Prof.Assoc. proc. Doc. Dr. Ilia S. Larti/ Duhet përballje për të ndaluar ç`individualizimin e disa njerëzve…!

    100

    Mjaft individë të shoqërisë sonë shqiptare në këto dekada të shoqërisë demokratike duke mos pasur kulturën e duhur dhe angazhimin për të përqafuar idetë e reja progresive, mezi e ndjekin hapin e shoqërisë së emancipuar, ndaj sipas vendit dhe hapësirës bëhen pengesë ngandonjëherë edhe serioze.

    Midis këtyre ka disa persona, të cilët më parë janë joshur nga pozicionet e detyrave, shoqërore e kanë të vështirë të përshtaten natyrshëm dhe gjejnë lloj-lloj formash që të kapen e kacavirren pas atyre hapësirave që lejon për të gjithë shoqëria demokratike. Pra këta njerëz po humbasin gjithnjë e më shumë kohezionin social duke u përplasur me veprimtarinë dhe jetën e përditshme sa individuale dhe shoqërore.

    Kjo gjendje te këta njerëz duke e parë qartazi situatën për të mbijetuar me çdo kusht (kuptohet, joshja me përfitimet sociale), bëhen çdo ditë edhe më shumë dertiminatë të cilët bëhen individualisht (braktisja e detyrave dhe shkuarja drejt mëshimit të interesave të ngushta vetjake, familjare pse jo dhe nepotike).

    Këta njerëz  nuk duhet t`ia dinë fare (përveç përfitimit personal dhe shijimit të jetës sa në mënyrë personale dhe familjare), për ballë njerëzve me halle, problem, mërzie personale, shëndetit jot ë mirë, pafuqësisë për të përballuar konkurrencën e mbijetesës, padrejtësisë etj.

    Sipas socio-psikologut From, lidhur me situatën psiko-sociale të individit në raport me natyrën e shoqërinë cilëson midis të tjerash: “…Rreziku… i ç`individualizimit të njeriut në rrjedhën e ndryshimeve shoqërore… janë dukuri sociale, me efekte psiko-sociale dhe psiko-individuale, mjaft të ndjeshme, sidomos në jetën dhe veprimtarinë e atyre njerëzve që nuk arrijnë të përshtaten ashtu siç duhet me rregullat dhe normat e reja të shoqërisë së re.

    Ky aspekt flet qartë se këta njerëz jetojnë jashtë “dimensionit social”, duke mbijetuar në periferi të shoqërisë, ku gjithnjë e më shumë dobësojnë deri në shkëputje “lidhjet sociale”, me realitetin, me njerëzit në tërësi dhe me stafin (kur është drejtues), që e rrethon në veçanti.

    Intensiteti i ndryshimit të dimensionit të këtyre njerëzve, nëpërmjet c`individualizimit, është e lidhur me nivelin e shkëputjes dhe të izolimit të njeriut nga jeta shoqëria dhe komuniteti social.

    Kjo sigurisht është e lidhur me shkallën e pjesëmarrjes në punesa të mira të dobishme dhe në zhvillimet në përgjithësi të problemeve sociale, si nëpunës, qytetar aktiv e jo si spektator inaktiv moskokëçarës ndaj problemeve dhe shqetësimeve që kanë njerëzit me të cilët e lidh puna dhe bashkëpunon, për të zgjidhur problemet dhe realizuar detyrat e deri me të gjithë komunitetin ku shtrihet juridiksioni i plotësimit të detyrës e tej.

    Sociologët janë shumë të shqetësuar për këtë dukuri me pasoja të rënda “sociale”. Lidhur me këtë dukuri ata cilësojnë se nuk ka shumë “ilaçe”, për të mbrojtur këta njerëz me këto prirje dhe sindroma mjaft të rënda me ndikim te individi dhe deri te shoqëria.

    Por gjithsesi, ata udhëzojnë që politologët, psikologët dhe sidomos sociologët, të mos heqin dorë për të mbrojtur mos c`individualizimin e njerëzve, që i shfaqin atë në kushte dhe rrethana jetese dhe veprimtarie, sepse është mëse e nevojshme në stadin ku ata kanë arritur, që të gjenden forma dhe metoda të reja të decentralizimit te relacioneve personale, në raport me kërkesat, pushtetin (detyrat, të drejtat, interesat), të këtyre njerëzve të ç`individualizuar në relacion me të “tjerët”.

    Kjo sigurisht do të shërbejë si një “antidotë sociale”, për të ndaluar këtë procese regresuese. Sigurisht, këto ndodhin sepse sot për sot në këtë drejtim punohet shumë pak për t`ju kundërvënë  këtyre njerëzve të tjetërsuar (sidomos kur janë të veshur me pushtet zyrtar), të cilët gjithnjë e më shumë thellohen drejt komunikimit amorf, i pa lidhur me asnjë kohezion social, ku për pasojë individualizimi do shkojë drejt një gjendjeje katastrofike.

    Nuk i lejohet kurrkujt, që me mendjelehtësi dhe indiferentizëm sociologjik të anashkalohet si një problem jo i rëndësishëm, që është personal e tej, kjo mënyrë sjelljeje nuk i përket një shoqërie të cilivizuar,  ku në asnjë mënyrë dhe për askënd nuk është tepri që të ndalësh një të keqe siç është individualizimi i njeriut, qoftë dhe me nota dhe ritme sa do të vogla apo të ulëta.

    Anonimiteti dhe tendenca e mungesës së identitetit personal për të pasqyruar individualitetin human sipas filozofit të kohës sonë Hans George Gadamer del se: “… vjen nga tendenca dominante e njerëzve për të pasur rehati, qetësim personal, të qenit larg personave me halle dhe problem dhe sidomos me shqetësime sociale, si dhe për të bërë një “jetë”, që të jetë më e mirë se e të tjerëve, pavarësisht se ata vuajnë dhe herë pas here lëshojnë thirrjen “SOS”.

    Ky qëndrim asocial, nëpërmjet indiferentizmit, ndarjes së “unit”, nga të “tjerët”, të “vetes”, nga “shoqëria”, në tërësi flet qartazi për një ç`individualizim të theksuar dhe mjaft alarmant dhe që kërkon ndërhyrje të menjëhershme sepse ai “gërryen” dhe nuk “vadit”.

    Ky individ, “anonim”, “amorf”, “gri” (e ç`mund të mos e quash), synon të zgjasë e gjejë baza qëndrueshmërie të dimensionit të tij individual apo personal, me të vetmen arsye dhe qëllim sepse ai nuk mund të lerë përfitimet dhe të kënaqë “epshet” e tij për të parë të tjerët që të vuajnë, duke shkuar deri atje sat ë ndërtojnë dhe strategji për një “izolim social”, të tjerëve, (pavarësisht se mund të dëmtohet interesi i shumicës), për t`ia hedhur sa më gjatë mbijetesës amorfe edhe se mund të përballen me rrezikun e pa mundësisë së tyre për identitet “humbje të vetes” (edhe se shikohet pa respekt nga të tjerët).

    Këta njerëz që zbehen dhe shkojnë drejt humbjes “dimensionit social”, e quajnë të huaj madje as që nuk pranojnë afrimin personal dhe as që mund të bëhet fjalë për lënie hapësirash për të tjerët si në planin intelektual dhe atë profesional, sidomos  për të menduar ndryshe dhe dhënie mendimesh apo ide, madje në këto raste shfaqet një “luftë e heshtur”, me prapavijë goditëse dhe deri denigruese.

    Kënaqësinë në këtë sens ata e shprehin nëpërmjet mendimeve dhe veprimeve duke zëvendësuar me kënaqësi refrenin e mërzitshëm “përsëritja e vetvetes”, në mënyrë të njëtrajtshme. Sigurisht nëpërmjet strategjisë së ndërtuar, për të zvogëluar për të “tjerët”, sa të jetë e mundur e më shumë, hapësirat për njerëzit intelektualë, profesionistë dhe me figurë të pastër morale, që të gjejnë terren për të shpalosur vlerat e tyre.

     Këta njerëz të c`individualizuar, nëpërmjet këtyre strategjive dhe manovrave të shumëllojta sa teknike dhe taktike, të tërthorta dhe djallëzore, i kanë krijuar vetes kushte nga më idealet për të mbijetuar nëpërmjet “harmonisë finale”, që ata duke e personalizuar e quajnë domosdoshmëri personale edhe se bie ndesh me normat dhe parimet që i ka mirëpranuar e gjithë shoqëria jonë demokratike.

    Sipër çdo njeri të zakonshëm, intelektual, profesionist e deri specialist, si dhe për mua si studiues, krijues dhe specialist modest në fushën e shkencave shoqërore, këta njerëz që shkojnë gjithnjë e më tej drejt humbjes së identitetit të dimensionit social, përbën një shqetësim sa dhe angazhim, për të zbutur sa ndopak ç`individualizimin e disa njerëzve që na rrethojnë në ambientet tona të jetës dhe veprimtarisë tonë që bëhen pengesë për plotësimin e detyrave të besuara.

    Si përfundim mund të cilësoj se: Individi sa do i pavarur që mund të bëhet nga shoqëria që e rrethon apo bën pjesë, ka qenë, është dhe do të mbetet struktura sociale “Vlerësimi i mendimit mestar progresiv”, apo “përcaktimi i mendimit të përbashkët”, ku njeriu i përveçëm gjen vetveten si anëtar i shoqërisë me një sërë angazhimesh sociale, nisur nga detyrat, të drejtat dhe interesat brenda parametrave të shtetit ligjor, atij demokratik dhe të së drejtës.

    Këtë nuk duhet ta harrojmë kurrën e kurrës..!