Presidenti Hollande: BE të bëjë thirrje për armëpushim në Aleppo

    74

    Presidenti francez Francois Hollande tha se do të donte
    që liderët e  vendeve anëtare të bashkimit Evropian në samitin e sotëm në
    Bruksel, të bëjnë  thirrje për një armëpushim në Aleppo për të lejuar
    evakuimin e civilëve dhe të plagosurve.

    “Armëpushimi
    është parakusht për të ndodhur një gjë e tillë, dhe kjo është ajo që Këshilli i
    Evropës duhet të kërkojë -Armëpushim dhe evakuimin e të gjithë civilëve dhe në
    fund negociata politike.  Evropa duhet të sigurohet  që zëri i saj të
    dëgjohet”, tha ai, raportojnë mediat ndërkombëtare.