Peticion me 5,600 firma kundër buxhetit 2016, Të varfërit, “Mendoni për strehimin”

    444
    Në një kohë kur buxheti i vitit 2016 është duke kaluar në komisionet parlamentare, qytetarët kanë nisur nënshkrimin e një peticioni i cili synon që të detyrojë qeverinë që të ketë më shumë fonde në dispozicion për strehimin. Dhjetra qytetarë, anëtarë te komunitetit rom dhe te shtresave te varfra protestuan kete te marte para kryesise se Kuvendit, aty ku deputetet kane nisur te disktuojne projektin e buxhetit te shtetit per 2016-en.
    Në një deklaratë të shpërndarë për mediat thuhet se: “Peticioni është nënshkruar nga 5600 qytetarë dhe shpreh vullnetin e qytetarëve për të rritur buxhetin e parashikuar për strehimin social. Në projekt buxhetin aktual nuk është menduar seriozisht për shtresat e varfra”. 
    Më tej, buxhetin e hartuar nga qeveria për këtë shtresë, në peticion thuhet se “ky është një internim jashtë kufijve të një jetese normale duke i degdisur shtresat në nevojë deri në margjinalizim të përhershëm”.
    Deklarata mbyllet me një kujtesë që qytetarët i bëjnë qeverisë, lidhur me faktin se janë rreth 35 mijë familje në 45 qytete, prej të cilave kanë përfituar vetëm 5 mijë në 10 vite. 
    Sigal