Petrit Ruka/ Në zemër bie shi

    560
    Sigal

    Në male bie shi, në fusha ka mjegull,

    Ti pret agimin në këmbë tek dritarja.

    Ku do shkosh sot, me kë do e pish kafen (?)

    O zot, sa e gjatë është dita përpara…

    Që tani je i lodhur, po të harrosh ke ngé,

    Do ta gjesh dhe për sot një gënjeshtër të re.

    Në korridor këpucët janë të ftohta, të presin,

    Dy arkivole të zinj që hipin e zbresin(!)

    Në zemër bie shi, në tru ke mjegull,

    -Mjaft, de! Nisu!…

                            -Të nisem?…-Në rregull !…