Personat dhe kategoritë që kanë me shumë prioritet për marrjen e këstit të dytë

    390
    Sigal

    Flet Simon Miraka, Kreu i Institutit të Përndjekurve Politikë, për dhënien e kësteve

    Dëmshpërblimi i të përndjekurve politikë po vijon. Por ndër të gjitha kategoritë një vëmendje të veçantë ka marrë dëmshpërblimi i persona që vuajnë nga sëmundje të rënda. Në lidhje me dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë që janë të sëmurë ka folur për “Telegraf”, Kreu i Institutit të Përndjekurve Politikë, Simon Miraka.  “Personat e sëmurë duhet të paraqesin raportet mjekësore në mënyrë që më pas të marrin edhe këstin e dytë. Kjo ka filluar edhe për trashëgimtarët që kanë probleme shëndetësore”, ka sqaruar zoti Miraka. Ndërkohë që, sipas tij, kësti i dytë për personat që janë gjallë është drejt përfundimit, pastaj do të bëhen pagesat sipas radhës për kategoritë e tjera që nuk i kanë marrë lekët për këstin e dytë.

    Dëmshpërblimi për personat që nuk jetojnë

    Pas mbylljes së kësaj faze do të fillojë dhënia e dëmshpërblimit për personat që nuk janë gjallë, por që paratë e tyre do i marrin trashëgimtarët. Zoti Miraka duke folur për “Telegraf”, theksoi se, pas përfundimit të këstit të dytë për personat që janë gjallë do të fillojë dhënia e dëmshpërblimit për personat që nuk jetojnë por që lekët e tyre do t’i marrin trashëgimtarët e tyre. “Ne i kemi paraqitur një listë qeverisë të personave që kanë probleme për të marrë lekët dhe ne kanë premtuar që shumë shpejt do të fillojë dhënia e këstit të dytë. Po ashtu ligjet do të kalojnë në parlament dhe do të fillojë shumë shpejt dhe gjërat janë në vijën e duhur. Ka qenë një vendim që do të merrnin dëmshpërblim personat që ishim mbi 65 vjeç dhe ajo listë mbaroi dhe do të fillojë dëmshpërblimi për personat poshtë 65 vjeç”,theksoi zoti Miraka.

    Dosjet me mangësi

    Dosjet me mangësi janë dosje, në të cilat postohet dokumentacioni, dosje me dokumente të fotokopjuara të panoterizuara, ose ato me certifikata të fotokopjuara, të cilat nuk kanë vlerë pa u noterizuar, ose me numra llogarie, të cilat janë të hapur në monedhë të huaj – dhe kjo është e papranueshme vijojnë që të paraqiten shumë. Por dosjet me mangësi mund të jenë edhe ato ku mungojnë mjetet e identifikimit të personave që do të tërheqin paratë.