Prof. Dr. Lisen Bashkurti: Ahmetit e Thaçit u ka ardhur oreksi, kur i kanë rënë dhëmbët

570

Gazeta Telegraf/

Nuk ka gjë më të bukur sesa të ndahemi me humor e satirë
me të  kaluarën. Me duket se kështu po ndodh edhe me dy liderët kryesorë të shqiptarëve
të Maqedonisë, Ali Ahmetin dhe Menduh Thacin, të dy, Ahmeti e Thaci kanë dështuar
fund e krye për të jetësuar Marrëveshjen Kuadër të Ohrit (gusht 2001) që përben
një detyrim juridik ndërkombëtar për statusin kushtetues të shqiptareve në Maqedoni.
Të dy janë të paaftë për të ndryshuar gjendjen politike dhe etnike të bashkatdhetarëve
të tyre. Të dy janë thellësisht të paditur për të prodhuar politika moderne e
zhvillimore. Të dy janë tejet kompleks ndaj të huajve për të ngritur problemet
e shqiptarëve dhe tërësisht të kompromentuar për t’iu kundërvënë maqedonasve në
politikat e tyre albanofobike. Duke fituar gjithnjë e më shumë pakënaqësinë e popullsisë
shqiptare, si dhe relaksimin e udhëheqjes racisto-fetare të Ivanov-Gruevskit,
dy liderët shqiptarë, Ahmeti e Thaçi kanë filluar të taktizojnë duke shpalosur
orekse të mëdha. Shpalosjet e oreksit u kanë ardhur të dyve në një kohë….

Kryetar i të vdekurve dhe i të gjallëve

Ali Ahmeti këto ditë “zbuloi” një varr të vjetër
masiv në oborrin e tij (!). Me këtë lajm synon që të zhvendosë vëmendjen nga breshëritë
e pafund të kritikave për dështimet dhe skandalet e bashkëqeverisjes me
Gruevskin.

Me këtë “zbulim” Ahmeti dëshiron të marrë mbi
vete jo vetëm lavditë e UCK-së të këtij shekulli, por edhe të gjithë luftërave
e vlerave të tjera historike të shqiptareve, se paku nga Luftërat Ballkanike në
fillim të Shekullit 20-të. As më pak dhe as më shumë, “njëqind vjet lavdi
komandantësh” ose “një shekull mburrjesh patriotike”.

Mesa duket, duke e kuptuar se e ka humbur betejën me të gjallët,
Ahmeti dëshiron të mbetet i lavdishëm me kockat e të vdekurve. Ja çfarë të bën
historia dhe politika, nga ish komandant i UCK-së të katandis në komandant
eshtrash që askush deri tani nuk e di se të kujt janë…Merru me të gjallët
shqiptarë që po të vriten, diskriminohen dhe vuajnë socio-ekonomikisht, o Ali
Ahmeti!

Kryetari i shqiptarëve dhe myslimanëve

Si për t’i bërë karshillëk kundërshtarit të tij që vetedeklatohet
dy herë komandant, i UCK-së dhe i të vdekurve, lideri tjetër, Menduh Thaci
deklarohet plot butafori se qenka “përfaqësuesi i shqiptarëve dhe i myslimanëve”(!!).

Kështu edhe Thaçi “zgjeron dyfish hapësirën e tij
influenciale”. Por ndërsa Ahmeti e shtrin thellë në histori, Thaçi e
shtrin gjerë në gjeografi. Krahas etnisë shqiptare, Thaçi “përfaqësoka”
edhe komunitetin fetar mysliman në Maqedoni, ndofta dhe me gjerë…

Por për këtë oreks të madh Thaçit i duhet të bëhet lider
kalifati politik me pakica turke, torbeshe, egjiptiane, gorane,
gollobordase…pra të shtrihet gradualisht në gjithë periferitë e ish Perandorisë
Osmane. Çfarë i mbetet neo-otomaneve të kohës sonë!? …

O Mendu, merru me PDSh që ta la amanet burri i madh Arber
Xhaferri dhe me shqiptarët që të japin votat pa kurrfarë dobie dhe lëre myslimanizmin
se nuk është kauzë që i shkon për shtat shqiptarëve. Aq më pak të shkon për shtat
ty me veset e zullumet, për të cilat përflitesh brenda e jashtë Maqedonisë…përballu
me veten..me PDSh e Arterit dhe me qytetarët shqiptar. Mos kërko të bëhesh edhe
Sulltan i Maqedonisë, kur nuk je i parë as në katundet e shqiptarisë.

Epilogu

Çfarë po na dëgjojnë veshët me dy liderët e vjetruar të shqiptarëve
të Maqedonisë, Ahmetin dhe Thacin! Të parit i ka ardhur oreksi për t’u bërë dy
herë komandant, i të gjallëve dhe i të vdekurve. Të dytit i ka ardhur oreksi
për t’u bërë lider shqiptarësh dhe sulltan myslimanësh.

Zot na ruaj nga liderët që u vjen oreksi, kur u bien dhëmbët!

Sigal