Prof.Dr.Dëfrim Shkupi/ Akadedmia e Shkencave, bën plagjiatura mbi projektet tona të hartuara me profesorët më të mirët Ballkanit

    699
    Sigal

    Prof. Salvator Bushati, një nga shkatrrimtartë e shkencës shqiptare nuk na fton as në konferencat për Prespën dhe Ohër-Pogradecin

    Nga shtypi u mor vesh se në datat 27-29 Tetor u organizua një konferencë shkencore, në Pogradec dhe Strugë, për liqenet e Ohrit dhe të Prespës. Në këtë konferencë u trajtuan arritje të disa projekteve mjedisore : “Ohrid Conservation ËB Project” ,”UDNP Prespa Project” dhe “Prespa Biosphere Reserve Projects”. Këtë njoftim e jep Akademiku Salvatore Bushati, një nga inisiatorët e shkatërrimit të institucioneve shkencore në Shqipëri, që ka zënë vend në Akademinë e Shkencave, në sajë të trukeve të përdorura prej tij dhe disa përkrahësve. Përfitoj nga rasti të deklaroj se CV e tij është shumë herë më e varfër nga ajo e profesorëve të nderuar që konkuruan për tu antarsuar në ASH. Është shumë e lehtë të bësh krahasimin midis personit të lartpërmendur dhe Profesorëve Shyqyri Aliaj, Fotaq Diamanti, Betim Muço, Niko Pojani etj. Natyrisht më bën përshtypje harresa e bërë nga Zoti Akademik i një projekti, të vlerësuar me nota maksimale nga komisioni i BE dhe vetë Institucionet Shkencore te tre vendeve fqinj. Kjo ka ndodhur sepse pseudoshkencëtarët e sotëm të Akademisë së Shkencave bëjn plagjiatura mbi projektet tona, dhe nuk na ftojnë as në konferencat shkencore, kur dihet mirë roli im dhe i disa profesorëve të tjerë për projektin në fjalë.

    Projekti

    Projekti TRABOREMA (INCO-CT-2004-509177) me titull: “Konceptet për menaxhimin e ujrave ndërkufitare  dhe zhvillimi i qëndrueshëm socialo-ekonomik në rajonin kufitar midis Shqipërisë ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Greqisë” ka patur misionin e përgjithshëm të analizojë dhe të vlerësojë gjendjen ekologjike të liqenit të Prespës i cili përbën burimin më të madh të ujrave të freskëta në Ballkanin Perëndimor , së bashku me liqenin e mirënjohur të Ohrit. Liqeni i Ohrit tashmë ka tërhequr vëmëndjen e ndërkombëtarërve për mbrojtjen me sukses të burimeve ujore dhe të ekosistemit unik.Vendosja gjeografike dhe politike e liqenit të Prespës në kufijtë e tre shteteve –Shqipëri Maqedoni dhe Greqi pengon zgjidhjet e ndotjes së ujrave nga njeriu dhe menaxhimin e  krizës ekologjike .Në këtë mënyrë rajoni është subject i regjimeve dhe i politikave të ndryshme të menaxhimit të ekosistemit dhe bile të konfliktimit të ujrave  që rrit më tej kërcënimet ndaj ekosistemit në tërësi dhe bën që masat e marra të njëanshme të jenë pa efekt. Projekti TRABOREMA ka qënë një projekt kërkimi tre vjecar që ka filluar në Qershor të vitit 2004 duke u finacuar pjesërisht nga BE në bazë të programit INCO me fokusin specific mbi bashkëpunimin ndërkombëtar me vendet e Ballkanit Perëndimor.Një nga kontributet kryesore të projektit në rajon është projektimi dhe propozimi i një sistemi monitorimi të qëndrueshëm të ujrave me kosto efektive për liqenin e Prespës.Bazuar ne ekspertizën e vlefshme të konsorciumit të projektit bashkëpunimi I mundhëm me inisiativa të tjera plotësuese ndërkombëtare dhe rajonale do të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm rajonal.

    Liqeni i Prespës, “zonë pilot”

    Gjatë projekteve kërkimore më të hershme ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor liqeni i Prespës ishte identifikuar si një zonë pilot e rëndësishme kërkimi  dhe një konsorcium bashkëpunimi të partnerëve midis universiteteve të tre shteteve antare (Austri,Spanjë,Greqi) dhe partnerëve të rinj nga Maqedonia dhe Shqipëria formuan një kapacitet të rëndësishëm kërkues ne fushat e biologjisë,hidrogjeologjisë,shkencave kompjuterike,dhe menaxhimit të burimeve ujore ndërkombëtare.Projekti TRABOREMA nuk ishte vetëm një kontribut i drejtë për drejtë në menaxhimin e e integruar të burimeve ujore në Ballkanin Perëndimor , por gjithashtu dhe për të ristabilizuar një marëdhënie të mirë tre palëshe midis shkencëtarëve, autoriteteve dhe ligjvënësve në rajonin kufitar të Prespës. Parterët e Projektit TRABOREMA ishin: Universteti i Leobenit-Katedra e Sistemit të Analizave dhe Inxhinierisë së Mjedisit-AUSTRI. Roli në project-Koordinator i Projektit,ekspert në analizat rajonale/eko-indikatorëve,vlerësimi i programeve të zhvillimit rajonal. Instituti i Kërkimeve Gjeologjike-Tiranë, Shqipëri. Roli në Projekt:Partneri përgjegjës për analizat rajonale të pjesës shqiptare të rajonit të liqenit të Prespës.Ekspert për gjeologjinë dhe hidrogjeologjinë e rajonit.

    Universitetet prestigjioze

    Roli i këttij universiteti në kët Projekt ishte i madh. Ai ishte partner përgjegjës për analizat rajonale të pjesës greke te rajonit të liqenit të Prespës.Ekspert në menaxhimin e ujrave ndërkufitare në rajonin e Ballkanit. Universteti POMPEU FABRA-Barcelonë-Kolegji i Biznesit dhe Tregtisë Ndërkombëtare, Spanjë. Roli në Projekt Ekspert në analizat social-ekonomike ,rekomandimet ligjore për zhvillimin e qëndrueshëm rajonal-Ekoturizëm. Universiteti i Shkupit, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike-Maqedoni. Roli në Projekt:Ekspert në të menaxhim-sistemim-modelimdhe simulim.Modelimi i liqenit të Prespës. Universiteti i Shkupit, Fakulteti i Shkencave të Natyrës-Instituti I Biologjisë-Maqedoni. Roli në Projekt:Partneri përgjegjës për analizat rajonale të pjesës maqedonase të rajonit të liqenit të Prespës.Ekspert për analizat mikrobiologjikeë Prespës.Partneri përgjegjës për zbatimin dhe vënien në funksion të sistemit të monitorimit dhe të analizimit të cilësisë së ujrave.

    Qëllimi i Kërkimeve

    Qëllimi i kërkimeve ishte rrezikimi i biodiversitetit unik dhe balanca ekologjike e liqenit të Prespës si burimi më i madh i ujrave të freskëta ne Ballkan për shkak të rritjes së presionit të ndotjes dhe veprimtarive njerëzore. Rritja e eutrofikimit të liqenit për shkak të drenimit të kimikateve, fertilizatorëve dhe pesticideve në liqen, si rezultat i përdorimit të tyre ,pa kriter , në prodhimet bujqësore. Ulja drastike e nivelit të liqenit të Prespës (7.8 m. në katër dekadat e fundit), për shkak të përdorimit të pakontrolluar të ujrave për ujitje. Ndotja e liqenit të Prespës nga ujrat e ndotura komunale për shkak të mungesës së një sistemi dhe impianti të trajtimit të tyre në komunitetet përreth. Habitatet e peshkut të rrezikuara për shkak të peshkimit intensiv dhe eutrofikimit ,rrezik për shëndetin e njerëzve për shkak të akumulimit të pesticideve në trupin e peshqëve. Rënia e dherave në liqenin e Prespës për shkak të erozionit ,pas prerjes së drurëve. Kujdesi i pakët mjedisor dhe mungesa e  alternativave të prodhimit tradicional bujqësor si një factor shumë i rëndësishëm ekonomik në rajon. Mungesa e sistemit të monitorimit të ujrave. Mungesa e një sistemi të menaxhimit të ujrave ndërkufitare

     Rezultati

    Projekti TRABOREMA ka dhënë rezultate të reja shkencore, të përfituara, duke ndihmuar në marjen e masave përcaktuese për zhvillimin e qëndrueshëm rajonal. Instalimi i një sistemi monitorimi të ujrave me kosto eficiente në liqenin e Presapës. Rezultatet mujore të analizimit të cilësisë së ujrave ndërkufitare në të tre pjesët kombëtare të liqenit të Prespës dhe të lumenjve që derdhen në të. Evidentimi shkencor i lidhjes midis veprimtarisë së njeriut dhe rritjes së eutrofikimit të liqenit të Prespës dhe rrezikimi i i biodiversitetit unik të rajonit të liqenit të Prespës. Skenarë për reduktimin e ndotjes së ujit nga bujqësia dhe ujërat e zeza komunale. Koncepte për zhvillim alternativ të qëndrueshëm rajonal ,bazuar në bujqësinë ekologjike dhe ekoturizmin. Prezantimi dhe diskutimi i rezultateve të projektit me përfaqësuesit lokalë në të tre vendet fqinjë, në nivelet politike dhe administrative ,ashtu si dhe në nivele ndërkombëtare ,për fillimin e matjeve të vazhdueshme, për rehabilitimin e mjedisit të liqenit të Prespës dhe për zbatimin e një koncepti për zhvillim të qëndrueshëm rajonal. Projekti TRABOREMA u konceptua dhe u realizua nga Institucione prestixhioze të Austrisë, Greqisë, Maqedonisë, Spanjës dhe Shqipërisë. Koordinatori kryesor i projektit ishte Prof. Dr. Jurgen Volfbauer me pjesmarjen e Dr. Martin Bermann dhe Dr. Hans Kuerzl të Universitetit të Leobenit. Është rasti të hapim një parantezë për të njoftuar se ka dy muaj që është ndarë nga jeta Dr. Hans Kuerzl, një nga inspiruesit kryesorë të Projektit TRABOREMA, i mirënjohur në të gjitha Institucionet shkencore të Europës dhe më gjërë.Për nder të tij ,ne miqtë e tij kemi krijuar Grupin e Miqve të Hans Kuerzl, të gatshëm për projekte të reja dhe baskëpunim. Prof. Pere Fullana i universtetit të Barcelonës.,aktualisht Drejtor për Edukimin Mjedisor ,praën UNESCO-s. Prof. Dr. Vlasto Glamocanin dhe Prof.Dr.Sveto Krstic të Universitetit të Shkupit-Maqedoni.Prof. Dr.Yannis Mylopulos i Universitetit ARISTOTELE të Selanikut,aktualisht Rektor i këtij universiteti.dhe së fundi Prof.Dr. Dëfrim Shkupi-koordinator për palën shqiptare. Me keqardhje kam marrë vesh se dhe nga pala maqedonase janë neglizhuar ekspertët e lartpërmendur. Duket se neglizhimi i vlerave reale shkencore na qënka sindromë ballkanike. Ndërsa në Shqipëri përfaqësuesit e Akademisë së Shkencave bëjn plagjiatura mbi projektet tona të mëdha shkencore.