Policia, pensioni suplementar për çdo vit pune dhe moshën

480
Qeveria pritet të miratojë një projektligj të posaçëm për pensionin suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit. Në draftin e propozuar prej ekspertëve është parashikuar mosha e përfitimit të pensionit si dhe ndihma ekonomike në rast të sëmundjeve.

Mosha
Në projektligj parashikohet që “punonjësi i policisë ka të drejtë të dalë në pension shërbimi kur ka plotësuar 25 vite vjetërsi shërbimi dhe moshën 55 vjeç për meshkujt dhe 50 vjeç për femrat”. Masa e pensionit suplementar do të jetë 65 për qind e pagës mujore të muajit të fundit. Por në rast se një punonjës do të rrijë në detyrë më shumë se 25 vite, ai do të ketë shtesë në pension. “Për çdo vit shërbimi mbi 25 vjet masa e pensionit rritet me 1 për qind të pagës, por nuk duhet të kalojë 75 për qind të pagës mujore të muajit të fundit”, thuhet në propozim. 
Sigal