Pranga një të riu, dyshohej për lidhje me terrorizmin

431
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për terrorizëm, në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.
Sipas informacioneve të policisë së Kufirit dhe Migracionit bëhet e ditur se ai është arrestuar në bazë të një fletë-arresti ndërkombëtar i cili ishte lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Ai dyshohet se është përfshirë në veprat pjesëmarrje dhe organizim në grupet terroriste. 
Sigal