Prej 4 muajsh, po zbatohet urdhri i “shushunjës” Ilir Beqja, për bllokimin e rimbursimit të ilaçeve të diabetit

714
• Ky urdhër po mbahet ende në fuqi edhe prej “Ministrit teknik” të “Republikës së Re”, një mjek në profesion, i cili siç duket nuk vuan as nga diabeti dhe as nga financat familjare 
• Rezulton se 60% e të sëmurëve me këtë sëmundje nuk i blejnë dot ilaçet me çmim të plotë dhe detyrohen të mos i marrin ato e, për rrjedhojë, mbeten pa mjekim! 
Skandal-krimi që po “vret” dhe po zhvat përditë të sëmurët kronikë me diabet, ka lidhje me faktin që prej 5 muajsh kësaj kategorie të sëmurësh në Shqipëri, nuk po u rimbursohen ilaçet dhe barnat e tjera, sidomos Insulina dhe “Penat”. Këta të sëmurë, prej 4 muajsh po detyrohen t’i blejnë me çmim të plotë, pa asnjë qindarkë rimbursim ilaçet dhe gjithë barnat e tjera plotësuese, që shërbejnë për mbajtjen nën kontroll të kësaj sëmundjeje, por edhe për parandalimin tek të sapo-prekurit nga diabeti, kur dihet që mjekimi për diabetin rrit me 25% koston e shpenzimeve të përditshme për një familje të sëmuri me diabet, e cila ka nivel të ardhurash minimal! Ky rimbursim është bllokuar! Shkak është një urdhër që ka firmosur “shushunja” e koncesioneve dhe e tregut të brendshëm e të importit të ilaçeve, sipas të cilit qysh prej muajit shkurt 2017 është bllokuar rimbursimi i ilaçeve të diabetit, por edhe rimbursimi i ilaçeve për sëmundjet e tjera të rënda e ato kronike! Shqetësim është rimbursimi për ilaçet e diabetit, të cilat kushtojnë shtrenjtë, por që pacientët po detyrohen t’i blejnë me 100% të çmimeve të tregut të farmacive, të cilat luajnë rolin e dyqanit! Sipas informacionit të “Telegraf”, rezulton se ky urdhër bllokimi është nxjerrë 4 muaj më parë, prej “shushunjës” së pacientëve shqiptarë e të fondeve të mjekësisë shqiptare, tenderxhiut Ilir Beqja, i cili ka urdhëruar që rimbursimi të mos bëhet, deri sa të hartohet lista e re ilaçeve që do të rimbursohen! Mirëpo lista e re nuk po del qëllimisht, mbasi “çelësin” e pazareve të biznesit të ilaçeve jetike, po vazhdon ta komandojë Ilir Beqja, që me këtë bllokim rimbursimi u krijon privilegje përfitimi të majme tregtarëve dhe ortakëve të ilaçeve të diabetit e të ilaçeve të sëmundjeve të tjera të rënda, duke detyruar mijëra pacientë, që t’i blejnë ato me çmime të plotë tregu, pa asnjë qindarkë rimbursim! Mirëpo, sipas informacioneve, rezulton se 60% e të sëmurëve me këtë sëmundje, nuk i blejnë dot ilaçet me çmim të plotë dhe detyrohen të mos i marrin ato e, për rrjedhojë, mbeten pa mjekim! Urdhri i “shushunjës” Ilir Beqja, po mbahet ende në fuqi edhe prej “ministrit teknik” të “Republikës së Re”, një mjek në profesion, i cili siç duket, nuk vuan as nga diabeti dhe as nga financat familjare! Ilaçe të tilla si Insulina, Glinidet, Akarboza, sulfoniret, Biguanidet, Alfa-Glukozëndalues, Thiscolindinidio e deri tek “Pena”, janë jetike për të sëmurët me diabet dhe prandaj tregu i ka vendosur me çmime të larta, për këtë arsye edhe shteti i rimburson ato. Por, rimbursimin e bllokon Ilir Beqaj sipas pazareve që bën me grostsitët dhe depot farmaceutike, duke pasur edhe fuqinë e urdhrave edhe tani që nuk është më ministër! Ka “zëra” që thonë, se paçka që pacientëve nuk u bëhet rimbursimi, tregtarëve dhe farmacive u bëhet vlera rimbursuese me letra false, sikur shitja e ilaçeve bëhet me rimbursim. Ky denoncim që është bërë prezent edhe në media, duhet të hetohet nga shërbimi i anti-krimit ekonomik-financar, mbasi thuhet se nën dirigjimin e Ilir Beqajt, me rimbursimin fals të ilaçeve, po ndodh si para 2 vitesh! Kujtojmë, që gazeta “Telegraf”, në datën 20 janar 2014 ka denoncuar këtë fakt: Çdo muaj në Shqipëri, deri në janar 2014, vetëm nga një monopol me inicialet “P.P”, importoheshin 10 mijë ilaçe “Insulinë”, por “çuditërisht” në letrat e farmacive, në llogaritë e ISKSH dhe në buxhetin e shtetit, rimbursoheshin 26 mijë ilaçe “Insulinë”! Flitet, se në letra importi, deklarohen vetëm 30% e “Pena”-ve dhe 20% e Insulinave, ndërsa në letrat e shitje-rimbursimeve të tyre për pacientët, rezultojnë 100% sasive faktike ilegale që futen dhe kjo provohet nga recetat e rimburismit të pacientëve, të cilët janë më tepër se sasi e deklaruar e futur nga importi! Ku i gjetën farmacitë? ! Në vijim, do të trajtojmë falsitetin dhe mashtrimet me recetat elektronike, të cilat thuhet se menaxhohen e komandohen prej bosëve të tregut të ilaçeve, pas pazareve që janë ende në fuqi me ‘shushunjën” Ilir Beqja… 
Sigal