Presidenti Meta dekreton dhënien e shtetësisë shqiptare për Imzot George Anthony Frendo

630
Imzot George Anthony Frendo, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë–Durrësit e Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë
Presidenti Meta bën publik vendimin gjatë meshës së mbajtur në Katedralen e “Shën Palit” në Tiranë
Mesha e veçantë në Katedralen “Shën Pali” në Tiranë, me rastin e 25-vjetorit të vizitës së Papa Gjon Palit II në Shqipëri
Meta: Vlerësim kontributit dhe veprimtarisë së spikatur mbi 20-vjeçare të Imzot Frendo, në ringjalljen e besimit dhe forcimin e harmonisë fetare
Meta: Imzot Frendo u shërbeu dhe kontribuoi me shpirt për të ndihmuar të varfrit dhe familjet në nevojë 
Meta: Imzot Frendo një nga frymëzuesit dhe arkitektët e shumtë të ruajtjes dhe forcimit të trashëgimisë së shkëlqyer shqiptare të bashkëjetesës dhe harmonisë së besimeve
Meta: Falë nismave dhe veprës së tij u është ofruar punë e shërbime qindra njerëzve në nevojë 
Meta: Veprat e Imzot Frendo e shndërruan Kishën Katolike në një faktor multidinamik shpirtëror dhe faktor progresi në Shqipëri
Meta: Nder e privilegj në këtë meshë kaq të veçantë, nëpërmjet së cilës, na u përcollën mesazhe paqeje, mirësie, dashurie e humanizmi
Meta: Vizita e Papa Gjon Palit II, një datë historike e një ngjarje e paharruar, jo vetëm për besimtarët katolikë, por për mbarë kombin shqiptar:
Meta: 25 vite më parë, Papa Gjon Pali II vizitoi Shqipërinë për të bekuar një popull martir 
Meta: Papa Gjon Pali II frymëzoi e i dha shpresë e besim popullit tonë 
Meta: Rikthimi tek besimi dhe tek Zoti do ta bënte shoqërinë shqiptare më të paqme dhe më të begatë
Meta: Papa Gjon Pali II ngjalli kurajën dhe ngrohu zemrat e shqiptarëve me mesazhet e tij
Meta: Me vizitën e Papa Gjon Pali II, përkujtojmë edhe shugurimin e katër ipeshkvijve të parë shqiptarë të Kishës Katolike: Imzot Frano Ilinë, Imzot Rrok Mirditën, Imzot Robert Ashtën dhe Imzot Zef Simonin 
Meta: Katër ipeshkvijtë e parë do të mbahen mend dhe do të nderohen si pionierët e përçuesit e besimit hyjnor dhe të ringritjes së Kishës Katolike në Shqipëri
Meta: Jeta dhe vepra e të ndjerit Imzot Rrok Mirdita, do të mbetet një shembull i përkushtimit të thellë ndaj njerëzve 
Meta: Imzot Rrok Mirdita, simbol i solidaritetit dhe sakrificës, ringritjes kombëtare dhe ringjalljes shpirtërore
Meta: Përulemi me respekt dhe mirënjohje trashëgimisë së vyer të Imzot Rrok Mirdita
Imzot Frendo: Falenderoj përzemërsisht dhe me shumë mirënjohje Presidentin Ilir Meta
Imzot Frendo: Gjithmonë e kam dashur Shqipërinë dhe shqiptarët
Imzot Frendo: Nëpërmjet këtij nderi që më bëri Presidenti Meta tani ndihem një prej jush dhe shumë krenar
Sigal