Plagosi me armë 19-vjeçarin që i kishte shkuar në shtëpi, policia i gjen dy pistoleta autorit

545
Disa orë pas ngjarjes së ndodhur në fshatin Fermë-Çlirim të Fierit, policia ka publikuar detaje të tjera, ndërsa në pranga është vënë autori i plagosjes me armë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e autorit, shtetasit me inicialet E.H.
“Në vijim të veprimeve të kryera për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, ku më datë 30.01.2018, rreth orës 15.45 , është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasit R.Gj,19 vjeç, banues në Fier, rezultoi se:
Shtetasi E.H, dyshohet se në banesën e tij ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin R.Gj”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar 2 pistoleta dhe një sasi fishekësh.
Gjithashtu janë shoqëruar edhe 3 shtetas të tjerë të cilët kanë dijeni për ngjarjen dhe po punohet për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sigal