Prag tragjedie në Itali, prishet soba me dru, asfiksohet familja shqiptare me 6 anëtarë

633
Problemi me sobën e druve për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi në një familje shqiptare, e cila jetonte në Itali. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 në një apartament në Santa Giustina, ku gjashtë anëtarët e një familje kanë pësuar helmim nga monoksidi i karbonit.
Të gjashtë pjesëtarët e familjes, bashkëshorti 44-vjeçar, gruaja 38-vjeçare, dhe katër fëmijët e tyre të moshës 5 deri në 17 vjeç, janë dërguar në gjendje të rëndë në spital. Fatmirësisht, fëmijët paraqesin një gjendje më të stabilizuar, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sipas mediave italiane, shkak për helmimin e tyre dyshohet të ketë qenë keqfunksionimi i sobës me dru.
Sigal