Petrit Vasili në Fier, mes grevistëve në Zharrëz: Do keni mbështetjen e LSI për zgjidhjen e problemeve

406
Sigal

 Zëvendëskryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka
zhvilluar një takim me grevistët e urisë në njësinë administrative Zharrëz të
Qarkut Fier. Në një prononcim për mediat pas përfundimit të takimit, Vasili
theksoi se situata është tepër e rëndë dhe se kërkohet zgjidhje sa më urgjente.
Zoti Vasili, deklaroi: “Situata këtu është tepër e
rëndësi. Kërkohet zgjidhje urgjente për këtë çështje. Duhet të ngrihet
komisioni në nivel ministror dhe të shpallet gjendja e emergjencës
”,
tha Vasili. Ai deklaroi në takimin me grevistët dhe banorët, se për situatën e
krijuar në njësinë administrative të Zharrë duhet shpallur gjendja e
jashtëzakonshme dhe riparimi dhe zhdëmtimi i banesave të dëmtuara duhet bërë sa
më parë. “Të shpallet gjendja e
emergjencës për situatën e krijuar në Zharrëz. Zhdëmtimi dhe riparimi i
banesave është diçka emergjente”,-theksoi Zëvendëskryetari i LSI-së. Në
përfundim të fjalës së tij, Vasili kërkoi që të përcaktohen shkaqet e dëmtimit
të banesave dhe tërmeteve në këtë zonë. “Duhet përcaktuar përfundimisht shkaku
i tërmeteve në zonë. Të fillojë një hetim për zbatimin korrekt të kontratës
”,-
përfundoi Vasili.