Prodi:Shqipëria të anëtarësohet shpejt në BE, jam pro zgjerimit

533
Sigal

TIRANE – Procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian vërtetë është ngadalësuar vitet e fundit, por nuk ka asnjë dyshim se e ardhmja e Ballkanit është brenda Europës së Bashkuar, në ndryshim nga vendet që janë në konflikte të nxehta aktuale. Këtë mesazh dha ish-presidenti i Komisionit Europian Romano Prodi, njëherësh ish-kryeministër i Italisë në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Shqipëri. Nga konferenca “Shqipëri-Itali, partneritet me Europën”, zoti Prodi tha se duhet të ketë një përshpejtim të procesit të integrimit nga vendet që tashmë e kanë statusin e vendit kandidat, ku bën pjesë edhe Shqipëria…dhe kjo sipas tij realizohet duke sheshuar konfliktet e brendshme politike dhe duke pasur bashkëpunim për “detyrat” kyçe që Komisioni Europian i ka vënë vendit tonë.

“Vendet kandidate si Shqipëria duhet te vrapojnë dhe duhet një përshpejtim i procesit sepse ka një urgjencë për të përshpejtuar rritjen dhe zhvillimin ekonomik. Dhe kjo vjen vetëm nëse je pjesë e Bashkimit Europian. Për këtë arsye është e nevojshme të ketë unitet politik të brendshëm. Sidomos për sa i përket luftës kundër korrupsionit e krimit te organizuar. Pra është një proces kompleks. Në këto rajone problemi etnik është i dukshëm sepse kufijtë nuk tregojnë popullsinë e një vendi. Por unioni europian për këtë është, për zhdukjen e kufijve. Dhe Italia me Austrinë ka pasur këtë problem, por u zhdukën me anëtarësimin e Austrisë. Dhe në njëfarë mënyre Europa është bashkim minorancash, dhe ato duhen të konservohen. Duhet të qetësojmë vendet që duhet të hyjnë, por edhe vendet që janë pjesë. Nuk duhet të ketë vende periferike dhe qendrore. Europa duhet të jetë një harmonizim progresiv dhe i thellë”, – u shpreh ish-presidenti i Komisionit Europian.

Romano Prodi leksion ne Universitetin “Zoja e Keshillit te Mire”
Dita e dytë e Konferencës “Shqipëri-Itali, partneritet me Europën” u zhvillua në formën e një leksioni që ish-presidenti i Komisionit Europian, zoti Romano Prodi dha para studentëve të Universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë”. Të pranishëm gjithashtu ishin personalitete të larta të politike, nga mazhoranca e opozita. Dita e pare e konferences: Rama: Italia partner i afërt..duhet më tepër, Prodi: Është bërë pak!

Prodi: Shqipëria anëtarësim të shpejtë në BE, s’ka alternativë tjetër! 
Iss-kreu i Komisionit Europian shprehu qëndrimin pro zgjerimit të Bashkimit Europian, duke thënë se “projekti evropian nuk ka përfunduar ende”. Ndërsa për Shqipërinë, bindshëm thotë: S’ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit të shpejtë në BE”.

prodi

Incidentet Serbi-Shqipëri, Prodi: BE nuk do vende që grinden..mos përsërisni problemet e së shkuarës
Në fokus të leksionit që zoti Prodi dha para studentëve të Universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë”, u vendos edhe ndeshja që u ndërpre mes Serbisë dhe Shqipërisë dhe incidentet e akuzat që pasuan pas përplasjes së 14 Tetorit.
 
Për ish-kryeministrin italian, Europa nuk do dy vende që konfliktohen me njëra-tjetrën. Ai për apel për bisedime mes Shqipërisë dhe Beogradit, ndërsa vlerësoi se Tirana zyrtare ka bërë përmirësim të ndjeshëm sa i përket shmangies së problemeve të së shkuarës.
 
“Procesi i integrimit duhet mbajtur jashtë fushës së lojës së futbollit sepse politikanët e BE nuk kërkojnë tensione. Prandaj duhen diskutime dhe marrëveshje. BE është e qartë, nuk duan dy vende që grinden me njëra-tjetrën. Sepse duhen diskutime të shumta dhe BE nuk do përsëritjen e problemeve të kaluara. Imazhi i Shqipërisë është përmirësuar ndjeshëm dhe shumë. Para anëtarësimit nuk duhet të eksportohen problemet në BE. Dhe besoj se integrimi në BE është shumë serioz sepse ofron një prespektivë serioze. Por duhet të jetë një Europe jo si kjo e sotmja, ka tension mes veriut dhe jugut të Europës”, u shpreh ish-Presidenti i Komisionit Europian, Romano Prodi.

prodi
– See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/prodishqip-ria-t–an-tar-sohet-shpejt-n–be-jam-pro-zgjerimit-247152.html#sthash.OyIGdLrw.dpuf