Prof. Assoc Ilia Larti/ Gjinia dhe kuptimi i çështjeve gjinore

    470
    Gjinia është një nga karakteristikat kryesore që i veçon dhe i diferencon njerëzit. Ajo ndikohet biologjikisht, ose nga ana shoqërore. Me anë te saj njerëzit përcaktohen si meshkuj ose femra. Te dyja sekset kane cilësi fizike të përbashkëta, si mosha e njëjtë e të ndenjurit, e daljes së dhëmbëve dhe e ngritjes në këmbë. Ato janë pothuajse te njëjtë edhe ne veçoritë psikologjike si në volumin e njëjtë te fjalorit, ne inteligjence, kënaqësi dhe vetë respekt. 
    Paragjykime për vlerat e femrës
    Shumë është debatuar e debatohet rreth femrave se a është ajo një qenie si dhe burri? Janë bërë diskutime rreth çështjes se në përgjithësi a është femra në të vërtetë me vlera si dhe burri?. Nëpër shekuj njihen dëshmitë keqardhjeve për djegien e tyre nën pretekstin e djegies së shtrigave. Shpesh është akuzuar femra se prej saj rrjedhin të gjitha të këqijat në këtë botë. Anekdotat dhe kritikat ndaj grave, janë të shumta si, “flokët e gjata mentë e shkurta”, “i futin në dhe shtatë pashë”, “kanë shtatë shpirtra” tej. Mprehtësi e fortë mendore është shfrytëzuar në drejtim që të tregohet inferioriteti i saj, si p.sh: Strindbergu, Mebiusi, Shopinhaueri, Vajningeri. Madje shtohej edhe numri i madh i femrave që pranonin inferioritetin e gruas dhe pozitën e saj. Pagesa për punën e bërë nga ana e femrës gjithnjë paguhet më pak duke marrë parasysh se puna e kryer ka qenë e barabartë me atë të mashkullit. Është e njohur gjithashtu se ka meshkuj të cilëve s’mund tu bëjmë ofendim më të madh se sa nëse u themi se janë tip femre, gjersa njëkohësisht natyra mashkullore te vajzat nuk ka domethënie të keqe. 
    Ikja nga roli femëror
    Për femrat që iu shmangen punëve femërore, shumica mendojnë se te ato fshihet ndonjë faktorë i lindur, ndonjë substancë mashkullore që i detyron të mbajnë qëndrim të tillë. Duhet theksuar edhe një dukuri, sepse edhe kjo shpesh merret si pretekst për kritikë që nënçmon femrën. Kjo reflektohet nga vitet e 50-ta të tyre në kuptim të ashpërsimit të ndryshimit të gjendjes në aspektin e mos lindjes, pra ndryshon dhe karakteri. Ndryshimet fizike bëjnë që femrës t’i imponohet mendimi se i ka erdh koha në të cilën ajo tërësisht do ta humbasë edhe vlerën e fundit të mbetur. Paragjykimi për vlerën e mangët të femrës e që lidhet me botëkuptimin e dominimit të mashkullit pengon harmoninë gjinore. Në këtë suazë të mendojmë vetëm se sa të shumtë janë ato vajza e djem që martesën e konsiderojnë si një e keqe e domosdoshme. Mosbesimi që mbretëron ndërmjet gjinive paragjykon çdo sinqeritet dhe kështu nga kjo vuan i gjithë njerëzimi. Ndaj nuk duhet të kemi kurrfarë arsye që të ngrihemi kundër lëvizjes feministë për liri e barazi.
    Raporti gjinor.
    Ndarja e punës është faktor kyç për mbajtjen e shoqërisë njerëzore. Ajo kërkon që secili ku do qoftë të luajë rolin e vet. Ai që nuk dëshiron të marrë pjesë në këtë, bie nga roli ndërmarrës dhe bëhet prishës i qetësisë. Vlera e njeriut varet nga ajo se si ai e plotëson detyrimin si qenie, të cilin ia sjell ndarja shoqërore e punës. Çdo individ sipas aftësive të tij merr (pjesë) zë vendin në procesin e tërësishëm produktiv të shoqërisë njerëzore. Ndarja e punës doli si e tillë që grupet e privilegjuara, meshkujve u është siguruar e drejta më e madhe dhe për shkak të anës fizike, pra i të qenit i fortë duke e ushtruar atë në dobi të superioritetit duke ndikuar në pozitën e femrës sidomos në ndarjen e punës dhe në procesin prodhues. Me tendencën e meshkujve për mbisundim ndaj femrave shtohet nga ana tjetër edhe pakënaqësia e femrave për shkak të kësaj predominance. Edhe edukimi i sotëm familjar sikur është i ndikuar nga mentaliteti dhe synimi i lidhur me tendencën që privilegjet mashkullore të nxiten dhe të vlerësohen. Mashkulli si prind më shpesh i ekspozohet fëmijës si ndonjë simbol fuqie. Fëmija shpejtë e heton rolin dominant që luan babai, nga që ai ngre zërin, urdhëron dhe udhëheq e drejton familjen, pra në çdo pikëpamje mashkulli në sy të fëmijës duket i fortë dhe me pushtet. Për sa i përket prejardhjes historike të pozitës më të fortë të mashkullit, vlen të thuhet se kjo nuk është rrjedhë e faktorit natyror, duke filluar nga kalimi i fazës prej matriarkatit në patriarkat është shoqëruar me luftë. Të mendojmë vetëm për atë se çdo të thotë fakti për fëmijën ku në çdo vend para syve u shfaqet pozita superiore e mashkullit. Qysh kur lind (psh., djali), është pritur shumë më me gëzim sesa vajza dhe është trajtuar si princ. Fakt i njohur është dukuria e shpeshtë që prindërit duan të kenë ndaj fëmijëve (Kanti: “Në gjendjen kulturore çdo femër do të donte të bëhej mashkull”). Ato i duan më tepër ato lojëra dhe profesione që janë për djem, psh: ngjiten nëpër pemë, dunë të lozin futboll tej. Këto dukuri mund t’i kuptojmë si rrjedhojë e dominimit mashkullor.
    Parimet gjinore
    Si çdo fushë dhe ajo e integrimit të përkatësisë gjinore ka strukturën dhe zhvillimet si një disiplinë apo shkencë e cila ka dhe parimet e saj të cilën e kontribuojnë drejt disa vlerave dhe standardeve që duhen arritur domosdoshmërish, në një shoqëri demokratike. 
    Disa nga parimet gjinore
    1. Përkatësia gjinore
    2. Barazia gjinore
    3. Drejtësia gjinore
    1/1. Përkatësia gjinore. Kjo i referohet mundësive dhe normave të shoqërisë, të cilat janë të lidhura me faktin e të qenit burrë apo grua, vajzë apo djalë. si dhe të marrëdhënieve mes grave dhe burrave.
    Përkatësia gjinore përcakton se çfarë pritet, lejohet dhe vlerësohet te një grua apo një burrë, në një moment të caktuar. ky është koncept vital sepse lehtësohet analiza gjinore, duke zbuluar se si është ndërtuar shoqërisht varësia e grave. Si e tillë, varësia mund të ndryshohet ose të përsoset. Ajo nuk është biologjikisht e përcaktuar dhe as e fiksuar përgjithmonë.
    2/1. Barazia gjinore. Ky është një parim sipas të cilit të gjitha qeniet njerëzore pa dallim race, seksi, bindjeje fetare, niveli social-kulturor apo statusi politik, duhet të kenë të drejta ligjore të barabarta. Sipas Komisionit Evropian, “barazi gjinore”, do të thotë se: Si gratë dhe burrat të kenë kushte të barabarta për përmbushjen e të drejtave të tyre njerëzore, si dhe për të kontribuar dhe përfituar nga zhvillimet politike, kulturore, sociale dhe ekonomike. “Barazia gjinore”, është pra, vlerësimi dhe zhvillimi i barabartë shoqëror i ngjashmërisë së grave dhe burrave sipas roleve që ata luajnë. Kjo bazohet në marrëdhëniet e grave me burrat si partnerë të plotë në jetën bashkëshortore, familjare, në një komunitet të caktuar e deri në një shoqëri më të gjerë. Barazia gjinore paraqet dukshmërinë e barabartë, fuqinë dhe pjesëmarrjen e barabartë të dy gjinive në të gjitha sferat e jetës publike dhe asaj private. Ajo ka për qëllim të promovojë pjesëmarrjen e plotë të femrave dhe meshkujve në jetën shoqërore. Barazia gjinore është diçka më tepër se një term juridik dhe siç është përmendur edhe më parë, ndikon në të gjitha sferat e jetës dhe ne mund ta bëjmë këtë. Pra shkurt, barazia gjinore fillon me vlerësimin e
    Sigal