Prof. Dr. Klara Kodra & Faslli Haliti/ Mbi librin «Akorde Cicërimi» të poetit Qerim Skënderaj

    353
    Sigal

    Vëllimi me poezi i Qerim Skënderajt dallohet nga shumica e vëllimeve me vargje  që po  dalin  në dritë  në  poezinë  bashkëkohore. Ai spikat  për  qartësinë  e vet  kristaline. Në poezinë  shqiptare qysh nga  fillimet e saj errësira dhe qartësia kanë rrjedhur si rryma paralele.  Këto tipare  të kundërta kanë  karakterizuar  dy bashkëthemeluesit e letërsisë sonë artistike kombëtare: errësira, De Radën, qartësia  Naimin. Dhe  secila prej tyre ka qenë  shprehje e  literalitetit në kuptimin strikt  të fjalës, i vlerës  estetike, pavarësisht nga rëndësia që në atë  kohë i jepej  mesazhit të lartë patriotik…Qartësia e poezisë  i ngjan  tejdukshmërisë  së liqenit, errësira  thellësisë së detit. Qoftë deti,  qoftë liqeni, janë dukuri të  mrekullueshme të natyrës. “Akorde cicërimi”, pra, është një vëllim i qartë. Kjo nuk e pengon të ketë në vetvete  poezi të vërtetë.

    Poezia e Qerim Skënderajt është një poezi  plot muzikalitet, që e përdor në mënyrë të goditur  rimën. Është  një poezi tradicionale, po njëkohësisht e çlirët, moderne… Vjersha të shkurtra, po  plot forcë  shprehëse si “Bija e burimit”, “Brishtësi”, “Meteor”, “Mungesë”, “Tik- (A) tak”. “Puthja e parë”, “Cicërima celulari”, “Gjumi i shqetësuar”, “Fllad i ndezur”, “Të  hutuar”, “Dëshirëlirë” e të  tjera. Qerim Skënderaj ka edhe vjersha më të gjata  ku lirizmi  shtrin  krahët….

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf