Pishina e sporteve ujore e kompleksit olimpik, tregues se noti bëhet sporti parësor në Shqipëri

782
Kryeministri Edi Rama inaguroi dje në Tiranë dy projekte të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndërtimin e parkut olimpik dhe kopshtin zoologjik. Ky inagurim u bë edhe në kuadrin e fushatës elektorale, ku u prezantua edhe programi elektoral i kandidatit të ASHE për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. Në ceremoninë e inagurimit të punimeve të Tirana Olimpik Park, morën pjesë ministra, shumë deputetë të PS, presidenti i Federatës së Notit Shqiptar Agim Çiraku, kryetari i FSHF Armando Duka, etj. Kryeministri Edi Rama theksoi se, ashtu si kopshti zoologjik i kryeqytetit, edhe sporti ishte lënë në harresë. Rama premtoi se në këto 4 vjet do të bëhet më shumë punë sesa janë bërë në vitet e tij si kryetar bashkie. “Unë jam veçanërisht i kënaqur, sepse sot bëjmë një hap shumë të rëndësishëm në drejtimin e duhur për sportin. Por nga pikëpamja personale ndjehem më mirë sesa dje, sepse me këtë hap nderojmë edhe ato gjenerata sportistësh, kampionësh, të cilët edhe pse sot nuk janë më aktivë në fushën e antagonizmit sportiv, vazhdojnë të jetë aktivë në përpjekjen për të dhënë eksperiencën e tyre tek më të rinjtë dhe mbeten prej vitesh, krejt të palumtur me faktin që sporti është lënë tërësisht në harresë me vite të tëra dhe praktikisht i ka munguar prej një kohë të gjatë, jetës komunitare, jetës në shkollë, jetës së përbashkët. Unë jam i bindur që ky projekt, do të jetë, një gur i rëndë themeli për këtë kapitull të ri që ne kemi hapur për sportin. Sot i hapim rrugë një projekti kompleks, që transformon gjithë këtë territor të rrënuar dhe të braktisur,- i cili lindi si një hapësirë sportive në vitet ’80-të – në një hapësirë sportive të rilindur, ku do të ketë vend për shumë kategori sportistësh dhe dashamirësish të sportit.
Projekti i Tirana Olimpik Park
Në këtë Park Olimpik të kryeqytetit, të gjitha federatat shumësportëshe do të kenë hapësirën e tyre dhe të gjitha sëbashku do të krijojnë një pol tjetër administrativ të sportit, nën ombrellën e Komitetit Olimpik. Projekti i Tirana Olimpik Park do të financohet me 6 milionë dollarëve nga buxheti i shtetit. Do stërvitetn të gjithë sportistët e të gjitha llojeve të sportit. Do të krijojë hapësira bashkëkohore për të gjitha llojet e sportit. Do vijohet me sporte ujore, një pishinë e mbuluar dhe një tranpolinë të standarteve olimpike, pasi sporti i notit shqiptar kohët e fundit ka arritur rekorde kombëtare e ndërkombëtare, duke u bërë sporti parësor në Shqipëri. Do ketë sallën e lojrave me dorë, një minipallat sporti për volejbollin, bashketbollin. Një pistë për atletikën me parametra olimpike. Qëndrën e grumbullimit të sportistëve me parametra bashkohore dhe me të gjitha funksionet e shërbimet e nevojshme. Godinën e të gjitha federative të sporteve, si edhe sallën e mundjes dhe të peshëngritjes, etj. 

Flasin për “Telegraf”/ Agim Çiraku, president i Federatës Shqiptare të Notit: Noti ynë ka arritur rekorde dhe bëhet konkurues në aktivitete ndërkombëtare
Noti shqiptar këtë vit ka arritur një cilësi të re, duke konkuruar me rekorde e rezultate edhe në arenën ndërkombëtare. Një sukses i jashtëzakonshëm i notit shqiptar u arrit në turneun “Mimosa 2015” që u zhvillua në Hercegnovë, falë garimit të sportistëve të rinj në moshë, ku u morën 8 medalje të arta, 13 medalje argjendi dhe 18 bronzi, me një total prej 39 medaljesh, duke arritur kështu një paraqitje mbresëlënëse për notin shqiptar. Në Dubrovnik të Kroacisë, ditë më parë u zhvillua takimi ndërkombëtar i notit, ku figurë të mirë në këtë veprimtari bënë të gjithë sportistët shqiptarë, e sidomos notarët e Tiranës, meshkuj dhe femra, të drejtuar nga Arian Fetishaj dhe Andi Mara. Edhe rezultatet e arritura në Kampionatin kombëtar të fëmijëve, shoqëruar me rekorde, duke i shtuar këtu dhe një paraqitje shumë të mirë të Kampionatit kombëtar të notit për të rritur, tregojnë rritjen cilësore të notit shqiptar. Që tashmë gradualisht është duke u kthyer në një sport parësor në vendin tonë. Këto performanca dhe arritje janë një shembull i qartë i punës së mirë që po bëhet në këtë sport, ku çdo ditë e më shumë po vihet re një përfshirje masive e të rinjve që duan të bëhen pjesë e këtij sporti, ku me mbështetjen edhe të trajnerëve edhe të Federatës, arritjet janë të një niveli shumë të lartë, duke u matur kësisoj me notin ndërkombëtar në çdo turne. Objektivi i Federatës Shqiptare të Notit është që notarët tanë të konkurojnë në aktivitetet ndërkombëtare dhe në Olimpiada duke marrë pjesë në saj të arritjeve të tyre dhe jo me ftesa. Pishina e mbuluar që do të ndërtohet në Tirana Olimpik Park, do të ndihmojë në krijimin e kushteve më të mira për notarët, që ata të stërviten rregullisht dhe në çdo kohë. Ka ardhur koha që notin në Shqipëri e kemi ngritur në një nivel cilësor dhe konkurues në sukseset që kemi arritur edhe në aktivitetet ndërkombëtare deri tani. 
Rauf Dimraj zv ministër i sporteve: Platformë e re edukimi fiziko-sportiv në shkollat tona
Ju falenderoj shumë gazetën “Telegraf” që interesoheni, në mbështetjen e sporteve tona. Kemi një realitet të ri bashkëkohor në organizimin e zhvillimit të edukimit fiziko-sportiv në sistemin arsimor parauniversitar, ku MAS miratoi platformën e edukimit fiziko-sportiv në arsimin parauniversitar, që ka filluar të zbatohet që në shtator të 2014. Qeveria rriti orët e fiskulturës në shkolla në 3 orë në javë, kur ishin 2 orë në javë, ku në klasat e 11 e 12 ishin hequr fare. Mësuesi i edukuimit fizik për herë të parë jep mësim që në klasat fillore, ndërsa në shtator do të japë edhe në ciklin fillor 3 orë në javë të nxënësve të moshës 6-7 vjeçe. Duke iu referuar infrastrukturës sportive, kemi filluar investime të mëdha. Mbaruam së ndërtuari stadiumin e Elbasanit dhe ka filluar ndërtimi i stadiumit të Shkodrës. Ne synojmë të arrijmë që sporti, nga tre orë në arsimin parauniversitar, të kthehet në një pjesë të kurrikulës universitare. Universitetet të kenë skuadrat e tyre dhe pjesëmarrësit në këto skuadra të kenë ato avantazhe që kanë pjesëmarrësit në skuadrat sportive në universitetet e botës. Dje inaguruam edhe nisjen e punimeve Tirana Olimpik Park. Kryeministri ynë, për herë të parë është sportist , aktualisht, po i jep një mbështetje të gjerë dhe intensive sportit shqiptar, e cila ndikon drejtpërdrejt në rritjen e rendimentit fizik, psiqik, social, ekonomik të mirëqënies dhe formimin e një shoqërie europiane. Së shpejti do të fillojë zhvillimi i edukimit bazë në kopësht, duke nisur nga mosha 3,4,5,6 vjeç, një zhvillim mësimor, që do të bëhet me një tekst bashkëkohor të përmbajtjes. Qëllimi i edukimit fiziko-sportiv te të rinjtë është që veç vlerave të tjera, si të zhvillimit fizik dhe intelektual, të mënjanojmë te të rinjtë tanë, që edukohen në shkolla, veprime të shfaqura, si alkooli, duhani. Edukimi fiziko-sportiv i formuar mbi këto ide dhe praktikë që zbatojmë sot në shkollat tona, përbën një platform me vlera mbarëkombëtare dhe me interesa të shumëanshme, që formon qytetarin e vërtetë europian. Kemi 44 terrene të reja sportive, sot, të ndërtuara brenda këtyre 18 muajve. Ne do të vazhdojmë çdo ditë të rrisim financimin dhe të rrisim numrin e terreneve sportive në çdo pjesë të Shqipërisë. Ndërkohë, çdo vit, ne jemi të vendosur që të investojmë në mënyrë këmbëngulëse, për të shtuar numrin e terreneve sportive komunitare. 

Vladimir Gjonaj, drejtor i Sporteve në MAS: Gati legjislacion i ri për sportin 
Në kuadrin e 18 muajve të punës të qeverisë, dhe ne si drejtori e Sporteve të MAS jemi angazhuar dhe kemi arritur disa ndryshime të rëndësishme në kuadrin e drejtimit dhe të menaxhimit të stafit. Si fillim kemi ndryshuar, dhe kjo është shumë e rëndësishme, mënyra e menaxhimit të financimit të federative sportive, duke vënë piketa të qarta dhe paratë të shkojnë atju ku ka rezultate të ndjeshme, pa anashkaluar edhe federate të tjera. Pjesa e mirë e investimit që jepet nga taksapaguesi shqiptar të shkojë në drejtimin e duhur. Kemi përmirësuar në mënyrë të ndjeshme statusin e sportistit elitar, duke i dhënë atë vlerësim të duhur këtyre sportistëve që kanë dhënë rezultate të larta dhe duke patur një mirënjohje dhe një përkujdesje për këta njerëz. Kemi punuar në drejtimin e shpërblimit të këtyre sportistëve. Kur erdhëm në ministri ne gjetëm borxhe të kampionëve të sporteve, ta papaguara nga stafi paraardhës. Shlyem edhe borxhin e 3 viteve të kaluara, duke u dhënë atë që meritojnë sportistët elitarë. U hartua dhe u vu në zbatim edhe udhëzimi i ri për mirëfunksionimin e federative dhe për mënyrën e përdorimit të fondit grand që jep taksapaguesi. Punohet në legjislacion që federatat të jenë vërtet organe tëe pavarura dhe të mos ketë ndikim shteti në punën e tyre, por ta largojmë politikën njëherë e mirë nga puna në drejtimine federative sportive. Kemi bërë gati projektligjin për ndryshimin e ligjit për Sportin dhe e kemi çuar në parlament, ndryshime që do të rritin vlerësimin ndaj sportit dhe do të bëjnë që sportistët tanë të ndjehen më të vlerësuar e më të përkrahur nga ana e shtetit. Shuma është mbi 10 milionë euro, por duke futur edhe investimet për stadiumin e Shkodrës, shuma e investimeve shkon mbi 20 milionë euro. Këto shuma të investuara në sporte, në këto 1,8 muaj qeverisjeje, nuk janë investuar kurrë në këto 25 vjetët e fundit në infrastrukturën e Sporteve. Filloi edhe puna për Tirana Olimpik Park, që do të bëhet një kompleks sportive shumë i bukur e shumëfunksional. Në këtë ndërkohë janë ndëruar edhe 43 terrene sportive në gjithë vendin, të cilat janë financuar nga buxheti i shtetit. Projekti i Tirana Olimpik Park është shumë ambicioz, do bëhet një sallë tepër modern e lojrave me dorë, ku mund të zhvillohen të gjitha llojrat e sporteve, oqftë edhe takime ndërkombëtare. 
Viron Bezhani, kryetari i Komitetit Olimpik Shqiptar: Me Tirana Park Olimpik jemi në drejtimin e duhur
Për mua, pikënisja kryesore e fillimit të ndërtimit të Tirana Olimpik Park, ishte që me të vërtetë jemi në drejtimine duhur për të ardhmen, jo vetëm të sportit, por edhe të rinisë. Tirana Olimpik Park është një kthesë e madhe për arësye, sepse ne deri më sot kemi patur vetëm llafe, që janë thënë në shumë fushata elektorale, dhe neve, gjithmonë na kanë përdorur vetëm për votën dhe asnjëherë nuk është marrë askush seriozisht me këtë çështje. Deri tani, mund të themi me siguri, që sporti ishte lënë pas dore fare. Ktë mund ta shikojmë me gjendjen e mjerueshme të terreneve sportive aktualisht, këtë mund ta shikojmë në infrastrukturë. Unë kam qënë edhe këshilltar i bashkisë dhe shpesh herë diskutohej për projekte me kaq investime që kërkohej për sportin për 50 milionë lekë, kur me kaq para mund të bëhen 50 metra trotuarë. Një gjë e tillë është një turp I vërtetë për sportin shqiptar, sepse sporti ka vletra të jashtzakonshme. Sporti është një kthesë e mirëfilltë për vetë rininë shqiptare. Nëse ne nuk investojmë sot në sport, atëhere, rinia, do të drejtohet drejt lojrave të Fatit. Mund t’ju them që vetëm sivjet janë hapur 400-500 kazino të reja. Ky është një turp. Në vend që ta çosh rininë në rrugën e duhur, e çojmë drejt një rruge të gabuar. Ndaj gjithë sporti shqiptar i janë mirënjohës qeverisë për investimet për Tirana Olimpik Park, sepse kjo qendër shumëfunksionale sportive do t’i japë frymëmarrje, sepse deri tani themi që nuk kemi terrene sportive. Tani, të gjitha terrenet sportive në shkolla do të vihen në funksionim. Edhe ato pak terrene që janë në gjendje të mjerueshme, do të rikonstruktohen dhe do të mirëfunksionojnë dhe kështu do të nxitet edhe interesimi i prindërve, që ta çojë fëmijën në terrene të përshtatshme sportive dh eta nxitë që ai të merret dhe të aktivizohet në sporte, sipas dëshirës dhe talentit. Investojmë, gjithashtu, edhe në stadiume të reja dhe bashkëkohore, me standartet e UEFA dhe FIFA, që do të thotë, se sporti shqiptar tashmë është në rrugën e duhur. 
Sigal