Plantacionet e drogës/ Prokuroria merr nën hetim të gjithë shefat e policisë

439
Sigal

Një hetim i paprecedentë ka nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Pas sinjalizimit se kultivimi i kanabisit në të gjithë vendin po bëhet nën mbikqyrjen e efektivëve të policisë, prokuroria ka nisur hetimet për drejtorët dhe shefat e komisariatit në të gjithë vendin. Të gjithë të dyshuar për bashkëpunim me kultivuesit e drogës. Faktet dhe denoncimet e bëra nga Partia Demokratike do të jenë në bazë të hetimeve të prokurorisë. Sipas partisë më të madhe në opozitë, informacionet e publikuara në media janë marrë nga shërbimet e huaja informative dhe ato vendase. ABC