Petrit Vasili: Maxhoranca me vizion të ri politik dhe ekonomik

411
Sigal

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, në një prononcim për median, është shprehur se, “qëndrimi konstant i maxhorancës për t’i mundësuar opozitës të gjithë hapësirën që asaj i nevojitet dhe që ajo e kërkon, është demonstruar gjerësisht në vendin e vetëm ku kjo punë mund të bëhet qartë , siç është salla e parlamentit”.“Nuk e shoh opozitën të bëjë pjesën e saj. Këtë nuk e them për të bërë njeriun e maxhorancës kundër opozitës, por kam vënë re bojkotime pa sens, një qëndrim të kushtëzuar pa objektiva themelore apo me një sasi të madhe sloganesh të cilat kanë shpesh një shfaqje dogmatike në këmbim të një qëndrimi parimor dhe njëkohësisht edhe qëndrime kontraversale, të cilat janë shpesh herë edhe të pakuptueshme” është shprehur ai. I pyetur për çështjen se, institucionet sipas opozitës po sulmohen, nga maxhoranca Vasili tha se, “ky problem është një problem shumë i vogël për t’u bërë një problem i madh. Ka një sforcim artificial të opozitës për ta bërë një problem të madh”. Besoj se dhe në raportet me Presidentin kanë qenë raporte tepër të kujdesshme, theksoi Vasili ndërsa shtoi se, “nuk i është marrë asnjë pushtet Presidentit, por Parlamenti sipas bindjes së tij, ka votuar ashtu sikurse maxhoranca e dikurshme, opozitë e sotme”. ka cilësuar ai”. Duke folur për lehtësitë që synohet ti krijohen biznesit fason vendas, Vasili tha se, “krijimi i paketës lehtësuese për këtë sektor,  ka qenë një proces shumë intensiv i zhvilluar në një kohë relativisht të shkurtër.  “Ne  e kemi pare biznesin fason, si një biznes  social që gjeneron një punësim të gjerë.  Pra jo vetëm për të mbrojtur rreth 100 mijë vende pune që ai ofron, por për të krijuar hapësira dhe për disa mijëra të tjerë sepse ne kemi konstatuar se ka mundësi, ka interesim nga Europa, ndaj dhe vëmendja ndaj këtij biznesi është e madhe”-tha Vasili.