Plani “Basha” për zgjedhjet e reja, Rama: Reforma nis me votat e emigrantëve

456
Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar në lidhje me debatin e hapur sot nga opozita mbi reformën zgjedhore. Rama deklaroi përmes një qëndrimi të bërë publik përmes zyrës së shtypit të Kryeministrisë, se reforma zgjedhore është pjesë e marrëveshjes së 18 majit me kreun demokrat Lulzim Basha. Ai theksoi se kjo reformë do të nisë vetëm nga vota e shqiptarëve jashtë kufijve. Ndërsa duke i kthyer përgjigje edhe kreut të demokratëve Lulzim Bashës i cili në një dalje për mediat vuri tre kushte për vënien në zbatim të kësaj reforme që të përgatiten zgjedhjet e reja parlamentare, kreu i qeverisë shkruan se idetë e një pale nuk janë kusht për të tjerët. “Reforma zgjedhore brenda paketës së 18 majit dhe nis nga Vota e Shqiptarëve jashtë kufijve. Plus: Idetë e një pale s’janë kusht për tjetrën”, tha z.Rama.
Sigal