Sigal

Policia shqiptare ka krthyer mbrapsht në Kakavijë 5 persona që kërkonin të hynin në Shqipëri për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore për ekstremistin grek Kostandinos Katsifas i cili u vra nga policia shqiptare në Bularat gjatë një shkëmbimi zjarri.

Mes 5 personave të cilëve u është refuzuar hyrja është edhe një gazetar.

5 personat që janë refuzuar të futen në Shqipëri janë konsideruar të rrezikshëm për rendin dhe sigurinë kombëtare pasi kane qenë pjesëmarrës aktiv edhe në varrimin e Katsifas.

Policia kufitare ka vendosur të mos lejojë asnjë person të dyshuar të hyjë në territor me qëllim pjesmarrjen në ceremonine e neserme.

Një nga këta të 5 personat është i shpallur ‘non grata’ herën e fundit në varrimin e atij.