Policia turke arreston një të dyshuar që ka lidhje me atentatin në Stamboll

458
Policia turke arrestoi një të dyshuar që lidhet me atentatin kamikaz që shkaktoi vdekjen e 10 personave, tetë prej të cilëve turistë gjermanë, në qendrën historike të Stambollit, njoftoi sot ministri turk i Brendshëm, Efkan Ala.
“Një person u ndalua dje në mbrëmje pas këtij sulmi. Hetimi vazhdon”, shtoi Ala për shtypin, në përfundim të një takimi me homologun gjerman, Thomas de Maiziere.
“11 persona, nëntë prej të cilëve gjermanë, një novegjez dhe një peruan, ndodhen ende në spital”, theksoi ministri turk duke shtuar se gjermanët ishin në gjendje të rëndë.
Sigal