Sigal

Deklarata e Kryetarit te Grupit Parlamentar te LSI-se Petrit Vasili per padine ndaj kryeministrit

Kjo është një nismë e përbashkët e jona. Është për të ndarë qartë prokurorinë, para së cilës janë të barabartë të gjithë shqiptarët nga prokuroria paralele e kryeministrit. Pasi ky kallëzim sot vë pëpara opinionit publik shumë qartë, që në Shqipëri funksionojnë dy prokurori. Kjo prokurori në të cilën ne kemi ardhur këtë që të bëjmë këtë kallëzim penal të cilin sapo e depozituam dhe prokuroria e kryeministrit që ka bërë edhe hetimem ka bërë edhe verifikime, ka bërë edhe ekspertizë, ka nxjerrë edhe rezultate të cilat i ka bërë publike e mbi bazën e të cilave ai mban në këmbë qeverinë e tij. Pasi ka thënë qartë që unë e kreva ekspertizën, mora rezultatet dhe ajo ishte e manipuluar dhe në bazë të kësaj unë po i rijap mbështetje politike edhe ministrit tim të Brendshëm që të vazhdojë detyrën dhe gjithë mazhorancës sime. Jo vetëm që bëhet fjalë në rast se ka, që të jem i sinqertë me ju, jam i bindur që nuk e ka, por që të fshehësh një provë, të cilën të mos e bësh publike ndërkohë që një hetim penal ka filluar është gjëja më skandaloze pasi kemi vënë qytetarët përpara dy alternativave. Një qytetar që është kryeministri që nuk përgjigjet para drejtësisë dhe qytetari i thjeshtë që shkon para drejtësisë. Ç’dua të them tjetër meqë jeni bashkë të gjithë njerëzit e mediave. Nga studiot tuaja gazetarë të cilët kanë publikuar ndonjë fakt në studio janë pyetur nga prokurorët menjëherë pas daljes së tyre nga studiot, ju e dini shumë mirë për t’u pyetur, në mënyrë korrekte ka qenë kjo punë dhe për të filluar pse jo edhe ndonjë hetim paraprak për ta. Po për kryeministrin i cili thotë se ka bërë hetimin e një ngjarjeje që tronditi vendin si ka mundësi që të heshtë. Kjop është sot vija e ndarjes, nëse përfundimisht prokuroria shqiptare ekziston apo ajo ka pushuar së ekzistuari dhe siç e kam pohuar në rastet e tjera është thjesht dhe vetëm pastaj një zyrë ndër shumë zyrat që ka kryeministria shqiptare ka.