Pogradec, përplasen për vdekje një çift të moshuarish

432
Një aksident i rëndë me pasojë dy të vdekur është regjistruar gjatë orëve të mbrëmjes së të premtes në fshatin Gështenjas të Pogradecit. Mësohet se një çift të moshuarish janë përplasur nga një automjet, ku për pasojë kanë gjetur vdekjen. Policia ka bërë të ditur se viktimat janë Feride dhe Neki Rexhollari, 73 dhe 80 vjeç, të cilët në momentin e aksidentin kanë qenë duke ecur në këmbë. Forcat e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes dhe shoqëruan drejtuesin e mjetit CA 258 BB, Arian Çela, 28 vjeç. Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta.
Sigal