Prof.Dr.Defrim SHKUPI/Betim Muço njeriu që i ndjen i pari tërmetet sizmiologjike dhe furtunat politike

    639
    Sigal

    Mjeshtri i studimeve sizmilogjike punon në SHBA, Akademia e Shkencave shqiptare e refuzon

    Betim Muço edhe në Amerikë quhet njeriu që i njeh të gjitha sinjalet sizmike të tërmeteve. Ai ka studiur dhe punuar gjatë gjithë jetës për materialet sizmike dhe aktualisht vazhdon të punojë në SHBA, pikërisht në këtë sektor. Në vitin 1974, Betim Muço filloi punë në Institutin e Sizmologjisë në Tiranë.qysh në fillim Betimi u angazhua me pasion në punën e re, Ai studjoi dhe dha një sërë provimesh pasuniversitare që e brumosën me dhunti të reja ,duke i dhënë mundësinë të zgjeroj më tej njohuritë e tij në këtë degë të shkencës, që kishte përparësi për vetë nevojat e vendit. Në vitin 1982 mbrojti disertacionin, “Sizmiciteti i induktuar nga rezervuari i hidrocentralit të Fierzës“, me të cilin fiton titullin “Kandidat i Shkencave”. Më pas në vitin 1992 mbron disertacionin me temë :”Veçori të tërmeteve të Shqipërisë” duke fituar titullin “Doktor i Shkencave”dhe në vitin 1994 i jepet titulli “Drejtues Kërkimesh“. Vazhdimisht ai është shumë aktiv dhe në shumë raste protagonist kryesor në projekte të shumtë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, duke shkruar studime shumë të vlefshme ,artikuj shkencorë në revista prestixhioze ndërkombëtare dhe kombëtare, duke marrë pjesë aktivisht në dhjetra kongrese e konferenca shkencore,duke përfaqësuar dhe shkencën shqiptare në shumë prej tyre. Në vitin 1999 Betim Muço bën një specializim në Japoni për 6 muaj, që pasohet nga vizita shkencore në universtete dhe institute prestigjioze europiane. Në këto periudha specializimi Betimi përsos dhe rrit vlerat e tij si shkencëtar ,duke u ndjerë i barabartë me shkencëtarë të shumtë europianë ,që kanë ndarë me të krijimet e tyre dhe bashkëpunuar me kënaqësi ,duke përcjellur studime me vlerë dhe artikuj të shumtë të botuar në shumë revista shkencore. Është për t’u theksuar se Betimi nuk ka rreshtur ,krahas punës intensive shkencore ,të shkruaj dhe poezi e tregime ,duke dëshmuar për një njeri të jashtëzakonshëm, që shfrytëzon në maksimum orët e jetës së tij në shërbim të shoqërisë,familjes dhe që nuk lë pas dore asnjë mik të tij. Në  vitet 1993-1997, ai bëhet Drejtor i Institutit të Sizmologjisë. Në këtë periudhë Instituti i Sizmologjisën, tashmë i dalluar për studimet me vlerë të sizmicitetit në Shqipëri, merr përmasa të reja , duke zgjeruar bashkëpunimin me institucionet më prestixhioze në botë, duke ndërmarrë studime dhe projekte të përbashkëta që i kanë bërë nder shkencës shqiptare.

    Mbas ndryshimeve politike pas vitit 1997, Betimi hiqet nga Drejtor dhe caktohet Përgjegjës i Rrjetit Sizmologjik, në Institutin e Sizmologjisë, deri në vitin 2002. Gjatë kësaj periudhe ai punon me intensitet të madh ,duke u angazhuar në shumë projekte ndërkombëtare ,që sollën dhe modernizimin e rrjetit sizmologjik të Shqipërisë me mjete moderne ,duke përmirsuar ndjeshëm veprimtarinë praktike dhe shkencore të Institutit. Ai është njohësi më i mirë i tërmeteve dhe shkaqeve të tyre. Ka marrë pjes ë në çdo studim përë ëtrmetete, duke përfshirë këtu, projektin,”Sizmiciteti dhe dhe sizmotektonika e detit Adriatik”, “Studimi i uljes së tokës lidhur me kushtet hidrologjike dhe gjeologo-inxhinierike në rajonet e Sofies, Shkupi dhe Tiranës”, Drejtor i Projektit “Përqasja deterministike e zonimit sizmik të disa vendeve të Ballkanit”, “Koordinator kombëtar i Projektit“, “Vlerësimi i potencialit sizmik për zonat e tërmeteve të mëdhenj të Europës”, “Sizmotektonika dhe Rreziku Sizmik i Shqipërisë”.

    Aplikimi në SHBA

     Në vitin 2001 Betimi aplikoi për Green Card në SH.B.A. dhe fitoi dy kategori, Interesin Kombëtar të SH.B.A, si Individ me aftësi të jashtëzakonshme dhe atë individual. Në SH.B.A. Betimi ka punuar si konsulent i IRIS (Incorporated Research Institutions for seismology), që është Instituti më i rëndësishëm i sizmologjisë në SH.B.A. Gjatë kësaj periudhe ai ka pasur një bashkëpunim të frytshëm me shkencëtarin e madh sizmolog John Costain ,me të cilin ka ndarë një sërë studimesh dhe artikujsh shkencorë për tërmetet në shtetin Virginia.

    Pavarësisht, punës intensive në SH.B.A. Betimi nuk e ka ndërprerë lidhjen me Shqipërinë.Ai ndërmorri dy punime të rëndësishme si autor dhe koordinator kryesor në “Kuantifikimi i tektonikës së sotme të Shqipërisë”, dhe koordinator dhe studiues kryesor i Projektit ”Harta dhe Vlerësimi i Gjeohazardeve të Ballkanit”. Në këtë projekt të fundit ekipi shqiptar i përbërë nga Prof.Dr. Defrim Shkupi,Prof.Dr. Shyqyri Aliaj dhe Ing.Fizikan Albert Avxhi u cilësua më i  miri në këtë veprimtari. duke ardhur nga një përvojë e sukseshme e botimit të Hartës së Rrezikut Gjeologjik të Shqipërisë ,Shkalla 1:200.000,ku Prof.Dr. Betim Muço ka pjesën e vet të suksesit. Prof.Dr. Betim Muço meriton të nderohet nga institucionet shtetërore shqiptare me të gjithë titujt e mundshëm disponibël.Ai është një shembull shkencëtari, poeti, njeriu që të lë mbresa të pashlyeshme dhe ne, miqtë e tij e duam praninë e tij. Para pak kohësh, ishte një mundësi e madhe dhe konkrete e afrimit të tij me Shqipërinë.Ai aplikoi për t’u bërë antar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Këtë antarsim ai e meritonte pa asnjë ekuivok. Po në Shqipëri punët bëhen ndryshe. Dhe përsrëi xhelozia e të tjerëve bëri që kjo të mos realizohej. Por përë këtë dtë shkruaj

    Poeti

    Në vend të kartolinës ,për Vitin e Ri ,miku im Betim Muço më dërgoi një poezi:

    Duke lënë vitin 2012.

    Ndërsa koha kalon Ditët rjedhin si uji nga pëllëmbët

    Miku im

    Zgjohu çdo mëngjes me një ëndër të re

    Dhe bjerë natën me një mall të vjetër

    Ky është ligji i thjeshtë i jetës

    Kjo poezi më solli në vete.Motoja e saj është: kënaqu me gjërat e vogla të jetës mos u merr me ëndra të pashpresa.Kjo risi të frymëzon për një jetesë reale me këmbë në tokë.

    I kam çmuar krijimet e Betimit .Shpesh më kanë sjellë një ndjesi sikur i ka shkruar pjeserisht dhe për mua.,se temat e rrahura prej tij janë copza jete reale të ndodhura e të përjetuara.

    Roli i tij si artist është se jo vetëm i ndjen ,po dhe me talentin e tij i përsërit në vetvete dhe i hedh në letër duke nxjerrë në dritë një numur të konsiderueshëm librash të botuara në vite.

    Poezitë e tij shprehin dhimbjet,deziluzionet,ankthet,vrojtimet,përvojën,dashuritë dhe të gjithë veprimet e njeriut ne jetën e tij.

    Më ka bërë pershtypje poezia e tij “Ura”;

    Ne vendosëm të ngremë

    Një urë

    Për të bashkuar popujt

    Diskutuam konstruktin e saj

    Si veprën më moderne

    Mblodhëm gurin,betonin

    Dhe teknologjinë perfekte

    Gjetëm dhe prumë

    Mjeshtrat më të zotë

    Për ta ngritur

    Dhe mëngjezin e inagurimit

    Pamë të habitur

    Se e vetmja gjë që s’kishim

    Ishte lumi

    Për një herë të vete mëndja tek zhurma e madhe e premtimeve të politikanëve të politikës shqiptare, që premtojnë të gjitha të mirat për popullin dhe Shqipërinë , dhe rezultati është nul, e ngelet mashtrimi që po vazhdon dhe fatkeqsisht nuk e shikon se mungon “Lumi.“

    Një vend të dukshëm zë tek poezia e Betim Muços dhe dashuria .Për këtë temë do të veçoja poezinë

    PA TY:

    Një burim pa rjedhën është një pellg

    Një plazh pa detin është një shkretëtirë

    Një shtëpi pa çatinë është një gërmadhë

    Një bisk pa lule është një shkarpë

    Një thirrje pa zë është një pëshpërimë

    Një qeshje pa shpirt është një britmë

    Një luan pa prerinë është një zoopark

    Një det pa dallgë është një moçal

    Një rrufe pa bubullimë është një zhgarravinë

    Një qiell pa yje është një pëlhurë

    Një murg pa lutjet është një varfanjak

    Një liri pa cak është një anarki

    Një natë pa agimin është vetë skëterra

    Një botë pa dashuri është një planet pa diell

    Dhe një dashuri pa ty është një dhimbje pa fund.