Përse shohim ëndrra

693
Njerëzit me dëmtime në lobin parietal të trurit, i cili integron informacionin e shqisave, nuk ëndërrojnë. Një hipotezë thotë se ndërsa flejmë, ky lob vazhdon të gjenerojë sinjale, dhe pjesa ballore e trurit tonë përpiqet që të krijojë një histori nga ky aktivitet.
Të tjerë studiues kanë sugjeruar se ëndrrat ndodhin kur kujtimet afatshkurtëra nguliten dhe zhvendosen në kujtesën afatgjatë, apo kur lidhje të padëshiruara janë hequr nga kujtsa.
Psikologët evolucionarë thonë se ëndrrat kanë një vlerë specifike mbijetese. Ne kryesisht ëndërrojmë për rreziqe apo situata stresuese. Kjo mund të ndodhë me qëllim që të përgatisim të sigurtë strategji për t’i përballuar ato.
Sigal