Petraq Risto/ Ishulli i lebrosëve

    160

    Ishulli i vogël, i rrumbullakët, si tortë ditëlindjeje, ndodhej shumë milje larg linjave lundruese. Dikur banohej nga një fis i vogël, i cili nuk dinte asgjë se çfarë bëhej përtej detit e që arrinte të jetonte me pasuritë e tokës së rrumbullakët, që ata e quanin Shputa e Këmbës së Diellit, ngaqë thuajse gjithnjë shullëhej nën diell, i dehur nga gjelbërimi e gjallesat e shumëllojta. Përplasja në ishull e një anijeje me ekuipazh të vdekur, qe kontakti i banorëve me qytetërimin. Brenda në kabina gjetën sende tepër të çuditshme, por më kryesori ishte një televizor bardhë e zi, i cili filloi t’ i argëtojë pa masë, madje, ata nisën t’ i faleshin njëlloj si zotit të tyre. Mirëpo, mikrobi i kolerës, që kish shuar ekuipazhin, nisi të veprojë dhe te banorët e ishullit të vogël. Për t’i shpëtuar shfarosjes, të mbeturit, disa djem të fuqishëm, duke i thithur udhëzimet rastësisht nga televizori, morën anijen dhe u nisën në det të hapur, pa ditur se ku do të shkonin. Lemeria e vdekjes u bë dhe busull dhe timon. Po rastësisht, anija e tyre arriti në brigjet e kontinentit. Vetëm tre banorë të ishullit mbetën gjallë.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf