Presidenti grek Pavlopulos: Kontrabandistët turq mbështeten kryesisht nga autoritetet

458
Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos akuzoi sot autoritetet portuale në Turqi si mbështetës të kontrabandistëve që organizojnë kalimin e qindra mijëra emigrantëve drejt ishujve grekë, portë hyrëse në Bashkimin Evropian.
“Kam bindje të plotë se kontrabandistët turq mbështeten kryesisht nga autoritetet”, vuri theksin ai në një intervistë për të përditshmen gjermane “Suddeutsche Zeitung”, me rastin e vizitës së tij të parë në Gjermani.
“Veçanërisht, autoritetet portulale veprojnë sikur nuk konstatojnë asnjë shkelje”, shtoi kreu i shtetit grek. “Ne kemi prova të pakundërshtueshme për këtë fakt. Është një lloj tregtie skllevërish. Nuk e kam fjalën për udhëheqësit turq”, tha Pavlopulos.
Sigal