Petrit Vasili:“ Fushata elektorale të mos zbehë përpjekjet për të ecur përpara në drejtim të anëtarësimit në BE”

424
Sigal

Petrit Vasili: Sondazhi i SORO-s;  mund të ishin shpenzuar në mënyrë shumë më të dobishme për të rikonstruktuar një çerdhe

– LSI-ja vijon të bëjë apel në drejtim të klasës politike që fushata elektorale të mos zbehë përpjekjet për të ecur përpara në drejtim të anëtarësimit në BE. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili kërkoi që palët politike të ndajnë problematikat e zgjedhjeve nga ato të integrimit dhe t’u përgjigjen apeleve të ndërkombëtarëve për të tejkaluar ngecjen në këtë proces. Nënkryetari i LSI-së, Vasili  theksoi se administrata nuk duhet të bëhet pjesë e fushatës elektorale.Ndaj ne bëjmë thirrje që e gjithë administrata qendrore dhe lokale të rikthehet me përqendrimin e duhur në të gjitha problemet që janë përgjegjësi shtetërore, administrative dhe burokratike. “Mesazhet për integrimin qenë të qarta, shumë të drejtpërdrejta dhe është kërkuar në mënyrë të qartë të ndahet një herë e përgjithmonë problematika e integrimit nga problematikat elektorale të këtyre zgjedhjeve, të zgjedhjeve lokale të radhës apo të zgjedhjeve të tjera parlamentare të radhës. Integrimi është një problematikë madhore e cila i krijon një dëm sistematik vendit në tërësinë e tij, qoftë në planin politik, qoftë në planin ekonomik ashtu edhe në atë social.” Petrit Vasili kritikoi edhe anashkalimin që i është bërë dekretit të ish-Presidentit Topi për emërimin e anëtarit të Gjykatës. “Lidhur me mosshqyrtimin e dekretit për gjykatësin Artan Hoxha, ne e vlerësojmë si një anormalitet, sepse çdo dekret i Presidentit ka detyrimin ligjor që të merret në shqyrtim nga Parlamenti dhe ky i fundit mund të shprehet pro apo kundër sipas gjykimit të tij, por ka detyrim ta marrë në shqyrtim dhe të shprehet me votë për të.” Ndërsa për sondazhin e publikuar pardje, zoti Vasili  tha me njëfarë ironie, se do të ishte më mirë që fondet të përdoreshin  për të ndërtuar një …çerdhe. “ Në lidhje me sondazhin e djeshëm, më vjen vërtet gjynah që janë shpenzuar para nga këta përfaqësues të fondacionit “SOROS” për një gjë që as mund ta bëjnë dhe as nuk dinë ta bëjnë. Nisur nga një optikë e tillë dhe nga nevojat e mëdha dhe të shumta që Shqipëria ka besoj që mund të ishin shpenzuar në mënyrë shumë më të dobishme për të rikonstruktuar një çerdhe diku apo pse jo një kopsht dhe besoj që qytetarët do të ishin mirënjohës sa herë që të shpinin fëmijët e tyre atje në vend që të shpenzonin para siç thashë edhe një herë në padije të plotë për të kryer një proces të caktuar profesional. Ndërkohë në 24 qershor do të ketë një rezultat të qartë, të saktë dhe jo më sondazh, i cili sigurisht do të evidentojë dhe do të kërkojë shpjegime se pse u shpërdoruan këto para”.