Procedurat për dhënien me qira të tokës bujqësore, çmimi dhe afatet kohore

    1095
    Sigal

    Këshilli i Ministrave miratoi procedurat për dhënien e tokave bujqësore me qira

     Tokat bujqësore të cilat më datën 1.8.1991 janë regjistruar si të tilla në regjistrat kadastralë si dhe kanë qenë në përbërje të ish – kooperativave bujqësore dhe kanë mbetur pa u ndarë sipas dispozitave të ligjit nr.7501, tani sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave do të jepen me qira. Këshilli i Ministrave ka nxjerrë një udhëzim për procedurat që do të ndiqen për dhënien e këtyre tokave me qira në mbledhjen e zhvilluar ditën e djeshme. Kjo sipas qeverisë, do të rrisë ndjeshëm numrin e të punësuarve në sertorët e bujqësisë dhe do të ketë një ndikim pozitiv për Shqipërinë. Në këtë udhëzim janë të parashikuara edhe periudhat kohore që mund të merret një tokë me qira, po ashtu janë parashikuar që dhënia e tyre do të administohen nga komunat dhe bashkitë e vendit. Udhëzimi ka të përcaktuar edhe çmimin dhe sipërfaqen që mund të jepet me qira.

    Sipas udhëzimit, objekt i qiradhënies janë:

    a) Tokat bujqësore, të cilat në datën 1.8.1991 janë regjistruar si të tilla në regjistrat kadastralë si dhe kanë qenë në përbërje të ish – kooperativave bujqësore dhe kanë mbetur pa u ndarë sipas dispozitave të ligjit nr.7501.

    b) Sipërfaqet e tokave të dhëna në pronësi të komunave ose bashkive, të regjistruara në regjistrat kadastralë në kategorinë e resurseve pyll, tokë me bimësi pyjore, kullotë dhe livadh, si dhe sipërfaqet e tokave të pafrytshme, të cilat më pas kanë kaluar në kategorinё e resursit tokë bujqësore sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara në nenin 11/1, të ligjit nr.8752, datë 26.3.2001.

    Kryetari i komunës ose bashkisë ku ndodhet toka bujqësore, objekt i pikës 1, të këtij kreu, nё cilësinë e autoritetit qiradhёnёs, krijon Komisionin e Qiradhënies së Tokёs Bujqёsore të Pandarё (KQTBP).

    KQTBP-ja ka në përbërje:

    – kryetarin e komunës ose bashkisё                                     kryetar;

    – një përfaqësues të Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë         anëtar;

    – një përfaqësues të  DAMT-së në qark                               anëtar; -një

     -specialist të ZMMT-së në komunë ose bashki                  anëtar;

     – një specialist jurist në komunë ose bashki                        anëtar.

    5. Kryetari i komunës ose bashkisë, në cilësinë e autoritetit qiradhënёs, ka për detyrë:

    a) Shqyrtimin e kёrkesave tё paraqitura nga subjektet për marrjen me qira të tokës si dhe marrjen e vendimit nga komisioni, brenda afateve të përcaktuara në këtë udhëzim;

    b) Organizimin e procedurës së garës si dhe garantimin e barazisë për subjektet pjesëmarrëse, kur për të njëjtën tokë bujqësore është paraqitur më shumë se një kërkesë për qiramarrje;

    c) Shpalljen dhe njoftimin e vendimit të marrë për qiradhënien pranë komunës ose bashkisë ku ndodhet toka bujqësore, objekt i qiradhënies;

    ç) Lidhjen e kontratës tip me subjektin e përzgjedhur;

    d) Verifikimin e respektimit të kushteve të përcaktuara në kontratën tip gjatë të gjithë kohëzgjatjes së saj.

    6. Kërkesa për marrjen me qira të tokës bujqësore, objekt i këtij udhëzimi, mund të bëhet nga çdo person, fizik dhe juridik, vendas ose i huaj.

    Kërkesat për marrjen e tokës me qera

    1. Çdo subjekt, i përcaktuar në pikën 6, të kreut i, të këtij udhëzimi, i cili kërkon të marrë me qira një tokë bujqësore të pandarë, paraqet pranë komunës ose bashkisë, e cila ka në përdorim tokën bujqësore, një kërkesë me shkrim drejtuar kryetarit të komunës ose bashkisë, ku të përfshihen edhe:

    – tё dhёnat e kërkuesit;

    – sipërfaqja dhe vendndodhja e tokës bujqësore, e cila kërkohet të merret me qira, e identifikuar me numrat kadastralë përkatës të reflektuar në dokumentacionin e DAMT-së së qarkut ose me numrin e pasurisë të reflektuar në dokumentacionin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme (ZVRPP);

    – afati i qirasë;

    – veprimtaria bujqësore që do të zhvillohet mbi tokën e marrë me qira duke përcaktuar kulturat bujqësore ose speciet e bimëve me të cilat lidhet kjo veprimtari;

    -aspektet kryesore të teknologjisë që do të aplikohet në kultivimin e bimëve si dhe përpunimin e produkteve;

    – investimet kryesore mbi infrastrukturën (kullim, ujitje, sistemimin etj), të shprehura në tregues, fizikë dhe monetarë, si dhe investimet e lidhura me mbjelljen e kultivimin e bimëve dhe me përpunimin e produkteve etj;

    -burimet e financimit që garantojnë investimin, të shprehura në vlerë monetare;

    -ndikimin e investimit ne rritjen e numrit të të punësuarve në komunën ose bashkinë përkatëse;

    -propozimin për çmimin e ofruar për marrjen e tokës bujqësore me qira (lekë/ha në vit).

    2. Kërkesës i bashkëlidhet vërtetimi i lëshuar nga DAMT-ja e qarkut, ku tregohet kategoria e resursit të tokës bujqësore, siç rezulton në dokumentacionin kadastral, si dhe jepet informacioni për gjendjen e pronësisë së saj. Gjithashtu, kërkesës i bashkëlidhet një plan i hollësishëm i zhvillimit të biznesit.

    – Propozimin për çmimin e ofruar për marrjen e tokës bujqësore me qira (lekë/ha në vit).

    -Çmimi dysheme i dhënies së tokës bujqësore me qira, si në rastin e paraqitjes së një kërkese, ashtu dhe në rastin e paraqitjes së dy ose më shumë kërkesave për të njëjtën sipërfaqe, nuk mund të jetë më i ulët se 6 000 (gjashtë mijë) lekë/ha, në një vit kalendarik.

    Afatet e dhënies me qira të tokave bujqësore të pandara dhe sipërfaqet përkatëse

    Tokat bujqësore të pandara jepen me qira për afate kohore, si më poshtë vijon:

    a)Deri në 10 (dhjetë) vjet, kur destinohen për kultivim të bimëve të arave, eterovajore dhe bimëve dekorative. Në këtë rast, madhësia e sipërfaqes së tokës bujqësore që jepet me qira nuk mund të jetë më e vogël se madhësia e sipërfaqes së parcelës, sipas së cilës rezulton e regjistruar në dokumentacionin kadastral të DAMT-së, ose sa madhësia e sipërfaqes së parcelës, sipas së cilës ajo reflektohet në hartën treguese të tokës “HTR”, pranë ZVRPP-së.

    b)Deri në 35 (tridhjetë e pesë) vjet, kur destinohen:

    i. për krijimin dhe kultivimin e vreshtave;

    ii.për krijim pemtoresh me specie dru frutorë,  mosha biologjike e të cilëve përkon me këtë kohëzgjatje kultivimi dhe me rentabilitet ekonomik;

    iii.për ndërtim serrash e kultivim të bimëve në to;

    iv. për fidanishte.

    Në këtë rast, madhësia e sipërfaqes që jepet me qira nuk mund të jetë më e vogël se 0.5 ha.

    c) deri në 99 (nëntëdhjetë e nëntë) vjet, kur destinohen:

    i. për krijim ullishteje;

    ii.për krijim pemtoreje me dru frutorë, si kulturat arrore dhe specie të tjera, mosha biologjike e të cilave përkon me këtë kohëzgjatje.

    Në këtë rast, madhësia e sipërfaqes që jepet me qira nuk mund të jetë më e vogël se 1 ha.

    -Pavarësisht se cili është autoriteti qiradhënës, pagesa nga ana e subjekteve qiramarrëse e qirasë së tokave bujqësore të pandara, sipas këtij udhëzimi, bëhet për llogari të komunës ose bashkisë, e cila ka në përdorim tokën, objekt i qirasë.

    Vendimet më të rëndësishme të miratuara nga qeveria

    -Propozimin e projektligjit “për një ndryshim  në ligjin nr.9723, datë 3.5.2007, “për Qendrën  Kombëtare të Regjistrimit”, të ndryshuar”
    -Një ndryshim në ligjin nr.9723, datë 3.5.2007, “për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”, të ndryshuar

    Sipas vendimit të këshillit të ministrave në pikën 2, të nenit 27, të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007, “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”, të ndryshuar, togfjalëshi  “… ose në kopje të njësuara me origjinalin…” ndryshohet dhe bëhet “… ose në kopje të panjësuara me origjinalin…”. Neni 2.

    Përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të ndërtimit dhe shfrytëzimit të portit të jahteve nё qytetin e durrësit dhe miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet subjektit “i.s.d.c.”

    Në mbledhjen e djeshme Këshilli i Ministrave ditën e djeshme vendosi që:

    1. Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore për dhënien me koncesion, të formës BOT (ndërtim – shfrytëzim dhe transferim në pronësi të shtetit), të ndërtimit dhe shfrytëzimit të portit të jahteve në qytetin e Durrësit është Ministria e Punëve Publike dhe Transportit.

    2. Miratimin e bonusit prej 7 % të pikëve për rezultatin teknik, financiar dhe mjedisor në procedurën përzgjedhëse konkurruese (propozim i pakërkuar), që i jepet subjektit “I.S.D.C.”.

    -Miratohet lista e barnave që rimbursohen nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shendëtësor

    Qeveria ditën e djeshme ka listën e barnave që rimbursohen nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi. Masa e mbulimit të çmimeve të barnave të listës së barnave që rimbursohen, sipas klasifikimit ATC, të jetë nga 50 për qind deri në 100 për qind, sipas grupeve terapeutike dhe barnave të përcaktuara në pasqyrën i, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Sipas vendimit të qeverisë, masa e mbulimit të çmimit të barnave për alternativën e parë në listën e barnave të rimbursueshme, për kategorinë e pensionistëve, të jetë 100 për qind. Miratimi i marzheve të diferencuara të tregtimit, përkatësisht, në masën 10 për qind për tregtimin me shumicë dhe 26 për qind për tregtimin me pakicë, për barnat e listës së barnave të rimbursueshme, si dhe marzhet e diferencuara të tregtimit me shumicë e pakicë të disa barnave të listës, sipas pasqyrës I, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Vendimi nr.544, datë 27.7.2011, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së barnave që rimbursohen nga instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe masën e mbulimit të çmimit të tyre”, shfuqizohet.

    -Shpalljet “Park Kombëtar” ekosistemi natyror i malit të Tomorrit, me sipërfaqe të zgjeruar

    Një shtesë në vendimin nr. 1 351, datë 3.10.2008, të Këshillit të Ministrave, “për miratimin e rregullores për kërkesat teknike metrologjike të instrumenteve matëse ligjërisht të kontrolluara” 

    Kompensimin e vlerës së taksës së biznesit të vogël, të përdorur për rimbursimin e pajisjeve fiskale dhe taksimetrave, për  5 bashki dhe 13 komuna.