“Personalitete të Labërisë” Birçe Hasko, Moikom Zeqo dhe Agim Çiraku

    492
    Sigal

    Shoqata Kulturore Atdhetare “Labëria” vlerësoi Personalitetet e saj

    Të shtunën më datë  19 prill, ora 11:00, në ambientet e Ministrisë së Kulturës, Shoqata Kulturore Atdhetare “Labëria”   zhvilloi një aktivitet krejt të veçantë, nderoi me titujt e lartë “Personalitet i Shquar i Labërisë” Prof. Birçe Hasko, Dr. Moikom Zeqo dhe Agim Çiraku , investitor, biznesmen si dhe botues i gazetës “Telegraf”, ndërsa me titullin “Mirënjohje e Labërisë”, z. Saimir Strati, Eno Peçi dhe Novruz Dervishaj. Kjo veprimtari ishte në vazhdën e aktiviteteve të shumta që po zhvillon kjo shoqatë në prag të Kuvendit të saj të V-të, që do të mbahet në datat 24-25, maj 2014 në qytetin muze të Gjirokastrës. Këto vlerësime bëhen për të përcjellë tek brezat respektin që duhet të kenë të rinjtë, por dhe gjithë krahina e Labërisë për intelektualët që e nderojnë dhe që marrin pjesë aktive në aktivitete me karakter patriotik,  ruajtjen dhe përhapjen e traditave, dokeve, zakoneve të kësaj treve me histori të madhe. Në këtë organizim të bukur, merrnin pjesë akademikë, profesorë të fushave të ndryshme, shkrimtarë, poetë, publicistë, deputetë të Labërisë, miq dhe të afërm të atyre që u nderuan. Pjesëmarrja ishte jashtëzakonisht e madhe, ku duhet të theksojmë se, salla ishte e tej mbushur, ku shumica rrinin në këmbë, madje dhe jashtë sallës. Kjo tregon për seriozitetin që ka kjo Shoqatë në organizimin e aktiviteteve të ndryshme me karakter kombëtar. Një vlerësim specifik Kryetari i Shoqatës. Prof. Ago Nezha bëri për median, e cila ishte e pranishme gjatë gjithë takimit. Midis pjesëmarrësve mund të përmendim, Prof, Sabit Brokaj, Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit z.Bujar Leskaj etj..  Në fjalën e hapjes Kryetari Ago Nezha foli për shtrirjen e krahinës së Labërisë, rolin e saj për mbrojtjen e territoreve të vendit dhe luftërat e vazhdueshme pa asnjë kompromis të popullit të kësaj treve të lavdishme për të ruajtur, tërësinë territoriale si dhe për ruajtjen e traditave, zakoneve dhe mësimin e gjuhës shqipe. Sipas Nezhës, kjo krahinë, ka luajtur rolin më deçiziv, kur Pavarësia e Shqipërisë ka qenë në presë të briskut.

     Pozicioni gjeografik i Labërisë

    Labëria shtrihet brenda tri urave, Urës së Drashovicës, afër Vlorës, Urës së Kalasës, afër Delvinës dhe Urës së Vjosës afër Tepelenës. Brenda këtyre kontureve, d.m.th brenda vargut lëviz fjala e ëmbël: Labëri. Por qartazi, rishfaqej vijëza e tij,më tej. E vështirë ta përshkruash  imazhin e atij rripi toke  me qindra km në jug të vendit. Kufiri i krahinës jugore, që quhet Labëri. Ai është veçse një udhë-kalim, në të gjithë hapësirën që përshkruhet në mot të motit,si krahinë e Labërisë. Labëria është krahinë e madhe etnografike në Shqipërinë Jugperëndimore. Emërtimi i krahinës lidhet me emrin e hershëm etnik të shqiptarëve, “arbër”, Arbëri, Labëri, sipas ndryshimit fonetik. Labëria është krahinë e madhe etnografike në Shqipërinë Jugperëndimore. Emërtimi i krahinës lidhet me emrin e hershëm etnik të shqiptarëve, “arbër”, Arbëri, Labëri, sipas ndryshimit fonetik. Labëria shtrihet brenda tri urave, Urës së Drashovicës, afër Vlorës, Urës së Kalasës, afër Delvinës dhe Urës së Vjosës afër Tepelenës. Si kufi verior i saj merret krahu i djathtë i lumit Vjosë, ndërsa kufi jug-perëndimor merret Deti Jon. Historikisht ajo është treva e fisit të Kaonëve të periudhës ilire, ndërsa në mesjetë është vendbanim i tri fiseve arbëreshe, Grisejeve, (Lumi i Vlorës), Korvesejve (Kurveleshi i sotëm) dhe Plesejve (Krahina e Kardhiqit ku bën pjesë edhe fshati Plesat në Cepo). Labëria ka qenë në një shtrirje më të gjerë nga sa njihet sot, me unitet gjeografik, ekonomik dhe kulturor, ka pasur të drejtën e vet zakonore, mbi bazën e së cilës në tërësi edhe është vetadministruar para krijimit të shtetit shqiptar, pavarësisht pushtimit osman. Zonat kryesore etnografike që përbëjnë Labërinë janë Kurveleshi, Mesapliku, Drashovica, Topalltia, Treblova, Gorishti, Kudhësi, Lopësi, Kardhiqi, Rrëzoma, Bregdeti, Dukati. Labçe këndohet gjithashtu në Zagorie, Lunxhëri, Malëshovë, Rrëzë e Tepelenës, Dragot, Kras, Izvor, Buz, Mallakastër, zona të cilat mund t’i konsiderojmë si rrethinat të Labërisë. Popullsia labe, nëndahet në “labë kristianë” (Rrëza e Tepelenës, Zagoria, Bregu i detit) dhe në “labë muhamedanë” (blloku qendror i popullsisë). Në këndvështrimin e sotëm të ndarjes së mirëfilltë administrative, në Labëri bëjnë pjesë rrethet e Vlorës, Sarandës, Delvinës, Gjirokastrës, Tepelenës, Mallakastrës.

     Kanë thënë për Labërinë:

    Çajupi ka shkruar ekzaktësisht kështu:“Labëri sa i dua,/ Pyjet e kodrat e tua,/ Ato gryka , ato male,/ Ku dhe zogu shkon ngadalë, Shkëmbinj dhe shpella si thikë, Që t’i shikosh të vjen frikë,/Anës lumit, ndënë hije,/ Ç’faqetë një rrugë dhie,/ Rrugë e ngushtë nëpër gjemba,/ Mjerë kujt t’i shkasë këmba!”(Çajupi “Baba Musa Lakuriq” 1887 Egjipt).

    Sami Frashëri: “Lebërit janë improvizatorë të rrallë”.  Labëria nuk përbën vetëm Progonin e Përmetin, Labëria shtrihet në jugperëndim të Shqipërisë, nga lumi Vjosa në lindje e verilindje, deri në bregdet të jonit e Adriatikut, në Perëndim, ndërsa në jug kufizohet me lumin Pavëll.

     Fan Noli: Kur lëngon Shqipëria, çohet në këmbë Labëria

    Akademik Rexhep Qosja: Labëria e ka lindur dhe rilindur Shqipërinë

    Rrok Zojzi, etnograf, i cili në vitet ‘50-të ‘60-të bëri ekspedita në disa zona të Labërisë, në vitin 1962  ka përcaktuar se: “Labëria, i mbështetur në tregimet popullore ka përcaktuar si Labëri atë pjesë të Shqipërisë Jugperëndimore që shtrihet brenda tri urave: urës se Drashovicës,të Tepelenës dhe të Kalasës afër Delvinës.

    N. Myrta: Ethymologjia e  emrit Labëri: Labëria si krahinë shqiptare që nga shek. 16. përfshinte territorin e Shqipërisë Jugore, nga Vlora, deri tek kufiri grek në jug, afër Sarandës, ngjit me Gjirokastrën (Argjirën e lashtë), e zgjeruar në lindje deri në Tepelenë, mendoj se është një tkurrje e madhe historike, e historiografike, nga epokat e lëkundjeve tranzitore, nga veriu ballkanik, e mbetur si fis illirian – labeat, labeatët, deri kohëve të fundit, shihen parabolë historike, sot nga veriu e jugu i shtetit shqiptar londinez, nga Shkodra deri në Vlorë. ‘

    Rapsodi F.Brahimi: Labëri të dua shumë/si të gjithë Shqipërinë,/ ti je bukë nga ai brumë/ku rriten trimat e mire./Midis grykës shkon një lume/malet si kala te rrinë,/mbi shkëmbinjtë  e mbi Rrathune/rritet bar dhe trëndelinë./

     ****

    Birçe Hasko: “Ndjehem mirë kur më vlerësojnë lebërit e mi”

      Ky vlerësim ka ardhur në mënyrë organike. Pse e them këtë? Sepse unë jam lab nga Dukati dhe natyrisht më vjen mirë që më vlerësojnë të mitë. Çdo njeri e vlerëson vlerësimin! Dhe aq më tepër në këtë atmosferë, të këngës labe. Në këto çaste më kujtohet fëmijëria, familja dhe janë emocione të bukura sepse fëmijëria është pjesa më e bukur e jetës së njeriut. Edhe në krijimtarinë time ka ndikuar jeta si lab, sepse artisti në art nuk është i aftë të krijojë, natyrisht duke mos përjashtuar talentin. Talenti është njëshi pastaj vijnë zerot nga mbrapa. Labëria ka ndikuar në të gjithë jetën e krijimtarinë time.

     Motivacioni i çmimit

    “PERSONALITET I SHQUAR I LABËRISË

    I jepet z. BIRÇE HASKO

    Aktor i shquar e i mirënjohur popullor, Mjeshtër i Madh, Artist i Merituar, Profesor e pedagog prej mbi 45 vjetësh në Akademinë e Arteve, autor i 12 roleve në teatër dhe 31 roleve në filma artistik, fitues i disa çmimeve e medaljoneve në shkallë vendi, mbartës e transmetues i vlerave e virtyteve më të mira morale e etnozakonore labe.

     Sekretari i Përgjithshëm                            Kryetari

     Xhemil Çeli                              Prof. Dr. Ago Nezha

    Me vendim të Forumit të shoqatës, dt. 12 Shkurt 2014

    ****

    “PERSONALITET I SHQUAR I LABËRISË

    I jepet z. MOIKOM ZEQO

    Mjeshtër i Madh, personalitet nga më të shquarit e kulturës kombëtare, erudit, autor i 62 librave në poezi, prozë, studime arkeologjike e historinë e artit; autori i tre ekspozitave në pikturë, fitues i disa çmimeve të para. Një pjesë e botimeve përkthyer në 11 gjuhë të huaja.

     Sekretari i Përgjithshëm                         Kryetari

     Xhemil Çeli                         Prof. Dr. Ago Nezha

    Me vendim të Forumit të shoqatës, dt. 20 Mars 2014

     Zeqo: U jam mirënjohës për çmimin e dhënë!

    Është një nder shumë i madh për mua, një nder që unë duhet ta meritoj gjatë gjithë jetës time, deri sa unë të vdes. Shoqata Labëria është shumë më tepër se kaq, ka një konotacion më të madh, për shkak të emrit pasi Labëri është një formë gjuhësore që quhet “Metatez”, kuptimi i fjalës Arbëri. Pra, Labëri do të thotë Arbëri, Shqipëri. Labëria është ajo pjesë e atdheut tonë, që ka marrë pjesë aktive në ngjarjet më kulmore të historisë të kombit tonë në të gjitha kohërat.

     ****

    Agim Çiraku: “Nderin dhe lavdinë e Labërisë, do t’i përçojë kudo dhe kurdoherë

    Është kënaqi të gjendesh sot në këtë ambient të zbukuruar nga prania e dhjetëra –qindra bashkëqytetare të mi nga Labëria Heroike. Prania ime në këtë sallë dhe fjalët e mia nuk do të kishin shumë vlera nëse do krahasohen me vetë nderin që Shoqata “Labëria” më bëri duke më dhënë titullin e lartë “Personalitet i Labërisë”. Titulli që Ju zoti Kryetar po më nderoni do të jetë nga gjërat më shtrenjta për mua dhe mirënjohja më e madhe për të gjithë bashkëfamiljarët e mi ndër vite dhe shekuj. Ky vlerësim shkon për luftëtarët e Pavarësisë, të cilët i qëndruan afër plakut të madh Ismail Qemali. Trimave të luftës së 1920 kundër italianëve dhe në veçanti Abdurrahman Çirakut që rrëzoi aeroplanin italian me top të drejtuar nga ajri, heronjve të Luftës Nacional Çlirimtare, me partizanët dhe luftëtarët Xhule dhe Seit Çiraku etj. Me të gjithë ata që pas lufte u përpoqën me mish e me shpirt për rindërtimin e vendit ku të gjithë të ishin të barabartë. Labëria dhe lebërit janë po aq të hershëm së vetë njerëzimi, sa vetë Iliria. Por e rëndësishme është se Shoqata Labëria diti të trashëgojë, deri në ditët tona, këto vlera të pamohueshme të trevës sonë. Armiqtë dhe shovinistët nuk e kanë dashur Labërinë dhe Lebërit sepse ata nuk lejuan copëtimin e Shqipërisë dhe trojeve tona, ndaj dhe thoshin se le të ketë Shqipëri, por të mos ketë Labëri. Dhe kjo jo pa kuptim, pasi pa Labërinë shovinistët do vendosnin kufijtë në Shkumbin. Ndaj iu  premtojë që nderin dhe lavdinë e Labërisë, Vlorës dhe Lumit të Vlorës do t’i përçojë në çdo çast kudo dhe kurdoherë. Faleminderit dhe zoti e bekoftë Shoqatën “Labëria”, dhe gjithë shqiptarët kudo në botë.

    PERSONALITET I SHQUAR I LABËRISË

    I jepet z. AGIM ÇIRAKU

    Inxhinier, biznesmen, botues i gazete dhe President Federatës së Notit; lab i përkushtuar ndaj trevës së tij të Labërisë duke pasqyruar në të përditshmen e tij “Telegraf” si zë i hapur mediatik për të kaluarën e të tashmen atdhetare, kulturore dhe ekonomike të Labërisë dhe për krijuesit lab.

    Sekretari i Përgjithshëm                         Kryetari

                        Xhemil Çeli                         Prof. Dr. Ago Nezha

    Me vendim të Forumit të shoqatës, dt. 20 Mars 2014

     ****

    “MIRËNJOHJA E LABËRISË”

    I jepet z. Eno Peçi

    Ambasador i Kombit, balerin-solist i përmasave botërore, pjesë e trupës së baletit në skenën e Teatrit të Vjenës, pjesëmarrës në koncertin e madh të Vjenës si dhe në koncerte në qytete të ndryshme të botës në role kryesore, si te: “Liqeni i Mjelmave”, “Hirushja”, Eugjen Onjegin, Ana Karenina, Romeo e Zhulieta etj., duke ngritur lartë vlerat e vendlindjes së të parëve të tij, Labërisë.

    PËR SHOQATËN KULTURORE ATDHETARE “LABËRIA”

    Sekretari i Përgjithshëm                          Kryetari

                                                Xhemil Çeli                           Prof. Dr. Ago Nezha

    Vendim i Forumit të shoqatës, dt 25 shkurt 2014

     Peçi: Do të lartësoj kontributin tim dhe në skenat botërore!

     Përshëndetja e Enos dërguar nga Vjena: Të dashur bashkatdhetarë të Shoqatës Atdhetare Kulturore Labëria. Unë, Eno Peçi, ju përshëndes dhe ju uroj nga zemra me dashuri për ju dhe atdheun tim të dashur. Në pamundësi për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga SHKAL për marrjen e titullit që ju më keni akorduar, ju falënderoj pa masë nga zemra dhe njëherësh miqësisht shoqatën “Labëria” e gjithë pjesëmarrësit e pranishëm, për nderin dhe vlerësimin që më bëni. I emocionuar dhe i frymëzuar për këtë nder ju siguroj ju se do të lartësoj më tej kontributin tim si artist, jo vetëm në Vjenë, por në mbarë skenat e artit botëror, duke nderuar popullin dhe atdheun tim të dashur. Së fundmi, ju uroj punë të mbarë shoqatës “Labëria” për të lartësuar më tej traditat e saj Patriotike Atdhetare.

    Qofshi të nderuar në punën tuaj fisnike!

    I juaji

    Me respekt

    Eno Peçi

     Fjalët e babait të Eno Peçit

    Jam shumë i nderuar që marr pjesë në këtë ceremoni, për më tepër për vlerësimin që i bëhet djalit tim. Unë nuk mund të lë dot pa përmendur se, të gjitha vlerësimet që merr Eno nga Shqipëria, qoftë në atë të shkruar apo televizive, e ndien veten shumë të emocionuar, më shumë se sa në kritikat dhe vlerësimet që i bëjnë vendet e tjera, sepse të gjitha këto i vinë nga vendi dhe atdheu i tij. Nuk ka gjë më të bukur kur i rreh zemra aq fort nga emocionet, kur flasin shqiptarët për ‘të.

     ***

    Nevruz Dervishaj: “Sot e kam ndjerë vetën më lab se çdo herë tjetër”

     Ndjehem shumë i gëzuar që në gazetën “Telegraf” kam parë disa portrete, të cilët janë miqtë dhe shokët e mi, por që Labëria nëpërmjet “Telegrafit” i nderon shumë. Për ditën e sotme jam shumë i kënaqur, sepse sot e kam ndjerë vetën më lab se sa çdo herë tjetër. E kam ndjerë të vlerësuar dhe këtë çmim që më dha shoqata Labëria unë do ta kthej në medaljon. Sigurisht  që mosha që kam ka shumë dëshira por pak mundësi. Por gjithnjë në këtë moshë njeriu nuk ka nevojë të mbart hallet e kohës por se si mund të dali mbi to. Prandaj duke u marrë me fushën e artit, krahas aktivitetit 40 vjeçar në ushtri, jam i kënaqur që i jam kthyer artit, që ka hapësirë për të gjithë. Falënderoj shumë Ago Nezhën, Xhemil Çelin për mirënjohjen që më dhanë.

     “MIRËNJOHJE E LABËRISË”

    I jepet z. Nevruz Ferik DERVISHAJ

    Ushtarak i lartë e me kontribute për fuqizimin e mbrojtjes së Atdheut, autor i katër botimeve me kujtime e karakter historik ushtarak, krijues në fushën e artit, nëpërmjet pikturave, skicave, punimeve në dru e gurë, duke ndriçuar figura të shquara e ngjarje madhore të trevës së Labërisë dhe vendlindjen.

     Sekretari i Përgjithshëm                           Kryetari

                         Xhemil Çeli                         Prof. Dr. Ago Nezha

    Me vendim të Forumit të shoqatës dt. 20 Mars 2014

    ***

    “MIRËNJOHJA E LABËRISË”

    I jepet z. Saimir Sinan Strati,

    Fitues disa herë i Çmimit “Gines”, fillimisht më 2006-n me autoportretin e L. Da Vinçit dhe i Çmimit të Parë në Konkursin Kombëtar të Arteve të aplikuara; restaurues mozaikësh në Butrint, Apoloni e Bylis, anëtar nga viti 2004 i shoqatës mozaiciste e përmasave botërore “British Assosation for Modern Mosaic”, me qendër në Londër, duke ngritur lartë vlerat e vendlindjes së të parëve të tij, Labërisë

    Sekretari i Përgjithshëm                         Kryetari

                        Xhemil Çeli                         Prof. Dr. Ago Nezha

    Me vendim të Forumit të shoqatës, dt. 20 Mars 2014

     Strati: Ndihem i privilegjuar nga Shoqata “Labëria”, për çmimin që më dha!

    Është një nder dhe privilegj për mua të rreshtohem përkrah njerëzve më të shquar të Labërisë. Kam dashur gjithmonë, që krenarinë për arritjet e mia ta ndaj me të gjithë shqiptarët dhe veçanërisht me pjesën e origjinës time, Labërisë. Sigurisht që, është një moshë paksa e re për mua që të arrij të rreshtohem krah këtyre njerëzve të shquar që kanë punuar një jetë të tërë, por kjo më bën të ndihem krenar dhe në të njëjtën kohë të provoj emocione shumë të veçanta. Jam shumë i lumtur e shumë mirënjohës.