Procedurat, mënyrat e aplikimit, universitetet kryesore

    548
    Arsimi ne Kanada
    1- Sistemi i arsimimit
    Akti konstitucional i Kanadasë, i vitit 1867, u jep provincave ekskluzitetin në juridiksionin arsimor.
    Legjislaturat provinciale dhe territoriale kanë krijuar strukturat dhe institucionet e tyre të edukimit, duke krijuar 13 sisteme arsimimi me disa ngjashmëri dhe ndryshime.
    Përgjegjësitë në lidhje me arsimin i është ngarkuar me legjislacion departamenteve të Ministrisë së Arsimit.
    Duhet thënë se shumë agjensi publike apo private krijojnë mundësi të ndryshme për këshillim, kërkim dhe informacion mbi arsimin
    2.- Strukturat
    Strukturat bazë të sistemit arsimor provincial apo territorial janë të ngjashme. Secila ka 3 ndarje: a)Fillore, b)E mesme, c)E lartë, megjithatë gradat ku çdo nivel fillon dhe mbaron, ndryshojnë.
    Cikli i shkollës fillore dhe të mesme shkon deri më 12 vjet, duke përjashtuar Kebekun ku këto dy faza zgjasin 11 vjet.
    Shkolla e lartë mund të kryhet në institucione private apo shtetërore, të cilat mund të jenë të njohura, të regjistruara ose të liçensuara nga qeveria, ose mund të mos jenë të ligjshme. Këto universitete lëshojnë, grada, diploma, çertifikata të ndryshme, kjo në varësi të natyrës apo llojit të institucioneve ose kohëzgjatjes së programeve.
    3- Statistika të studentëve në përgjithësi
    Më shumë se 1.2 milion kanadezë (dhe të huaj), janë të rregjistruar në sistemin me kohë të pjesëshme ose të plotë në universitete dhe kolegje të ndryshme.
    Në vitin 2002 është raportuar se rreth 684.000 studentë ndjekin sistemin me kohë të plotë dhe 271.000 mijë studentë ndjekin atë me kohë të pjesëshme në universitetet e Kanadasë.
    Ndërsa për sa i përket kolegjeve, rreth 2,5 milionë studentë janë të regjistruar në këto kolegje nga të cilët 900.000 mijë janë me kohë të plotë dhe pjesa tjetër me kohë të pjesëshme.
    4- Programet
    Dihet se tashmë në Kanada si në çdo shtet të zhvilluar të botës, gradat që ofrohen janë në 3 nivele: a)-diplomë, b)-master, c)-doktoraturë.
    Në përgjithësi, ka universitete që ofrojnë diploma dhe çertifikata, të cilat kërkojnë jo më shumë se 1 ose 2 vjet studime në një disiplinë të caktuar. Megjithatë këto programe ndryshojnë shumë nga një institucion në tjetrin si dhe nga një provincë në tjetrën.
    Një diplomë e klasit të parë ose e thjeshtë zakonisht kërkon jo më shumë se 3 ose 4 vjet studim, kjo në varësi të provincave ose programit nëse është i përgjithshëm ose i specializuar.
    Masteri kërkon jo më shumë se 2 vjet pasi të kesh marrë diplomën e thjeshtë. Ndërsa për sa i përket doktoraturës, ajo kërkon 3 deri në 5 vjet studim dhe kërkim, të cilat janë kërkesat normale për një doktoraturë.
    Disa profesione si: mjekësia, avokatia, mësuesia, punët sociale etj. kërkojnë rreptësisht pasjen e një liçense që të ushtrosh profesionin.
    5- Pse të studjosh në Kanada?
    Arsyet janë:
    1. Arsimim i njohur në mbarë botën,
    2. I vlerësuar, i suksesshëm,
    3. Komb dygjuhësh,
    4. Kulturë e gjerë, dhe mikpritëse,
    5. Një vend i sigurt për të studjuar,
    6. Mundësi punësimi etj.
    UNIVERSITETET NË KANADA
    1- UNIVERSITETI I TORONTOS.
    Universiteti i Torontos u themelua si kolegj në vitin 1827 dhe është zhvilluar vazhdimisht duke u kthyer në një institucion gjigand të edukimit. Tashmë ai përbëhet nga tre godina: Scarborough, Erindale dhe St.George. Ky universitet është institucioni më i rëndësishëm i Kanadasë, i cili ka fituar një reputacion ndërkombëtar për kërkimet e tij. Universiteti i Torontos ka në përbërje të tij studentë e të punësuar dhe ofron një mori kursesh cilësore, më të mirat nga gjithë universitetet e tjera të Kanadasë. Fakulteti i Arteve dhe Shkencave përbën zemrën e universitetit, si dhe numrin më të madh të studentëve. Edukimi i studentëve në profesionet e tyre ka qënë gjithmonë pjesë e rëndësishme e roleve të universitetit. Insistimi i stafit të universitetit në rëndësinë e kërkimeve në të gjitha disiplinat e kanë bërë atë qëndrën më të madhe të diplomimit në Kanada. Në fusha të ndryshme ai ka nxjerrë pjesën më të madhe të doktoraturave kombëtare. Cilësia dhe shkallët e programeve si: diplomë e klasit të parë, diplomë normale dhe diplomë profesionale, tërheqin studentët në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare. Për të mbështëtur mësimdhënien dhe kërkimin, Universiteti ka krijuar një librari e cila është konsideruar si më e madhja në Kanada dhe jo vetëm kaq, por dhe më e mira në botë. Në ambientet e tij ka shumë laboratorë dhe pajisje që ndihmojnë procesin e kërkimit, të cilat përdoren jo vetëm nga Universiteti i Torontos, por edhe nga anëtarë të universiteteve të tjera kanadeze.
    MUNK CENTRE
    Qendra “Munk” për Studimet Ndërkombëtare është një lider ndërkombëtar në kërkimet akademike të disiplinës për rezultatet globale. Kjo qendër i integron kërkimet me një mësim të pasur dhe programe publike edukimi. Veprimtaria e saj përqëndrohet në parashikimin dhe shkëmbimin e ideve e kërkimeve midis sektorit publik, privat dhe atij vullnetar.
    2- York University 
    Universiteti York (York University) është lider në Kanada për edukimin dhe kërkimin ndërkombëtar, si dhe për bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare. Ky universitet ju krijon mundësinë dhe ju jep shansin studentëve për të zgjeruar njohuritë e tyre globale dhe aftësitë e tyre në të gjitha fushat. 
    Universiteti York ofron:
    – Çmime dhe dekorata – Programe akademike
    – Qendra kërkimi – Eksperienca
    – Simpoziume ndërkombëtarizimi – Marrëdhënie ndërkombëtare
    – Kurse gjuhësh – Bashkëpunim

    * Misioni
    Misioni i Universitetit York është angazhimi, paralajmërimi, kontaktimi i ideve të reja për të vetmen arsye, që është zgjerimi i njohurive. Ata premtojnë përsosmërinë në kërkimin dhe mësimdhënien e pastër, këto arritje janë të aplikuara në të gjitha fushat profesionale që ofron. Ata testojnë kufijtë dhe strukturat e dijes, duke kultivuar një intelekt të pasur. Duke qenë pjesë e Torontos, ky universitet është dinamik, metropolitan dhe multikulturor. Ndërsa si pjesë e Kanadasë ai inkurajon studimin në të dyja gjuhët, si dhe vlerëson tolerancën dhe diversitetin.
    Universiteti York-ut është i hapur për botën e jashtëme, duke eksploruar shqetësimet botërore.
    Ai ka si traditë të tij shpikjen dhe krijimin.
    Për më shumë informacion kontaktoni në: www.Yorku.ca.
    3- University of Waterloo
    Universiteti i Waterloo-së, është një institucion publik, që mirëpret studentë nga e gjithë bota. Ky universitet i vendosur në Waterloo, Ontario, Kanada, u themelua në vitin 1957. Sot ai ka 25.000 studentë që studjojnë në gjashtë fakultete si: Mjekësi, Art, Inxhinieri, Matematikë, Shkencë dhe Zhvillim.
    Jo vetëm kaq, por ai ka dhe 5 shkolla të tjera profesionale si ekonomist llogaritar, arkitekturë, shkenca kompjuterike, planifikim dhe farmaci që është në hapje e sipër.
    Në një rang të lartë qëndrojnë dhe kërkimet e ndryshme të ndihmuara nga 34 qendra dhe institute kërkimi.
    Universiteti ka një varietet skuadrash sportive dhe shumë klube studentësh.
    Waterloo-ja është bërë i famshëm edhe për faktin se është i pari universitet që aplikoi edukimin bashkëpunues, i cili është një program që përfshin edhe studimin edhe punën e përkohëshme, në mënyrë të tillë që të formojë studentë me eksperiencë në praktikë.
    Gjithashtu, ky universitet gjen mbështetjen e plotë për t’u pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme gjatë kërkimeve me kompani të ndryshme.
    Historia e Universitetit të Waterloo-së fillon në vitin 1957, kur presidenti Gerald Hagey, mblodhi mësues inxhinierie dhe shkencash, dhe filloi orët e para të mësimit po në këtë vit. Pas pas tre vjetësh, Universiteti i Waterloo-s krijoi fakultetin e arteve, dhe studentët e artit u bashkuan me studentët e tjerë në një kampus të ri.
    Në vitin 1967, Waterloo krijoi një fakultet të ri matematike, i cili tashmë njihet se është më i madhi në botë.
    Në vitin 1960 u krijua fakulteti i Mjeksisë dhe më 1969 ai i studimeve të disiplinës së kërkim zhvillimit.
    Në vitin 2004 fakulteti i arkitekturës lëvizi prej andej për të përmirësuar më shumë kushtet dhe për t’u dhënë më shumë mundësi studentëve.
    Duke filluar që nga viti 2007, universiteti dhe qyteti Kitchener janë duke ndërtuar një kampus shëndetësie, duke përfshirë dhe shkollën e re të farmacisë.
    Ky Universitet tërheq studentët më të aftë anembanë Kanadanë dhe është i njohur si një nga universitetet më të mira të Kanadasë.
    Sigal