Plagosje me thikë, arrestohet 64-vjeçari/ Detajet

81

Një 64-vjeçar është arrestuar në kushtet e flagrancës nga policia e Fierit pasi ka qëlluar me thikë një shtetas.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 16 Prilli, ndërsa burime policore bëjnë të ditur se shkak ka qenë një sherr i momentit mes agresorit dhe të plagosurit.

Policia tha se ka arrestuar shtetasin A.M, 64 vjeç, i cili qëlloi me thikë shtetasin L.T, 46 vjeç. Ndërhyrja e policisë ka shmangur një përshkallëzim të konfliktit.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën.