“Plaga” e pronave “kurohet” me 1.2 milionë gjyqe, por… pas 190 vjetësh

    49
    Pronarët, të cilët padrejtësisht quhen “ish-pronarë” e kanë mirëpritur reformën e bujshme të deklaruar me guxim nga kryeministri Edi Rama, për të rikthyer të drejtën e pronës dhe pronën tek i zoti, duke rishikuar dosjet e trajtimit të kthimit dhe kompensimit të pronave të sekuestruara 70 vite më parë prej ish-regjimit komunist. Është një aksion që duhet nisur e duhet çuar deri në fund. Por kur do jetë fundi kohor i zgjidhjes së këtij problemi të madh social, konfliktual e ekonomik kombëtar, që është bërë lëmsh e gangrenë, që ka futur mijëra individë e familje në konflikt për pronat me afro 8000 mijë viktima e 50 mijë familje në hasmëri? Ka një fakt, të dy pushtetet politike e ekzekutive majtas e djathtas në këto 25 vite, kanë qenë “mendjet dhe duart” që e kanë futur procesin e mos-kthimit dhe mos-kompensimit të pronave në një labirinth ligjesh, vendimesh, dosjesh, shkresash e gjyqesh pa fund, duke lodhur, stresuar, konfliktuar e futur në shpenzime kolosale ish-pronarët dhe zaptuesit e pronave të tyre. 
    Ligji 7501, ose “kazma”, që hapi “gropën e zezë” të masakrës me pronat
    Në vitin 1991 miratuan Ligjin Nr. 7501 të ndarjes së tokës bujqësore për familjet kooperativiste në fshat dhe për familjet fermere në qytet, nisi të hapet e mahiset “plaga” e madhe e pronave në Shqipëri. Tokat iu dhanë falas me sipërfaqe në bazë të anëtarëve të familjes, atyre që ishin punonjës fermash e kooperativash, trojet u tjetërsuan me letra false në pasuri jo për të zotët e tyre, por për “më të zotët” që i zaptuan me dosje të falsifikuara. Me këtë ligj, shteti u mohoi dhe u grabiti pronën pronarëve legjitim, tamam si me reformën komuniste të vitit 1945 dhe ka nxitur e hapur luftën civile mes familjeve dhe fiseve të pronarëve legjitimë, poseduesve dhe hajdutëve të pronave, me pasojë mbi 8000 viktima e mbi 280 mijë familje të futura në hasmëri “pushke” në këto 22 vite. Ligji 7501 është atakuar në Shqipëri me mbi 53 milionë procese gjyqësore në gjykatat e të gjithë niveleve, të cilët vazhdojnë akoma. Tashmë, pas 25 vitesh, qeveria “Rilindja” ka vendosur ta ndal masakrën me pronat dhe siç thotë ajo, të kthej pronën tek i zoti, ose si pasuri fizike, ose si kompensim financiar, atje ku këto prona janë zënë prej objekteve publike. Ky aksion “pastrimi i moçalit” të katrahurës së moskthimit dhe mos kompensimit të pronave, sipas kryeministrit Edi Rama, do të nis me procesin për hapjen dhe verifikimin e dosjeve të gjykatave për pronat, të Komisionit të Kthimit të Pronave në qendër e në qarqe, të komisioneve të pronave në bashki e komuna, duke verifikuar çdo proces në lidhje me pronat. Po sa kohë, kërkon ky verifikim dhe rikthim të së drejtës së pronës tek i zoti? 
    “Plaga” e madhe e pronave “kurohet” me 1.2 milionë gjyqe, por… pas 190 vjetësh
    Është një volum pune që kërkon kohë dhe administratë të stërmadhe juridike e ekzekutive për të realizuar aksionin e verifikimit të dosjeve të kthim-kompensimit të pronave. Sipas ekspertëve të drejtësisë, për të pastruar “pusetën” e procesit korruptiv e kriminal të dosjeve të pronave në Shqipëri, duhet shume vite. Është një volum i stërmadh dosjesh gjyqësore, dosjesh të komisionit të pronave, dosjesh të komunave e bashkive, të arkivës së shtetit, madje edhe të prokurorisë e cila ka të konservuar e në trajtim prej 25 vitesh në inventarin e saj mbi 40% të dosjeve të pronave që kanë pasur falsifikime emrash, sipërfaqesh, hartash, mbivendosje etj. Ka një fakt: Ligji 7501 është atakuar në Shqipëri me mbi 53 milionë procese gjyqësore në gjykatat e të gjithë niveleve në të gjithë Shqipërinë, të cilët vazhdojnë akoma. Ende në dosjet e prokurorisë janë 230 mijë denoncime për falsifikime e grabitje pronash me letra false, denoncime që kanë si subjekt edhe arkivën qendrore, arkivat rajonale, komunat, bashkitë, prefekturat, qarqet, hipotekat dhe kadastrat. Sipas një llogarie, mbështetur në volumin e madh të dosjeve problematike të pronave që nuk kanë kthyer por ka grabitur pronat, rezulton se “plaga” e madhe e pronave në Shqipëri, do të “kurohet” me 1.2 milionë gjyqe të rregullta e të drejta në të gjithë shkallët e gjyqësorit, por… pas 190 vjetësh, duke futur në punë 12 ekipe gjyqtarësh, prokurorësh, hartografësh, juristësh, ekspertësh kriminalë me mbi 3000 të tillë, të cilët mund ta realizojnë këtë aksion minimalisht pas… 190 vitesh punë intensive, me kosto 2.2 miliardë dollarë shpenzime adiministrative. Këtë afat kohor, vlerë financiare dhe numër punonjësish drejtësie e specialistë të kthimit të pronave, kërkon ky aksion. 
    Aksioni duhet të nis nga respektimi i vendimeve të Gjykatës së Strasburgut 
    Nëse aksioni për hapjen e dosjeve kriminalizuar të pronave do të nis, duhet të nis nga zbatimi i vendimeve të Gjykatës së Strasburgut, janë shumë vendime, me një kosto të lartë financiare për buxhetin e “shkrehur” të shtetit shqiptar i cili nuk ka fuqi të paguaj as shpronësimet e tokave që po bënë për interesa publike me çmime deri në 120 lekë metri katror në zona të ndryshme e deri në 500 lekë metri katror në periferi të Tiranës. kujtojmë, që deri në qershor të vitit 2015, Gjykata e Starsburgut ka futur në proces trajtimi edhe 179 kërkesë-padi të reja të ish-pronarëve shqiptarë, 42 prej të cilave janë fituar nga pronarët legjitimë, por që nuk po ekzekutohen nga shteti shqiptar. Brenda muajit dhjetor 2015, burime nga Strasburgu deklarojnë se kjo gjykatë do të nis edhe trajtimin e 22 dosjeve të tjera për pronat e grabitura e të mos kthyera. Gjykata e Strasburgut, i ka kërkuar shtetit shqiptar dy zgjidhje: Të zbatoj urgjent vendimet e shpallura prej saj dhe të nis kompensimin financiar e fizik për pronat e tjetërsuara, të liroj tokat e zaptuara si dhe të kthejë tek pronarët, pronat që janë të lira, përpara se të dalin vendimet e reja të Strasburgut, të cilat sipas një parashikimi shkojnë në vlerën mesatare 87 milionë euro të tjera. Sipas regjistrit të Gjykatës së Strasburgut, deri në fund të vitit 2014 pranë kësaj gjykate janë futur në proces gjykimi 439 dosje pronash të shqiptarëve, nga të cilat 35% janë për shkelje të drejtave të individit, 42% janë për shkeljen e të drejtës së pronës ndërsa 23% për zaptim prone me ligj shqiptar. Deri në fund të vitit 2013, shteti shqiptar ka zbatuar gjithsej vetëm 3% të këtyre vendimeve, ose 14 vendime të Strasburgut, dhënë “për kompensim financiar”, si dhe vetëm me 15% të masës së kompensimit financiar ndaj pronarëve që kanë fituar gjyqet në Strasburg., Por nuk ka zbatuar asnjë vendim për kompensim fizik, ose kthim prone. 
    —————————————————
    Aksioni për pronat, kërkon shfuqizimin e këtyre 22 ligjeve antikushtetuese që kanë mbështetur lojën e mos-kthimit të pronave
    1. Ligji nr. 9235, datë 29.7.2004
    2. Ligji nr. 9235, datë 29.7.2004
    3. Ligji nr. 9482/2006, Nenet 16, 28/1 dhe 34
    4. Ligji Nr. 7501 datë 19. 07. 1991: “Për Tokën”- ndryshuar me 11 ligje gjatë periudhës 1991-2013.
    5. Ligji Nr. 7843, datë 13. 07. 1994: “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, ndryshuar me 6 ligje gjatë periudhës 1994-2007 – i shfuqizuar me hyrjen në fuqi të ligjit të ri Nr. 33/2012, datë 21.3.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”.
    6. Ligji Nr. 7699, datë 21. 04. 1993: “Për kompensimin në vlerë te ish-pronarëve të tokës bujqësore”- ndryshuar me 3 ligje në vitin 1995.
    7. Ligji Nr. 1254, datë 19. 10. 1995: “Për kompensimin e ish-pronarëve të trojeve të zëna, të tokës bujqësore dhe jobujqësore, me troje në zonat turistike dhe në qendrat e banuara“(ende në fuqi)- ndryshuar me 5 ligje në vitet 1995-1998. 
    8. Ligji Nr. 8053, datë 21. 12. 1995: “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”- ndryshuar me 2 ligje gjatë periudhës 1995-2012.
    9. Ligji Nr. 256, datë 13. 04. 2010: “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave”.
    10. Ligji Nr. 7983, datë 27. 07. 1995: “Për shitblerjen e tokës bujqësore, livadheve dhe kullotave”
    11. Ligji Nr. 8318, datë 01. 04. 1998: “Për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore,të livadheve dhe kullotave që janë pasuri shtetërore”- ndryshuar me 1 ligj të vitit 1998.
    12. Ligji Nr. 7980, datë 27.7.1995: “Për shitblerjen e trojeve”- ndryshuar me 1 ligj të vitit 1997.
    13. Ligji Nr. 7848, datë 16. 08. 1994: “Për shpronësimin për interes publik, si dhe për marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë së paluajtshme”.
    14. Ligji Nr. 8561 datë 22. 12. 1999: “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”.
    15. Ligji Nr. 8743, datë 22. 02. 2001: ”Për pronat e paluajtshme të shtetit”- ndryshuar me 1 ligj të shkurtit të vitit 2006.
    16. Ligji Nr. 8744, datë 22. 02. 2001: ”Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në qeverisjen vendore”-I ndryshuar 2 herë gjatë periudhës 2001-2007.
    17. Ligji Nr. 9235, datë 29. 07. 2004: “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës” (në fuqi) – I ndryshuar me 9 ligje dhe 2 vendime të Gjykatës Kushtetuese gjatë periudhës 2004 – 2012.
    18. Ligji Nr. 9235, datë 29.7.2004: “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës”.
    19. Ligji Nr. 9482, datë 03.04.2006: “Për Legalizimin, Urbanizimin dhe Integrimin e Ndërtimeve pa leje”, ndryshuar me 4 ligje dhe 1 vendim të Gjykatës Kushtetuese gjatë periudhës 2006 – 2012.
    20. Ligji Nr. 256, datë 13.4.2010: “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave”.
    21. Ligji Nr. 33/2012, datë 21. 03. 2012: “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”. 
    22. Ligji Nr. 9948, datë 07. 07. 2008: “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, ndryshuar 1 në mars të vitit 2012.
    ——————————————————
    “Gropa e zezë” e mos-kthimit të pronave është realizuar qëllimisht me këto 9 skema abuzimi
    1. Mos-përcaktimi i saktë dhe përfundimtar i sipërfaqeve të tokës pronë shtetërore e pa trajtuar nga ligjet e mësipërme.
    2. Cënimi i sipërfaqes së kaluar AKKP-së me VKM nr. 686, datë 18.06.2008 “Për krijimin e fondit të kompensimit fizik nga fondi I tokës bujqësore” me motiv: Për fond fizik për kompensimin e ish-pronarëve, gjë e cila bëhet evidente me VKM nr. 459, datë 22.05.2013 “Për një ndryshim në fondin e kompensimit fizik të krijuar nga fondi I tokës bujqësore”, ku hiqen nga ky fond 520.64 ha tokë bujqësore, Sipërfaqe e cila me VKM nr. 45, datë 29.01.2014, ka kaluar në administrim të Ministrisë së Bujqësisë;
    3. Në këtë kuadër komunat, DSHP-të, DAMT nuk japin informacion kërkesave të dërguara nga AKKP për gjendjen juridike, fizike për sipërfaqet e pretenduara nga trashëgimtarët e subjekteve të shpronësuar, për faktin e thjeshtë sepse këto sipërfaqe jepen më qira personave të tretë juridik a fizik;
    4. Kjo reflektohet edhe në përgjigjet e ZVRPP-ve të cilat, shpesh janë me mangësi për zona të veçanta pasi nuk ka një koordinim komunë, qark dhe ZVRPP.
    5. Nivel shumë i ulët i regjistrimit të pronave në ZVRPP nga njësitë e qeverisjes vendore.
    6. Arsyet e vonesave janë tarifat e regjistrimit dhe mospërputhja e hartave, sidomos me transferimin e sipërfaqeve pyjore.
    7. Inventarizimi i pronave troje, tokë bujqësore, sheshe, rrugë, etj në klasa në ato zona ku mungon regjistrimi fillestar.
    8. Mospërputhja e përmasave të pronave sipas hartave komunë-bashki-hipotekë.
    9. Konfliktet midis njësive të qeverisjes vendore për kufirin ndarës midis tyre. 
    ———————————————————–
    Skandali/ Ligji Nr. 9235, datë 29.7.2004 ka ndryshuar… 12 herë, nuk është zbatuar as 1 herë
    1. Ndryshuar me Vendim të Gjykatës Kushtetuese Nr. 26, datë 02.11.2005
    2. Ndryshuar me Ligjin Nr. 9388, datë 04. 05. 2005
    3. Ndryshuar me Ligjin Nr. 9583, datë17. 07. 2006
    4. Ndryshuar me Ligjin Nr. 9684, datë06. 02. 2007
    5. Ndryshuar me Vendim të Gjykatës Kushtetuese Nr 11, datë 04. 04. 2007
    6. Ndryshuar me Ligjin Nr. 9898, datë 10. 04. 2008;
    7. Ndryshuar me Ligjin Nr. 10095, datë 12. 03. 2009
    8. Ndryshuar me Ligjin Nr. 10186, datë 5.11.2009
    9. Ndryshuar me Ligjin Nr. 10207, datë 23.12.2009
    10. Ndryshuar me Vendim të Gjykatës Kushtetuese Nr 27, date 26.05.2010
    11. Ndryshuar me Ligjin Nr. 10308, datë 22. 07. 2010
    12. Ndryshuar ne Vendim të Gjykatës Kushtetuese Nr 43, datë 06.10.2011 
    —————————— 
    Rama ngriti në Vlorë “flamurin” e mbrojtjes së pronave
    Kryeministri Edi Rama, 3 ditë më aprë, deklaroi në Vlorë, “shpalljen e pavarësisë” së pronës. Në një konferencë ndërinstitucionale, me temë “Mbrojtja e Pronës”, ku u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes disa institucioneve, përfshi Policinë e Shtetit, Prokurorinë e Përgjithshme, Avokaturën e Shtetit dhe Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, me synim kthimin e ligjshmërisë në kthimin dhe kompensimin e pronave. Kyeministri Edi Rama e cilësoi çështjen e pronave,një prioritet të qeverisë së tij,që me ardhjen në pushtet, ndërsa shtoi se jo pa qëllim është zgjedhur Vlora,për ta nënshkruar këtë marrëveshje ndërinstitucionale, si qarku më problematik lidhur me çështjen e pronave. Sipas Ramës, me anë të marrëveshjes së nënshkruar, do të garantohet një bashkëpunim i përditshëm, për t’u hedhur ne kundërsulm ndaj grabitësve dhe falsifikatorëve të pronës. Çështja e pronës është një proces mjaft i zvarritur në vite dhe problem për integrimin e vendit në BE. Sipas Edi Ramës, prona është një nga kushtet themelore për të qenë shtet demokratik, çështja e të drejtës është edhe prioritet, edhe detyrim që kemi ndaj gjeneratave që vijnë dhe se Shqipërua nuk mund të jetë më, vendi ku grabitësit dhe falsifikatorët të gëzojnë produktin e mashtrimit të tyre. Lufta për mbrojtjen e pronës nuk është vetëm luftë kundër grabitësve. Rama ka deklaruar, se ky aksion kombëtar i nisur prej qeverisë është së pari edhe luftë ndaj gjyqtarëve, të cilët me vendimet që kanë dhënë, shpesh të formës së prerë, janë aktualisht të pandëshkueshëm. Por vetëm aktualisht ama”