Petrit Vargu pyet profesor Petrelën: Mos testimi duhet të nisë nga profesorët, që kanë nxjerrë “mjekë të dobët”?

    470
    Sigal

    Edhe pse të gjitha bluzat e bardha janë kundër testimit, të paktë janë ata që kanë kurajën të përballen e të marrin përsipër edhe pasojat e të shprehurit hapur (publikisht) dhe pa asnjë ekuivok mendimin e tyre. Porse po evidentohet çdo ditë e më shumë misionari në radhët e bluzave të bardha, mjeku Petrit Vargu, i cili nuk ia “përton” edhe kolegëve të vet, ku nëpërmjet një reagimi në facebook u thotë: “Të nderuar miq dhe kolegë, do t’Ju lutesha që të mos më sillnit asnjë mesazh në Inbox. Nëse s’keni kurajo, mirë na e bëjnë. E keqja po përfiton, sepse te bluzat e bardha po mungon kurajo civile. Prandaj po bën më tepër zhurmë një degë e thatë që bie, sesa një pyll që rritet!”.  Kryeministri Edi Rama organizojë një takim me stafin e QSUT-së dhe petagoget. Ndoshta do ishte mirë që të parët të test të kalojnë pikërisht këta petagogë.. Ai shton:’Të nderuar miq! Sot në Q.S.U. “Nënë Tereza” u organizua një mbledhje në lidhje me provimin që do të japi personeli shëndetësor. Në favor të provimit u prononcua Mentor Petrela dhe ish kandidati për të marrë organizatën e PD-së në zonën e Cirkut të Tiranës para 8 vitesh. Nefrologun në fjalë e njoh mirë se në konkursin e organizuar për të fituar bursën 4 vjeçare të Qeverisë Italiane e lash 7 vende mbrapa…… Pyetjen e kam për Prof. Petrelën të cilin koha e skualifikoi jo më larg se një javë më parë, kur profesori turk të dy asistentët për të operuar nënën e kryeministrit i mori nga Turqia dhe nuk denjoi ta fusë Prof. Petrelën në sallë. Mos vallë testimi duhet të nisi nga profesorët të cilët janë përgjegjësit kryesorë që “mjekët ordinator janë kaq dobët” Përse këta mjekë nuk dalin e thonë që edhe unë jam gati të bëj testim?’

    **

    Stafi psiko-social, shkresë Drejtorisë së QSUT-së: Na përkrahni në mbrojtjen e investimit tonë profesional!

     Skandali, urdhri i Ogerta Manastirliut i kthen psikologët në regjistrues

     Psikologët, punonjës pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” i kanë kërkuar, nëpërmjet një shkrese, drejtores së QSUT-së znj. Ogerta Manastirliu, mos të prekë imazhin dhe funksionin e psikologut në shoqëri, duke i shndërruar thjesht në regjistrues. Disa muaj më parë është vendosur nga Drejtoria e QSUT-së që stafi psikosocial të punojë në rolin e regjistruesit me rotacion në urgjencën e sëmundjeve të brendshme. “Është gjykuar nga shumica e stafit që në një periudhë kohore prej 6 muajsh t’i përgjigjet ‘nevojës’ së institucionit, pavarësisht mospërputhjes profesionale. Kjo duke u bazuar në dy parime të thjeshta tolerance profesionale: 1. Nevoja e institucionit detyrë mbi detyra; 2. Njohja e situatave është kusht i domosdoshëm qoftë edhe vetëm për të ndërtuar një kundërshtim të argumentuar” thuhet në shkresën drejtuar znj. Manastirliu.

    Pozicioni i regjistruesit, për psikologët e QSUT-së, është një pozicion jashtë kompetencave dhe kontekstit. “Si profesionistë të shëndetit kemi punuar gjatë gjithë këtyre viteve përkrah mjekëve duke shfrytëzuar aftësitë tona profesionale në të mirë të pacientit, por jo vetëm. Gjithashtu, kemi punuar për studime individuale apo me stafin mjekësor të cilat janë botuar brenda dhe jashtë vendit. Profesionistë të tillë nuk munden të punojnë në rolin e regjistruesit. Ne mendojmë se kjo është një çështje shumë serioze që nuk përfshin emra dhe profesionistë të përveçëm, por prek të gjithë imazhin dhe funksionin e psikologut në shoqëri, bashkangjitur këtu një fakt shumë të rëndësishëm: QSUT është qendër klinike shëndetësore dhe ne supozohet të punojmë si Psikologë të Shëndetit” shprehen psikologët e QSUT-së.

     Uniforma

    Një tjetër shqetësim i ngritur nga psikologët e QSUT-së është dhe uniforma që duhet të mbajnë ata në ambientet e spitalit, pasi, sipas tyre, veshja profesionale e punonjësve të shëndetit, është një dhe vetëm një, përparësja e bardhë. “Ngjyra dhe formati (T-shirt polo) nuk identifikon profesionin e stafit psikosocial në kontekstin spitalor. Së pari, mendojmë se kjo uniformë nuk mbulon infeksionet spitalore ndaj të cilave ekspozohemi çdo ditë. Së dyti, impakti i menjëhershëm që jep uniforma bën që profesionisti të duket si një “animator” në pavion midis kolegëve të cilët kanë veshje profesionale. Psikologu ka ndërtuar tashmë një imazh serioz të cilin me këtë vendim ndihet i detyruar ta mbrojë. Përveç të tjerave i referohemi faktit që në mbarë botën uniforma e psikologut nëpër qendra spitalore dhe rehabilituese është një dhe vetëm një, përparëse e bardhë” thuhet në shkresën drejtuar znj. Manastirliu.

     Organizimi administrativ në QSUT, në nivel sipërfaqësor

    Roli i psikologëve është aktiv në shërbimet përkatëse në QSUT, ku ndodhet secili prej tyre, nëpërmjet një bashkëpunimi aktiv me stafet e shërbimeve. Në shkresën drejtuar znj. Manastirliu, psikologët theksojnë se kanë kaluar vështirësi dhe kanë punuar fort për të qenë, jo vetëm pjesë e atashuar, por edhe e integruar dhe e qëndrueshme në shërbim.Mbi të gjitha, çfarë ka rëndësi, është fakti se përpjekjet dhe rezultatet tona pranë shërbimeve kanë qenë kryesisht individuale, pasi organizimi i mirëfilltë administrativ ka mbetur ndër vite në nivel sipërfaqësor duke përfshirë këtu edhe formatet për dokumentimin e punës (minimumi), i cili aktualisht është për të gjithë njësoj por që çdo shërbim ka nevojë për specifikat e tij.Jashtë çdo specifike që ka të bëjë me makrosistemet dhe rotacionet e tyre: Stafi psiko-social i QSUT supozohet të jetë një potencial prurjeje idesh, mendimesh e strategjish ndihmuese për lehtësimin dhe përmirësimin e cilësisë së shumë shërbimeve, një potencial i shfrytëzueshëm në shumë mënyra profesionale te vlefshme e të domosdoshme për institucionin.Situata aktuale e organizimit (sikurse në fakt edhe e mëparshmja) e trajton këtë profesionist aspak si burim kontributi te vlefshëm sikurse mund të jetë; por si një shurdhmemec të cilit jo vetëm që nuk i kërkohet mendim (as për çështje që lidhen drejtpërdrejt me fushën e tij të veprimit), por cenohet dhe dhunohet psikologjikisht; Shumë prej nesh kanë shpresuar ndër vite që gjërat të ndryshojnë në drejtim të përmirësimit të cilësisë së punës dhe pritshmëritë tona kishin të bënin me një mirëorganizim, që më në fund, të përfshinte një motivim profesional e produktivitet real e të prekshëm” thuhet në shkresë.

    Për të gjitha këto arsye, psikologët ndjehen të zhgënjyer dhe theksojnë se pritshmëritë e tyre lidhen me mbledhje qe kanë të bëjnë me qëllime shkencore, pasurimin e shërbimeve me instrumente diagnostikues thellësisht të nevojshëm sidomos për psikologun klinicist, trajnime specifike te mëtejshme profesionale sidomos në drejtim të teknikave terapeutike etj.. Ndërkohë, sipas tyre “ajo çfarë po ndodh implikon 2 mbledhje pak minutëshe në një hark kohor 6 mujor për çështje uniforme apo gjëra të tjera pa rëndësi objektive; të cilat dhe rëndësinë subjektive e fitojnë kur shndërrohen në ngjyrë portokalli; pra kur përkeqësohen”.

    Psikologët e QSUT-së kërkojnë:

    1. Të ndërpritet cikli i urgjencës (urdhri i drejtores Manastirliu për ndryshimin e destinacionit të punës së tyre nga psikologë në regjistrues).

    2. Uniforma të jetë përparësja e bardhë me logon e psikologut (e njëjtë me profesionistët e shëndetit mendor në botë).

    3. Të mbrohet investimi i tyre profesional, me përkrahjen e drejtorisë së QSUT-së.