PhD Anila Kalleshi: Ushqimet që mbrojnë shëndetin e zemrës dhe ulin rrezikun ndaj diabetit

838
Sigal

Në një studim me më shumë se 100.000 njerëz gjatë një periudhe 14-vjeçare, ata që kishin konsumuar më së shumti drithëra integrale si: tërshëra, orizi ngjyrë kafe, misri dhe quinoa, kishin mbetur të mbrojtur nga shumë sëmundje, veçanërisht sëmundjet e zemrës. Tërshëra është tashmë zgjedhja e parë për mëngjes tek shumë atletë dhe njerëz në dietë, ku niveli i lartë i fibrave ofron energji. Shkencëtarët kanë zbuluar se 28 gramë drithëra integrale në ditë (ekuivalente me një pjatë të vogël) e zvogëlon rrezikun nga të gjitha vdekjet me 5% , ndërsa vdekjet e lidhura me sëmundjet e zemrës për nëntë për qind. Drithërat integrale, në të cilat futen edhe krundet dhe farat, përmbajnë 25 për qind më shumë proteina sesa drithërat e rafinuara, si mielli i bardhë, makaronat dhe orizi i bardhë. Drithërat integrale mund ta rrisin densitetin mineral të eshtrave, ta ulin presionin e gjakut, t’i nxisin bakteret e shëndetshme të zorrëve dhe ta zvogëlojnë rrezikun nga diabeti. Drithërat integrale gjithashtu rekomandohen edhe në shumë udhëzime dietike, meqë përmbajnë nivele të larta të ushqyesve si zinku, bakri, mangani, hekuri. Ato e përmirësojnë nivelin e antioksidantëve që luftojnë me radikalet e lira. Ky studim, i botuar në “JAMA Internal Medicine”, tregoi se nëse më shumë njerëz zbatojnë konsumimin e rregullt të drithërave integrale, mijëra jetë mund të shpëtohen çdo vit. Sëmundjet koronare të zemrës, janë vrasësi më i madh në botë. “Personat me konsum më të lartë të drithërave integrale janë edhe më të prirë ndaj një mënyre më të shëndetshme jetese dhe dietike, kështu që nuk janë vetëm drithërat integrale përgjegjëse për uljen e rrezikut nga sëmundjet kardiovaskulare. Vendimi më i mirë është që të kaloni në produkte me miell integral, drithëra, makarona në grurë integral dhe oriz kaf.