga sundimi-pushteti në Arbënesh, e deri në ditët e sotme, pa anashkaluar edhe prejardhjen e arbëneshëve të Zarës.

    Arbëneshët fillimisht janë vendosur në Zemunik

     Autorja,  Prof. Dr. Maxmilijana Barançiç  thekson se mbiemrat e shënuar në kroatisht fillimisht kanë qenë të njëjtë si sot p.sh: Peroviç, Duka, Karuc, Petani, por nëse janë shënuar-shkruar në italisht, ato mbiemra kanë pasur formë tjetër dhe kanë përfunduar me  -ch. Edhe në periudhat e vjetra në gjuhën kishtare sllavene, forma e mbiemrave ka qenë pothuajse e njëjtë, duke marrë shembuj konkret si: Vladoviç, Qurkoviç, Duka, Kalmeta, Kristiç, Peroviç i Marushiç, me vërejtjet që kjo tendencë të zgjatet gjatë gjithë shekullit 18 dhe 19.

     Në foto prof. Dr. Maksimilijana Barançiç

     Mbiemrat janë ato që flasin për identitetin e ndokujt, ndërsa tek arbëreshët e Zarës mbase është kjo e vetmja gjë që përkujton prejardhjen e tyre,-përkujton Prof. Dr. Maksimilijana Barançiç. Para do kohe, gjatë ditëve të “Zonjës së Loretos”, në kuadër të shënimit të 285- vjetorit të ardhjes së arbëreshëve në Zarë nga Ipeshkëvija e Tivarit në Zarë, Prof. Dr. Maxmilijana Barançiq ka mbajtur një ligjëratë me titull  “Arbëreshët dhe identiteti etnogjuhësor” (“Arbanasi i etnojezični identitet”) në të cilën ajo opinionit të gjerë i paraqet shumë të dhëna interesante për identitetin etnik dhe gjuhësor të arbëreshëve para ardhjes së tyre në atdheun e ri në Kroaci në fillim të shekullit të 18.  Ligjërata e sajë është bazuar në punimin e sajë shkencor me të njëjtin titull, ku sjell shumë njohuri për vendin ku kanë ardhur, veçanërisht për të folmen e arbëneshëve dhe mbiemrat e arbëreshëve të Zarës.

    “Borgo Erizzo”

    Pa dyshim se është me interes të thuhet se në bazë të treguesve të shumtë, arbëreshët fillimisht kanë ardhur në Zemunik dhe më vonë janë vendosur në lagjen afër murajeve të qytetit të Zarës dhe në këtë kontekst, Prof. Dr. Maksimilijana Barançiç shprehet:

    “Vetë emri në kroatisht që thotë “Fshati i Erizzos” (“Erizzovo selo”) flet mjaft se providuri mletas nuk do ta quante këtë lagje pranë murajeve të qytetit, që vazhdimisht është quajtur (borgo, soborgo, suburbio).  Ai ka mundur këtë emër t’ia japë një vendbanimi që ndodhet afër rrethit të vendbanimeve me emërtim kroat siç është Zemuniku. Kanoniku  Grisogono e ka dhënë tokën e vet në paralagje dhe në atë mënyrë ka mundur të themelohet vendbanimi “Borgo Erizzo”, respektivisht “Qyteza e Erizzos” siç e gjejmë këtë emërtim në amzat e vjetra të arbëreshëve. Deri në themelimin e “Qytezës së Erizzos” nuk ka të dhëna të plota se ku kanë jetuar arbëreshët, por sipas të gjitha gjasave kanë jetuar në Zemunik, ku janë vendosur në nja 15 shtëpiza dhe më pastaj janë transferuar në afërsi të Zarës, në Arbëreshin e sotëm. Emri  “Erizzo”, rrjedh nga providuri gjeneral i Dalmacisë, Nikolo Erizzo II, i cili ka lejuar ardhjen dhe vendosjen e arbëreshëve në rrethinën e Zarës. Në shqyrtimet e të folmes së arbëreshëve të Zarës, autorja prof. Dr. Maksimilijana Barançiç ka dhënë më shumë sqarime të ndryshme në bazë të hulumtimeve dhe studimeve gjuhësore të albanologëve Idriz Ajeti dhe  Kruno Krstiqit, por edhe vërejtjet e saja i ka vënë në pah. Për shembull, që nga ardhja e arbëreshëve në Zarë, ata nuk kanë pasur mundësi të mësojnë gjuhën e tyre, sepse arsimi-mësimi në atë gjuhë nuk ka qenë i lejuar.  Kështu që identiteti etno-gjuhësor është ruajtur me traditën kulturore dhe zakonet-doket.

    Analizën e mbiemrave, autorja e ka bërë në bazë të hulumtimeve personale të materialit antroponimik të mbiemrave të arbëneshëve, duke shfrytëzuar e kosnultuar edhe materialin arkivor, librat e amzës të shekujve 18 e 19. Janë vërejtur forma të mbiemrave të shënuar në kroatisht, italisht, latinisht dhe në gjuhën e vjetër kishtare sllavene. Autorja thekson se mbiemrat e shënuar në kroatisht në fillim kanë pasur formë të njëjtë ngjashëm me ato të sotit si p.sh. Peroviç, Duka, Karuc, Petani, por nëse kanë qenë të shënuar në italisht, ato kanë përfunduar me “ch”. Në gjuhën e vjetër kishtaro- sllavene forma ka qenë e ngjashme me të sotmen si p.sh.: Vlladoviç, Qurkoviç, Duka, Kalmeta, Krstiq, Peroviç i Marushiç etj..

    Ndryshimi-ndërrimi i mbiemrave

    Pas okupimit të Zarës dhe rrethinës nga  Italia, sillen urdhëresa me të cilat pushteti ndryshon-ndërron mbiemrat e banorëve vendas. Për këtë periudhë, autorja, Prof. Dr. Maksimilijana Barançiç na jep një pasqyrë se si janë ndërruar mbiemrat e arbëreshëve me shembuj të shumtë. Disa mbiemra në këtë periudhë janë ndryshuar tërësisht për nga forma si p.sh.: Deshpali në Despoti, Karuc në Raggi, Nikpali në Nisi ose Vukiq në Lupis. Mirëpo, pas Luftës së Dytë Botërore, arbëreshët e Zarës përsëri ndërrojnë mbiemrat e tyre dhe autorja thekson: “Nëse krahasojmë mbiemrat pas ardhjes së arbëreshëve në Zarë me ato të sotëm (me përjashtim të disa mbiemrave si p.sh Pema, Difialo etj., që janë zhdukur) vërejmë një korpus pothuajse të njëjtë dhe identik me ato të periudhës së ardhjes së arbëreshëve para afro 300 vjetëve si p.sh. që do të pasqyrojmë disa nga ato mbiemra: Qurkoviç, Dadiç (Daddi), Deshpali, Duka (Duca), (Đerđa) ose  Gjergja, Kalmeta (Calmeta), Karuc (Karuz), Kotlar (Cotlar), Krstiç (Cherstich), Jelenkoviç, Joviç, Mateshiç, Marshan, Marushiç, Mazija (Mazia), Muzhanoviç, Nikpalj-Nikpali, Petani, Peroviç, Ratkoviç, Stipçeviç, Tomas, Vladoviç (Vladovich), Vladoviq-Relja, Vukiç. “Këtij korpusi të mbiemrave Prof. Dr. Maksimilijana Barançiç ua shton edhe ato mbiemra të banorëve që në ndërkohë janë asimiluar  dhe sot konsiderohen arbëresh si p.sh.: Bajlo, Baniç, Matijash dhe Zubçiç.