Presion nga FBI e CIA, shtyhet publikimi i një pjese të dosjeve për vrasjen e presidentit Kennedy

658
Donald Trump ka vendosur të bëjë publike 2 800 dokumentet mbi vrasjen e John Kennedy, por jo të gjitha dosjet e fshehta do të hapen për publikun, duke ushqyer kështu në vazhdim teoritë konspirative që nuk reshtin prej vitesh.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë u dorëzua përpara presioneve të CIA-s dhe FBI-së, që argumentojnë se për arsye të sigurisë kombëtare, disa prej të dhënave duhet të mbeten sekrete. Bëhet fjalë për rreth 500 dokumenta, shqyrtimi i të cilave, sipas Trump, do të kërkojë edhe të paktën 6 muaj kohë raporton Daily Mail.
Për këto dokumente ka qenë vet presidenti Trump që shpjegoi shtyrjen e publikimit të tyre. “Opinioni publik amerikan është duke pritur dhe meriton që qeveria e e saj më në fund t’i informojë plotësisht në të gjitha aspektet për këtë ngjarje të rëndësishme”- tha ai.
Ai deklaroi se nuk kishte pasur zgjedhje tjetër, përveçse të pranonte propozimet e departamenteve edhe agjensisë të administratës së tij, në vend që të lejojë t’i kryhet një dëm i pakthyeshëm sigurisë kombëtare.
“Por nuk kam zgjidhje tjetër vec të pranoj mospublikimin e të gjitha dokumenteve, e propozuar kjo nga departamentet dhe agjencitë e administrates në vend, për të mos shkaktuar dëme të pariparueshme që prekin sigurinë tonë”- përfundoi Trump.


Sigal