Sigal

SHKODËR – Presidenti Ilir Meta ishte sot i pranishëm në Shkodër ku promovoi “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”.

Në promovimin e kësaj nisme nga ky qytet, kreu i Shtetit, i bëri thirrje të gjithë të rinjve e të rejave të të gjithë Shqipërisë do të bëhen pjesë e këtij “solidariteti mbarëshoqëror”.

Meta gjithashtu falënderoi kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Vlotana Ademi, që iu bashkua Aleancës.

“Duhet të punojmë të gjithë së bashku, në mënyrë të vazhdueshme, për të nxitur kulturën e dhurimit të gjakut,” shkruan Meta në Facebook.

Ja statusi i plotë

Falënderoj kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, znj.Voltana Ademi dhe shkodranët e shumtë që me një ndjenjë të lartë humanizmi iu bashkuan sot “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”.

Duhet të punojmë të gjithë së bashku, në mënyrë të vazhdueshme, për të nxitur kulturën e dhurimit të gjakut dhe për të kontribuar për këtë kauzë jashtëzakonisht humane.

Jam i bindur se jo vetëm të rinjtë dhe të rejat e Shkodrës, por të gjithë Shqipërisë, do të bëhen edhe promovuesit kryesorë të kësaj Aleance dhe këtij solidariteti mbarëshoqëror