Policia nuk i ndahet dy shqiptarëve në Itali, i kap me 2 mln euro heroinë në banesë

519
Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane ne Padova pasi akuzohen si trafikantë droge. Media italiane PadovaToday shkruan se në banesën e B.A 33 dhe K.D 32 vjeç janë gjetur rreth 60 kg heroinë me vlerë përfitimi në treg mbi 2 milionë euro.
Prej vitesh banorë në qytetin e Padovës, dy shqiptarët fshihnin në apartamentin e tyre heroinë të paketuar në pako të vogla.
Që prej korrikut të 2017, autoritetet italiane po ndiqnin dy shqiptarët pas shkatërrimit të një bande trafikantësh droge që çoi në arrestimin e 8 personave e denoncimin e 4 të tjerëve.
Të gjithë ishin shtetas shqiptarë vetëm njëri prej anëtarëve të bandës ishte shtetas italian nga qyteti i Padovas.
Në banesën e shqitparëve të arrestuar u gjetën dhe instrumente për përgatitjen, presimin e konfeksionimin e heroinës. Të rinjtë shqiptarë janë tashmë në paraburgim në pritje të dënimit të tyre.
Sigal