Prof. Assoc. Ilia LARTI/ Procesi i harresës te mosha e tretë dhe si mund ta minimizojmë atë

    637
    Sigal

    Riprodhimi-kushtëzohet nga koha që ka kaluar nga çasti i hyrjes së informacionit në kujtesë

    Ç`është Kujtesa!

     Kujtesa është një proces mjaft i ndërlikuar psikik me anën e të cilit mbajmë mend, ruajmë, njohim dhe riprodhojmë  përvojën tonë të së kaluarës.

     Kujtesa ka karakter zgjedhës. Kjo do të thotë se, në trurin e njeriut, fiksohen dhe ruhen dhe fiksohen kryesisht fakte, ngjarje dhe të dhëna që zgjidhen nga një mori e tërë  ngjarjesh dhe  e të dhënash që na rrethojnë.

     Kujtesa përbëhet apo kalon në katër faza:

     1.Hyrja – futja e informacionit të marrë nga shqisat

    Hyrja e informacionit në kujtesë kushtëzohet nga:

    – përqendrimi i vëmendjes së subjektit në procesin e vëzhgimit,

    -interesi e motivet që e shtyjnë të merret me atë problem,

    -gjendja shëndetësore dhe emocionale,

     2.Kodimi-ka të bëjë me formën e  regjistrimit të informacionit, në kujtesë. Informacioni ruhet në kode të ndryshme në formë:

    -Vizuale (vetëm duke e parë)

    -Auditive

    -Verbale

    -Figurative

     3.Ruajtja-ose “magazinimi”, i informacionit në kujtesë, që varet nga kodi që është regjistruar dhe nga fakti si shndërrohet ky informacion për tu mbajtur mend, pra transferta e informacionit, riformulimi i tij me fjalët e veta

     4.Riprodhimi-kushtëzohet nga koha që ka kaluar nga çasti i hyrjes së informacionit në kujtesë deri në çastin që është kërkuar riprodhimi i tij. Në këtë proces rëndësi ka dhe interferenca-ngashëria e informacionit të marrë në fillim me informacion e marrë gjatë intervalit hyrje-riprodhim, gjë që sjell pengimin, ngatërrimin e ndërhyrjen e kujtimeve me njeri-tjetrin.

     Fazat e kujtesës kanë bazë fiziologjike gjurmët nervore, të cilat formohen në koren e trurit  nga ngacmimet e ndryshme. Gjurmët nervore që formohen në zonat të ndryshme të trurit, nuk mbeten të izoluara, ato bashkohen e organizohen në sisteme të gjera lidhjesh të përkohshme nervore, në saj të inercisë dhe të plasticitetit të sistemit nervor.

     Në kujtesë ndikojnë katër grupe faktorësh:

    1.Fiziologjikë-struktura e sistemit nervor, nga e cila varen ndryshimet individuale të aftësisë së kujtesës:

    – gjendjes shëndetësorë,

    -gjinia

    -dhe mosha

     2.Fizikë-temperatura e mjedisit ku punojmë dhe mësojmë, kur riprodhojmë atë  që kemi mësuar, koha, vendi, prania ose  jo e ngacmuesve kur mësojmë

    3-karakteristikat e lëndës që përvetësohet-vëllimi, lloji i disiplinës, kuptimi i saj tej.

    4.Psikologjikë-motivet, veprimtaria që kryhet, subjekti tej.

    Harresa

    Harresa është procesi i kundërt i të mbajturit mend. Shfaqet në  formën e pamundësisë së subjektit për të njohur ose riprodhuar atë që ka përvetësuar atë që ka përvetësuar më parë. Me harresë kuptojmë të humburit e plotë ose të pjesshëm, të përhershëm ose të pjesshëm të asaj që kemi mësuar. Disa psikologë se gjatë pushimeve verore nxënësit, nxënësit harrojnë gjysmën e lëndës që kanë mësuar gjatë vitit të kaluar gjatë procesit mësimor.

    Ende edhe sot psikologët nuk i japin përgjigje të plotë pyetjes: se harresa është paaftësi për pa aftësi për të riprodhuar informacionin në një çast të caktuar (kur ai kërkohet), apo është paaftësi e trurit për të ruajtur çdo informacion që merr. Interferenca- përzierja e informacioneve ndërmjet tyre, pengesa që has informacioni i ri  nga më të vjetrit dhe anasjelltas, të penguarit e ndërsjellë ndërmjet asaj që është mësuar më parë, dhe veprimtarisë mendore të mëvonshme.  Mungesa e aftësisë përqendrues dhe e teknikave të veçanta për ta nxjerrë informacionin nga kujtesa. Mungesa e dëshirës dhe interesit për të  mbajtur mend diçka. Regjistrimi i dobët i informacionit, ose informacioni është ekspozuar për një kohë të pamjaftueshme, ose nuk është përvetësuar si duhet. Mos përqendrimi i vëmendjes, ka ndikimin që të mos marrjet  informacionit në mënyrë sa më të sakte dhe sa më të plotë.

    Harresa, shkaktohet shpeshherë edhe nga riprodhimi i menjëhershëm i informacionit (mësimit), fill pas përvetësimit të tij. Harresa menjëherë pas të mësuarit është shumë më e shpejtë se në periudhat e më vonshme. Në rast se harresa do të rridhte me të njëjtën shpejtësi edhe më tutje, ne për më pak se një orë do të harronim gjithçka që mësojmë.

    Psikologët këshillojnë që për të zbehur harresën, është mirë të kalojnë një periudhë e caktuar kohe para, se të bëhet riprodhimi i asaj që kemi mësua. Kjo dukuri quhet reminishencë Harresa, lidhet jo vetëm me paaftësinë për të riprodhuar një informacion të caktuar, por edhe me mosnjohjen e saktë të një ngjarjeje, objekti a dukurie që është perceptuar më parë. Sipas Frojdit, shkaku kryesor i harresës është të përjashtuarit nga vetëdija jonë e përmbajtjeve që për ne, për këtë ose atë arsye, nuk janë të kënaqshme.

    Ashtu si dhe kujtesa, harresa mund të jetë e vullnetshme ose e pa pavullnetshme

    a.Harresa e pavullnetshme nuk është vetëm “armike” e kujtesës, në të njëjtën kohë ajo është edhe e dobishme për të funksionuar normal truri.

    Do të ishte fatkeqësi për njeriun që të ruante në kujtesë gjithë ngjarjet e kaluar.

    b.Harresa e vullnetshme, mund të realizohet me anë të mnemoteknikës. Harresa, lidhet me emocione qofshin pozitive ose negative. Emocionet kur janë të forta luajnë rol nxitës në kujtesë dhe e pengojnë harresën.

    Emocionet negative e nxisin harresën. Është vërtetuar se gjatë gjumit njeriu harron shumë më pak se kur është zgjuar. Kjo përbën një argument tjetër që harresa shkaktohet nën ndikimin e veprimtarisë së më vonshme në kohë.

    Në këtë kontekst duhet të përmendim dhe Hipermnezinë. Kjo është sëmundje psikologjike e kujtesës, që shprehet me vërshimin e madh të kujtimeve në mënyrë të çrregullt e kaotike, pra formë jo e rëndomtë e kujtesës, e cila manifestohet në fuqizimin jonormal të të mbajturit mend, në rinjohjen dhe riprodhimin e jashtëzakonshëm e të saktë të asaj që është mësuar.