Përshkallëzohet protesta, studentët marshojnë për të bllokuar rrugët kryesore të kryeqytetit

626
Sigal

Pas përplasjeve mes policisë dhe protestuesve para kryeministrisë, studentët kanë vendosur që të përshkallzojnë protestën duke bllokuar disa segmente kryesore rrugore në kryeqytet.

Një pjesë e studentëve kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve tek Unaza, ndërkohë që disa të tjerë po marshojnë për të bllokuar rrethrrotullimin e Zogut të Zi. Ndërkohë disa qendrojnë ende përpara ambienteve të kryeministrisë.

Megjithëse kryeministri Edi Rama ka kërkuar dialog për plotësimin e 8 pikave të vendosur prej tyre, studentët në mënyrë të vendosru refuzojnë të negociojnë me qeverinë.

Kërkesat e studentëve:

1-Rritja e buxhetit me 5 % e GDP me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës, Universitet/konvikt.

2-Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe IAL-ve, publikimi i të gjitha shpenzimeve online.

3-Rritja nga 10 % në 50 %  e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan, rektor dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.

4-Rishikim i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.

5-Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet e Studentëve, Ligji i Arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga MASR dhe IAL-të si dhe të shtohen një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

6- Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019 (të ndiqen nga bashkitë përkatëse)

7-Ndërtimi i një biblioteke me standarde Europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.

8-Vlerësim i perfomancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikim i tij, online dhe regjistrimi i leksioneve.