Prof. As. Alqi Naqellari: “Kurthi i Likuiditetit” dhe ekonomia shqiptare

1142
Analiza e kurbës IS. Kush e zhvendos kurbën IS?
Është e lidhur ngushtë me kurbën e kërkesës agregate. Në themel të saj janë elementët e kërkesës agregate. Funksioni i kurbës së kërkesës agregate është AD = Â + c (1-t) Y – bi, ndërsa funksioni i kurbës IS (Investime-Kursime) është Y= αg(Â –bi ) ku = αg . Ndryshimi midis tyre është se në rastin e IS tregun e kemi në ekuilibër, pra presupozojmë se AD = Y. Në këtë mënyrë faktorët që janë të lidhur me AD(Ĉ+ Ī+ Ğ +ŤŘ ) janë të lidhur edhe me IS. Në vitin 2015 ato në përgjithësi janë ulur. “Ndonëse në rritje, aktiviteti ekonomik nëvend vazhdon të mbetet poshtë nivelit të tij potencial. Kërkesa agregate nuk ështëe mjaftueshme për të gjeneruar shfrytëzim të plotë të kapaciteteve prodhuese,gjë që reflektohet në nivele ende të ulëta inflacioni”. (Të gjitha thëniet në thonjëza janë marrë nga Raporti Vjetor i BSH për vitin 2015). 
IS e zhvendosin: 
= Ĉ, shpenzimet autonome për mallrat final. Kur rriten e zhvendosin djathtas dhe kur ulen e zhvendosin majtas. Në Shqipëri nuk kemi rritje të tyre. “konsumi privat shënoi një tkurrje gjatë
gjashtëmujorit të parë të vitit – kryesisht në përgjigje të pasigurisë – dhe një rikuperim të ngadaltë në tremujorin e tretë, u tkurr me 0. 8% në terma vjetorë për nëntëmujorin e parë të vitit 2015”. 
=Ī, investimet autonome. Kur rriten e zhvendosin djathtas dhe kur ulen e zhvendosin majtas. Në Shqipëri kemi rritje të tyre. “Në ndryshim nga viti i kaluar, sektori i ndërtimit ka dhënë një kontribut të lartë pozitiv, të llogaritur në 1. 24 pikë përqindje. Ky sektor ka përfituar nga rritja e investimeve gjatë vitit 2015. 
=Ğ, blerjet qeveritare. Kur rriten e zhvendosin djathtas dhe kur ulen e zhvendosin majtas. Në Shqipëri nuk kemi rritje të tyre. ”Shpenzimet buxhetore në fund të vitit ishin rreth 430. 6 miliardë lekë, me një tkurrje prej 1. 9% në terma vjetorë”. 
=ŤŘ, transfertat e pagesave. Kur rriten e zhvendosin djathtas dhe kur ulen e zhvendosin majtas. Në Shqipëri nuk kemi rritje të tyre. 
=Kur rritet taksa IS shkon majtas dhe bëhet më e pjerrët sepse ulet multiplikatori. ” të ardhurat nga TVSh-ja, pavarësisht peshës së lartë në totalin e të ardhurave (33%), kanë pasur një kontribut modest në rritjen e tyre gjatë këtij viti (0. 5 p. p). Ecuria e të ardhurave nga TVSh-ja, në mungesë të ndryshimeve ligjore, ka reflektuar rënien e importeve nga një vit më parë (rreth 1. 4%), konsumin e dobët gjatë këtij viti, si edhe çmimet më të ulëta të lëndëve ushqimore dhe të naftës në tregjet botërore. Ndryshimet ligjore për vitin 2015 të lidhura më së shumti me tatimin mbi të ardhurat personale, taksat kombëtare dhe akcizat, janë faktorizuar në një rritje të ngadaltë të totalit të të ardhurave buxhetore”.
=Kur ulet taksa IS shkon djathtas dhe bëhet më e sheshtë sepse rritet multiplikatori. 
Elementët  = Ĉ+ Ī+ Ğ + cŤŘ që përcaktojnë zhvendosjen e kurbës IS janë ulur duke e zhvendosur majtas kurbës IS. Taksat janë rritur duke ndikuar në zhvendosjen majtas të kurbës IS. Në këtë mënyrë të gjithë këta element kanë ndikuar negativisht në rritjen ekonomike. Në Raportin Vjetor të Bankës së Shqipërisë për vitin 2015 thuhet: “Prodhimi i brendshëm bruto u rrit me 2. 7% në nëntëmujorin e parë të vitit, i mbështetur nga rritja e investimeve dhe përmirësimi i bilancit të shkëmbimeve tregtare me jashtë. Rritja ekonomike shënoi përmirësim për të dytin vit radhazi, por aktiviteti ekonomik në vend vazhdon të mbetet ende nën nivelin e tij potencial” dhe më tej “Ekonomia ka përfituar nga përmirësimi i kushteve të financimit, nga bilancet më likuide të bizneseve si pasojë e pagimit të detyrimeve të prapambetura të sektorit publik, nga flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte, si dhe nga përmirësimi i besimit të bizneseve e konsumatorëve. Nga ana tjetër, rritja ekonomike vazhdon të frenohet nga pasiguria e lartë dhe nga ambienti i huaj i pafavorshëm”. 
Konkluzioni i përgjithshëm është se elementët e kërkesës agregate, duke përjashtuar investimet e huaja kanë ndikuar negativisht në rritjen e GDP-së. 
Kush e përcakton pjerrësinë e kurbës IS? 
Funksioni i investimeve është I = Ī –bi. Pjerrësia e kurbës së investimeve i përcaktohet nga b(koeficienti i ndjeshmërisë së investimeve në lidhje me normën e interesit). Pjerrësia e kurbës IS përcaktohet nga dy faktorë: nga multiplikatori αg dhe koeficienti b. Pjerrësinë e IS e shpreh koeficienti -1/αg*b. 
=Nëse MPC rritet atëherë edhe multiplikatori do të rritet, në këtë mënyrë marrim një kurbë IS më të sheshtë. Nëse ulet do marrim një kurbë IS më të pjerrët. Në rastin konkret është ulur si pasojë e uljes së C. 
=Kur rritet b-ja kurba IS bëhet më e sheshtë dhe kur ulet b-ja kurba IS bëhet më e pjerrët. Në rastin konkret(shih tabelat përkatëse) b është ulur. Kjo ka sjellë që kurba IS të bëhet më e pjerrët. 
=Meqenëse taksa t është element i multiplikatorit ndryshimi i taksës ka ndikim të dyfishtë, e zhvendos kurbën IS dhe i ndryshon asaj pjerrësinë. Kështu kemi:
• Kur rritet taksa IS shkon majtas dhe bëhet më e pjerrët sepse ulet multiplikatori
• Kur ulet taksa IS shkon djathtas dhe bëhet më e sheshtë sepse rritet multiplikatori
Në ekonominë shqiptare kemi rastin e parë. Kemi rritje të taksave ( ashtu sikundër i kemi përmendur më lartë). Në këtë mënyrë kurba IS bëhet më e pjerrët dhe zhvendoset majtas. 
Konkluzioni është i thjeshtë. Të gjithë faktorët kanë ndikuar në rritjen e pjerrësisë së kurbës IS, duke e bërë atë thuajse plotësisht vertikale. 
Për 5 vitet e fundit lidhja midis REPO-ve dhe kredisë(mld) ka qenë:
2012-554. 7, 2013-547. 5, 2014-560. 0, 2015-546. 5, R2=0. 0436
Grafiku Nr. 2 Lidhja e kredisë me REPO për 2012-2015
Pozicioni i kurbës është me pjerrësi nga e majta dhe jo nga e djathta. Kjo do thotë se ulja e normave të interesit ka ulur edhe sasinë e kredisë. Forca e kësaj lidhje është shumë e vogël që do të thotë se ajo tenton të jetë plotësisht vertikale. 
Konkluzion. Në rastin konkret politika fiskale ka efekt në ekonomi. Nëse qeveria kërkon të ndryshojë elementët përbërës të kërkesës agregate duhet të aplikojë një politikë ekspansioniste dhe jo një politikë rrudhëse. Këtë konkluzion do ta thellojmë edhe nëpërmjet analizës që do t’i bëjmë kurbës LM në kushtet e ekonomisë shqiptare. 
Sigal