Petraq Risto/ Petraq Risto

    319
    Sigal

    Ata jetonin në thellësi, buzë një lumi. Azis Manari kish qenë kryeplaku i fshatit, i rëndë, i thjeshtë, trim, pa shumë fjalë. Një djalë e kish dhënë për lirinë, një vajzë e kish martuar larg, matanë jehonës së vdekjes. Si të gjithë të çarturit edhe ai e kish pësuar, madje kish vuajtur kaq shumë, saqë kishte plasuar nga marazi kur ishte plot 62 vjeç. Ishte vitit 1946 dhe asgjë e veçantë nuk kish ndodhur, vetëm që, rastësisht, në fshat ia kish behur makina me kryeministrin. Mbase e kish marrë vesh që Azisi kish vdekur, mbase e kish sjellë rruga në vendlindjen e tij. Dija, e shoqja e Azisit, ishte prerë nga i njëjti strall me të shoqin: e sertë, pa gjunjë, krenare. Nuk shkoi askund për të kërkuar ndihmë. Gjatë natës e kish menduar mirë dhe në mëngjes herët kish marrë dhe kish prishur hambarin e vetëm, i cili në atë fillim pranvere qe fare bosh. Kish zgjedhur dhogat më të mira të hambarit dhe shpejt e shpejt kish futur mes tyre Azisin e larë e të bukur. Një arkivol i thjeshtë e i çuditshëm.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf